GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Jo vetëm në Tajlandë, Shqipëria i dërgoi mbetje toksike edhe Kinës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Jo vetëm në Tajlandë, Shqipëria i dërgoi mbetje toksike edhe Kinës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria është shndërruar në një makth për të gjitha vendet e botës për shkak të përfshirjes së vendit në tregtinë ndërkombëtare të mbetjeve toksike, të cilat hyjnë e dalin në pikat kufitare pa asnjë problem. Faktet e reja të dala në dritë dëshmojnë se ai i Tajlandës nuk ishte një rast i izoluar, por me sa duket pjesë e një aktiviteti të vazhdueshëm kriminal, që dyshohet se bëhet më korruptimin e strukturave shtetërore.

Kapitali publikon dokumentat ekskluziv që tregojnë se në prill të këtij viti Shqipëria i dërgoi Kinës 115 kontenierë me mbetje toksike. Ngarkesa e cila ishte deklaruar se koncentrat dhe mineral zinku është bllokuar nga autoritetet kineze dhe aktualisht 115 kontenierët mbahen të bllokuar në Portin e Nanshas në Guangzhu të Kinë.

Vendimi për të bllokuar menjehërë ngarkesën ka ardhur pas analizave të kryera nga autoritetet kineze, të cilat kanë provuar se kontenierët ishin të ngarkuar me mbetje të dala nga rafinimi hidrometalurgjik i metaleve jo hekur, që përmbanin nivele të larta të plumbit dhe ndotësve të tjerë. Rezultatat e analizave e kanë klasifikuar ngarkesën si mbetje, ndryshe nga sa deklarohej në dokumentat shoqëruese të eksportit.

Edhe këto ngarkesa janë transportuar nga kompania Maersk, e njëjta e cila transportoi ngarkesën e mbetjeve toksike që ishte parashikuar të çohej në Tajlandë.Skandali është konfirmuar edhe nga Rrjeti i Veprimit të Bazelit, i cili i ka bërë thirrje kompanisë Maersk që të kthejë kontenierët e bllokuar në Kinë sërish në Shqipëri.
“Maersk duhet të kthejë 115 kontejnerë me mbetje nga Shqipëria, që janë të bllokuara në Portin e Nansha, në qytetin Guangzhou, Kinë që prej datës 2 prill 2024. Këto kontenierë janë bllokuar nga dogana Fengcheng pasi analizat treguan për nivele të larta të plumbit dhe ndotësve të tjerë, duke dëshmuar se ato janë mbetje. Ashtu siç Maersk ka pranuar të kthejë 100 kontejnerët këtë muaj, edhe kontejnerët e mëparshëm duhet të kthehen në Shqipëri,” deklaroi rrjeti i Bazelit.

Këto fakte hedhin dyshime të forta se në Shqipëri organizohet një aktivitet i mirëfilltë mafioz me tregtinë e mbetjeve të rrezikshme. Kjo tregti është e pamundur të realizohet pa korruptimin e institucioneve shtetërore që përgjigjen për sigurinë e kufijve duke filluar nga autoriteti portual, doganat dhe më tej policia kufitare.

Tashmë që faktet po zbulohen nga mediat ndërkombëtare, mbetet që organet e drejtësisë të hapin menjëherë hetimet për të parë se çfarë mbetjesh kanë qarkulluar në Shqipëri, kush e organizon këtë tregti dhe deri në ç’masë është i zhytur shteti në këtë aktivitet kriminal.

/Kapitali.al/

Etiketa: Kryesore1mbetje toksike

Lajme të lidhura

Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!
Aktualitet

Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!

07:43 - 02/08/26
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Para
Veliaj si investim i dështuar politik

Denoncimi: Veliaj ndërton shkollë me kosto 3400 euro për metër katror

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit 2 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
Horoskopi

Parashikimi i horoskopit 2 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

08:04 - 02/08/26

Dashi Sot ndjeni një impuls të fortë për të filluar diçka të re ose për të vendosur qartë kufij aty...

Lexo më shumë
Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!

Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!

07:43 - 02/08/26
Parashikimi i motit për sot, e diel 2 gusht 2026

Parashikimi i motit për sot, e diel 2 gusht 2026

07:34 - 02/08/26
Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com