GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Jo vetëm Veliaj, Olën e shantazhuam nga pak të gjithë

17:56 - 16/07/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Jo vetëm Veliaj, Olën e shantazhuam nga pak të gjithë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati

Kërcënimet flagrante të Erion Veliajt, ndaj gazetares Ola Xama mund të kishin kaluar si mëkatet e zakonshme të kryebashkiakut, nëse nuk do të kishin vënë alarmin shoqatat ndërkombëtare të lirisë së mediave. Xama botoi në faqen e BIRN një investigim për rolin e tij si nismëtar i inceneratorit të Tiranës dhe kjo i kushtoi epitetetin si “militante” apo  shantazhin si “vrasëse me pagesë”. Në mjedisin shqiptar kaq dhunë verbale përbën normalitet. Ne jemi mësusr shpesh ta shohim kryebashkiakun të flasë me këtë gjuhë. Një shkrimi detajuar i Lapsi.al, ka sjellë rastet kryesore kur Veliaj e ka shthurur gojën ndaj atyre kolegëve që kanë guxuar të thonë në publik të vërtetën.

Njëri etiketohet si hajvan, tjetri paralajmërohet se çmimin do ta paguajë bosi i tij, dikush etiketohet si i paguar nga bandat apo bosët e drogës, për të arritur në raste ekstereme, si ai kur mbajtëses të faqes Lolita i’u përmend që ka dhe dy fëmijë.

E gjithë kjo skizofreni e pa imagjinueshme për një mendje normale e ka një shpjegim. Erion Veliaj del nga binarët, humb toruan dhe shfazohet, në ato raste të ralla kur e vërteta i del nga kontrolli. Ai është mësuar ti servirë publikut një imazh të trukuar, të modeluar nga stafi i bashkisë, përmes kronikave të gatshme që prodhohen në zyrat e saj. Këtë e ka arritur falë një sistemi të vajisur gati në perfeksion.

Pothuajse të gjithë pronarët e mediave të mëdha, kanë biznesin e tyre kryesor ndërtimin në Tiranë. Dhe si pasojë e kësaj, lëshuesi i lejeve apo shpërndërësi i metrave katrorë bëhet i paprekshëm. Për hir të së vërtetës, duhet pranuar, se gjithmonë ka qenë kështu. Në kohën kur Nano ishte kryeministër, Rama përkëdhelej mediatikisht më shumë sesa ai. Për të njëjtat arsye edhe Lulzim Basha ishte shumë më i mbrojtur sesa shefi i vet Berisha, ndonëse ky i fundit ishte në krye të qeverisë.

Pra pasja në dorë e shpërndarjes së favoreve për industrinë më të pasur të vendit e bën qytetarin e parë të Tiranës, edhe më të paprekshëm sesa kryeministri. Këtë e kanë theksuar me forcë edhe të gjitha organizatat e lirisë së shtypit që nënvizojnë degradimin e përvitshëm të saj, si pasojë e pronarëve të gjithëpushtetshëm të mediave, biznesi i të cilëve varet nga lejet e ndërtimit. Por fakti se këtë fenomen-, të cilin Veliaj e ka trashëguar-, ai e ka ngritur në një perfeksion makiavelik, i ka detyruar edhe Reporterët pa Kufij edhe koalicionin e shoqatave evropiane për lirinë mediatike ta shënojnë në raportet e tyre.

Nën Erion Veliajn sistemi ka arritur në një çmenduri të tillë, sa dhe grupi mediatik të cilit Edi Rama i ka shembur, sekuestruar apo gjobitur çdo biznes, vazhdon të sillet si zyrë propagande e kryebashkiakut. Ne kemi mbërritur në episode të tilla absurditeti, sa para fushtës së fundit, të gjithë TV dhanë një kronikë, se kryebashkiaku kishte dalë të asfaltonte rrugë, mbrëmjen e vitit të ri.

Por kur disa kohë më vonë, rivali i tij Belind Këlliçi, tregoi me dokumenta se e njëjta rrugë, Xhon Belushi, ishte një vepër korruptive me tender fiktiv, askush nuk u kujtua t’a jepte më lajmin. Në mandatin e tij të tretë ‘Lali” ka arritur që në ekrane ta shesë të bardhën për të zezë, betonin si gjelbërim, mbipopullimin si zhvillim, trafikun e rënduar si modernizim dhe ajrin kanceroz si shërim. Ai ka ndërtuar një fabul oruelliane krejtësisht të kundërt nga e vërteta. Prandaj dhe kur ndeshet me gazetari serioze, si në rastin e Ola Xamës ai del nga vetja. Sepse nëse portreti, imazhi, sfondi me pemë, mund të retushohen, për ndryshimin e karakterit ende nuk kanë lindur specialistë “PR”.

Në impulsivitet e sipër, me mesazhet që i ka nisur gazetares, Erion Veliaj është treguar ai reali, pa filtrat e zyrës gjigande të propagandës. Por për këtë nuk është ai fajtori i vetëm. Reagimi i tij ndaj shkrimit të BIRN, po aq sa skandaloz, është njëkohësisht dhe i pafajshëm. Ai sendërzon kundërveprimin e një njeriu të ç’mësuar ta shohë veten në pasqyrë.

Prandaj pjesën tjetër të fajit, duhet ta mbajmë ne, puntorët e përditshëm të tregut mediatik. Ne që e kemi gënjyer edhe vetë Veliajn për të mos i’u dukur vetja lakuriq. Edhe ne, të gjithë, jemi nga pak fajtorë të shantazhit që u bë ndaj Ola Xamës.   /Lapsi.al

Etiketa: bushatiVeliajXama

Lajme të lidhura

Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
Para
FOTO/ Portieri gjerman sfidon të nxehtin grek me modelen…

FOTO/ Portieri gjerman sfidon të nxehtin grek me modelen...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com