GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Joana Duro, “peshku i vogël”, që u arrestua nga SPAK-u për tenderin 600 mijë lekë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Joana Duro, “peshku i vogël”, që u arrestua nga SPAK-u për tenderin 600 mijë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria dhe drejtësia po bëjnë shumë zhurmë për asgjë. SPAK po del me deklarata të forta se po vë në pranga të korruptuarit në pushtet. Në fakt po merret me ‘peshqit e vegjël” për të mbuluar ata të mëdhenjtë.

I tillë është rasti i Joana Duros, sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë, e cila u arrestua ditën e djeshme për marrje ryshfeti. Sipas njoftimit të SPAK, Duro ka marrë 330 mijë lekë (3 milionë lekë të vjetra) për një tender.

Sipas njoftimit të SPAK bëhet fjalë për tenderin  me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës” dhe fond limit rreth 805,872.23 Lekë që është çelur më 10 Maj, ku fituesi është shpallur me datë 22 maj.

 

Sikur duket në dokument tenderi i është dhënë firmës “DRICONS”, në pronësi të Vladimir Topit.

Ndërsa 3 ofertat e tjera janë skualifikuar automatikisht në fazën e parë. Pra zyrtarët e tenderit kanë eliminuar konkurrencën. Oferta e firmës fituese kapte vlerën 600 mijë lekë (6 milionë lekë të vjetra). Ndërsa Duro ka përfituar 300 mijë lekë, pra sa gjysma.

Sigurisht në këtë rast kemi të bëjmë me shkelje të ligjit dhe korrupsion. Këto veprime duhen dënuar penalisht. Por dyhen hetuar koncesionet e mëdha që jepen në sektorin e shëndetësisë dhe supertenderët që xhirojnë para tek oligarkët.

Ky nuk është rasti që SPAK të dalë dhe të mburret se po eliminon korrupsionin.

Madje kjo duket më shumë si një lojë që bën SPAK dhe Rama. Sepse ishte ky i fundit që e paralajmëroi këtë arrestim pak ditë më parë.

Pasi në takimin në kuadër të turin e falënderimit që mbajti sot pasdite në Tiranë, Rama tha se një ish-sekretare e përgjithshme është kapur në flagrancë duke marrë lekë.

Rama iu drejtua me “ish”, duke lënë të kuptohej se kishte firmosur dhe shkarkimin e saj.

“Një ish-sekretare e Përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Natyrisht që ana e, si të thuash, ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person i cili është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti dhe unë uroj që të ketë sa më shumë të tilla por ama nuk mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla sepse është realisht diçka e rëndë. Mungesa e sensit të patriotizmit, mungesa e sensit të detyrës, mungesa e sensit të etikës në pikën që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë lloj niveli është realisht e tmerrshme”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Por asnjëherë ai nuk ka thënë një fjalë për tenderët që denoncohen çdo ditë të Erion Veliajt, të Mirlinda Karçanaht, të Ogerta Manastirliut, Emiriana Sakos edhe shumë vartësve të tij. Ata janë “peshqit  e mëdhenj’ që duhet të vihen para drejtësisë!

Arrestimi i sekretares së MSH, SPAK: Mori 330 mijë lekë, favorizoi operatorin për tenderin e rikonstruksionit të qendrave shëndetësore

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimJoana Durotenderi

Lajme të lidhura

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Para
Finalja e madhe e FA Cup, ja si zbresin në fushë City dhe United

Finalja e madhe e FA Cup, ja si zbresin në fushë City dhe United

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com