GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Johnson: Brexit me probleme, po përpiqemi të dalim nga kriza

21:47 - 03/10/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Të punojnë për të gjetur një zgjedhje të qëndrueshme”, Reagon Boris Johnson për armëpushimin mes Izraelit dhe Palestinës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri britanik, Boris Johnson tha se Britania e Madhe gjendet në një periudhë përshtatjeje pas Brexit-it dhe COVID-it, me vendin që po përballet me mungesa të karburantit dhe probleme në zinxhirin e furnizimit. Javën e kaluar, mungesa e drejtuesve të kamionëve me tonazh të madh dhe kërkesa e lartë e futën BM-në në një krizë për karburant, me radhë të gjata dhe mbyllje. Të gjitha këto në mes të shqetësimeve për koston e jetesës, ndërsa çmimet e ushqimit dhe energjisë vazhdojnë të rriten, krahas shkurtimeve të kredisë universale. Megjithatë, kryeministri këmbënguli që plani i tij për një pagë më të lartë, ekonomi më të kualifikuar do të ofrojë një zgjidhje afatgjatë.

Duke folur për BBC, në ditën e parë të konferencës së Partisë Konservatore, Johnson tha se “Do të ketë një periudhë përshtatjeje, megjithatë kjo është ajo që unë mendoj se pritet të shohim”.

Ai nuk tha nëse problemet në furnizim do të ndikojnë në Krishtlindje, por, më vonë, u tha gazetarëve se ishte “shumë i sigurt” se sezoni festiv do të ishte “shumë më i mirë” se vitin e kaluar. Johnson refuzoi, gjithashtu, të përjashtojë rritjen e taksave, vetëm tri javë para se Sekretari i Thesarit, Rishi Sunak, të shpallë buxhetin e tij vjetor.

Kryeministri vuri në dukje se ishte një “kundërshtar i zellshëm i rritjes së panevojshme të taksave”, por paralajmëroi se pandemia kishte goditur ekonominë e BM-së si një “meteorit fiskal”. Muajin e kaluar, qeveria njoftoi se do të ngrinte Sigurimet Kombëtare për të paguar për kujdesin shëndetësor dhe social.

Në fillim të këtij viti, Sunak gjithashtu ngriu pragjet e taksës mbi të ardhurat, duke rritur numrin e taksapaguesve, ndërkohë që pagesa shtesë javore prej 20 stërlinash e kredisë universale, e vendosur gjatë pandemisë, do të përfundojë këtë javë. I pyetur nëse ai do të rriste taksat, Johnson u përgjigj: “Nëse mund ta shmang, unë nuk do të desha t’i ngre sërish taksat”.

“Unë mund t’ju them se ju nuk keni asnjë kundërshtar më të ashpër dhe më të zellshëm të rritjes së panevojshme të taksave se unë, por na është dashur të përballemi me një pandemi në një shkallë që ky vend nuk e ka parë më parë, gjatë jetës sonë dhe shumë kohë më pare. Ne nuk duam të rrisim taksat, natyrisht që nuk duam, por ajo që nuk do të bëjmë është të tregohemi të papërgjegjshëm me financat publike”, përfundoi ai.

Etiketa: BritaniJohnsontaksa

Lajme të lidhura

Irani sulmon me dron hotelin në Bahrein, “Washington Post”: Si sulmet te Kullat Binjake
Botë

Irani sulmon me dron hotelin në Bahrein, “Washington Post”: Si sulmet te Kullat Binjake

20:15 - 02/03/26
Qiproja vendi i parë i BE-së që shënjestrohet nga Irani, sulm ndaj bazës britanike
Botë

Qiproja vendi i parë i BE-së që shënjestrohet nga Irani, sulm ndaj bazës britanike

16:39 - 02/03/26
Qeveria e spanjolle nuk pranon përdorimin e bazave të saj për të sulmuar Iranin, largohen avionët amerikanë
Botë

Qeveria e spanjolle nuk pranon përdorimin e bazave të saj për të sulmuar Iranin, largohen avionët amerikanë

14:45 - 02/03/26
Para
Fejohet Barbana Dini, kush është biznesmeni që i vodhi zemrën këngëtares?!

Fejohet Barbana Dini, kush është biznesmeni që i vodhi zemrën këngëtares?!

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë
Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë

21:59 - 02/03/26

Një aksident i rëndë në Itali u ka marrë jetën dy të rinjve shqiptarë nga Mitrovica. Lajmi është bërë i...

Lexo më shumë
Editoriali Rama-Vuçiç në FAZ/ Gazetari gjerman: Rruga drejt BE-së është e mbyllur

Editoriali Rama-Vuçiç në FAZ/ Gazetari gjerman: Rruga drejt BE-së është e mbyllur

20:30 - 02/03/26
Irani sulmon me dron hotelin në Bahrein, “Washington Post”: Si sulmet te Kullat Binjake

Irani sulmon me dron hotelin në Bahrein, “Washington Post”: Si sulmet te Kullat Binjake

20:15 - 02/03/26
“Po na shkatërrohet biznesi”, Korçë, dhjetëra qytetarë në protestë

“Po na shkatërrohet biznesi”, Korçë, dhjetëra qytetarë në protestë

20:03 - 02/03/26
Gjendet një çantë e dyshimtë në rrugën e Barrikadave në Tiranë, pritet njësia anti-eksploziv

Gjendet një çantë e dyshimtë në rrugën e Barrikadave në Tiranë, pritet njësia anti-eksploziv

19:37 - 02/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com