GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Jonadën nuk e vrau varka por shteti”/Tedi Blushi para protestës: Të ngremë zërin kundër regjimit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Jonadën nuk e vrau varka por shteti”/Tedi Blushi para protestës: Të ngremë zërin kundër regjimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa na ndan vetëm një orë nga protesta e organizuar nga shoqëria civile para Ministrisë së Brendshme për vrasjen e vogëlushes Jonada Avdiu nga polici Arjan Tase, zëdhënësi i ish-presidentit Meta, Tedi Blushi fton qytetarët t’i bashkohen demostratës.

Në një reagim në Facebook, Tedi Blushi shprehet se vrasja e Jonadës nga skafi i drejtuar nga Tase është një krim shtetëror që duhet të pasohet me dorëheqjen e ministrit Bledi Çuçi, ministres Kumbaro dhe kreut të policisë, Gledis Nano.

Më tej, Blushi thekson se policët që trafikojnë drogë jo vetëm nuk dënohen por rriten në detyrë dhe vrasin me pashpirtësi fëmijë të pafajshëm.

“Indiferencë sot do të thotë fatkeqësi nesër!

Regjimi kriminal i edi ramës nga paniku për fundin që po i vjen, vazhdon të shfaqë me arrogancë brutalitetin e tij, me sulme të paguara mediatike ndaj popullit të vet.

Për të zbehur indinjatën dhe revoltën që veçse fuqizohet, regjimi përpiqet mizorisht të relativizojë tragjedinë e familjes avdia, një vrasje të paralajmëruar gjakftohtë, që gjithkujt mund t’i ndodhte, si një “aksident që ndodh kudo në botë”

Për çfarë shteti ligjor mund të flasim, kur policët që trafikojnë drogë, nuk dënohen por gradohen, nuk ndëshkohen por frymëzohen, deri aty sa të vrasin edhe fëmijë të pafajshëm?

“aksident që ndodh kudo në botë” do të thotë frymëzim për banditët me uniformë të vrasin të tjerë fëmijë në plazhe, në rrugë, në shkolla, e kudo tjetër sepse kjo i bën “të ndihen si jashtë shteti”.

Kjo pashpirtësi e tyre, na angazhon sot të gjithëve së bashku, të ngremë zërin dhe t’i dalim përballë këtij regjimi që bën fajtor viktimën dhe jo vrasësin, që nuk njeh as ligj dhe as moral.

Sa më shumë ta lemë të keqen, aq më keq do të jetë nesër për të gjithë shqiptarët dhe për mbarë vendin!

Ky krim shtetëror meriton ndëshkimin më të ashpër të autorit nga drejtësia dhe mbajtjen e përgjegjësisë morale dhe ligjore nga ministri i brendshëm, bledi çuçi, ministrja e turizmit, mirela kumbaro, kryetari i bashkisë himarë, jorgo goro, si dhe drejtori i policisë së shtetit, gledis nano, që nuk duhet të qëndrojnë as edhe 1 sekondë më shumë në këto funksione.

Masivisht në përkrahjen e protestës qytetare për t’i treguar kësaj qeverie që varfëron, grabit, dhunon dhe vret fëmijë, se populli shqiptar është zot i fateve të veta!

Nuk e vrau varka, por shteti!

Sonte në 19:00, para ministrisë së brendshme!”-shkruan Blushi.

 

Lajme të lidhura

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit setrb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit setrb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?
Breaking Views

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet
Breaking Views

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26
Para
“Ndërruam peshkun me karburant”, zbardhet dëshmia e kapitenit që u kap me 80 mijë litra naftë kontrabandë

"Ndërruam peshkun me karburant", zbardhet dëshmia e kapitenit që u kap me 80 mijë litra naftë kontrabandë

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit setrb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit setrb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26

Günther Fehlinger-Jahn, kandidati për president në Austri, ka reaguar me një mesazh të fortë politik pas zhvillimeve në Serbi, duke...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26
Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com