GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Jorgo Goro i Bashkisë Himarë lëshon dorën, në 21 ditë jep 5 tenderë pa garë

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Jorgo Goro i Bashkisë Himarë lëshon dorën, në 21 ditë jep 5 tenderë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhënia e tenderëve pa garë është një nga metodat që po përdorin shpesh bashkitë e vendit dhe se kohët e fundit e kanë kthyer në diçka të zakonshme. Në një vëzhgim të bërë nga Gijotina.com për një prej Bashkive që ka bërë tendera me vetëm një kompani në garë, është ajo e Himarës e cila drejtohet nga Jorgo Goro, ku në dy muajt e fundit ka dhënë 5 tenderë të tillë.

Tenderët e Bashkisë Himarë pa konkurrencë, fillojnë që në fund të tetorit, në datën 29.10.2021 ku ka zhvilluar një tender për riksontruksion dhe mirëmbajtje lerash, dhe që ka një fond limit prej 5 831 946 lekë të reja, ose rreth 59 milionë lekë të vjetra me TVSH. Tenderi mban numrin e referencës
REF-09828-10-28-2021 dhe në të ka marrë pjesë në garë vetëm një kompani “ASI-2A CO sh.p.k”, duke u shpallur dhe automatikisht fituese.

Tenderi i radhës i zhvilluar pa konkurrencë nga Bashkia Himarë, është në datën 4 nëntor, i cili është bërë për përmirësimin e ndriçimit të fshatit Kuç. Ky tender mban numrin e referencës REF-10289-11-03-2021 dhe fondin limit prej 5 799 700 lekë të reja ose rreth 58 milionë lekë të vjetra. Edhe në këtë procedurë ka marrë pjesë në garë vetëm një kompani, “LALA sh.p.k”, e cila është shpallur automatikisht fituese në shkelje të rregullit të garës.

Në datën 16 nëntor, Jorgo Goro i ka bërë “dhuratën” e radhës kompanisë “ASI-2A CO sh.p.k”, pasi ka hapur tenderin për rikosntruksionin e ujësjellësit Hunde e Xhepe Bolene. Ky tender ka numrin e referencës REF-10108-11-02-2021 dhe ka fondin limit 7 910 641 lekë të reja ose rreth 80 milionë lekë të vjetra. Edhe në këtë tender, kompania “ASI-2A CO sh.p.k” ka qenë e vetme në garë, duke u shpallur fituese automatikisht. Një tjetër aspket i çuditëshëm për këtë tender është se kompania ka ofruar 100% të vlerës fituese, aq sa kishte parashikuar edhe Bashkia në tender 7 910 641.

Të njëjtën gjë ka bërë Bashkia Himarë edhe në datën 15 nëntor, e cila ka zhvilluar një tender për blerjen e një makine. Ky tender me numër reference REF-11378-11-12-2021, ka fondin limit 8 333 333 lekë të reja ose rreth 84 milionë lekë të vjetra. Në këtë procedurë ka marrë pjesë në garë vetëm një kompani, “CLASSIC sh.p.k”, e cila automatikisht është shpallur fituese.

Dhe i fundit është në datën në datën 19 nëntor, ku është zhvilluar tenderi për servis të automjeteve në pronësi të Bashkisë. Ky tender ka numrin e referencës REF-12055-11-18-2021, me fondin limit 1 666 667 lekë të reja ose rreth 17 milionë lekë të vjetra me TVSH. Në këtë procedurë ka marrë pjesë vetëm një kompani “MANE/S sh.p.k”, e cila është shpallur dhe fituese.

Pra, Jorgo Goro në kuadrin e 21 ditëve ka zhvilluar 5 tender me vetëm një konkurrent në to, duke shtuar dyshimet se janë me risk dhe që bëhen me fitues të paracaktuar. Shuma totale që Goro ka zgjedhur ta çojë nga taksat e qytetarëve tek kompanitë e miqve të tij, kap vlerën e 29 542 287 lekë të reja, ose rreth 300 milionë lekëve të vjetra me TVSH. Duke qenë se nuk kanë respektuar konkurrencën në garë, këto tender janë shënuar me flamur të kuq nga “Open Data”.  

Gijotina.com

Etiketa: afereBashkia HimarediteJorgo Gorokorrupsionkryesore2pa garetendere

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”
Breaking Views

Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”

15:00 - 13/08/26
Para
Tirana me hap kampionësh ndaj Kastriotit, Teuta bën detyrën

Tirana me hap kampionësh ndaj Kastriotit, Teuta bën detyrën

Discussion about this post

TË FUNDIT

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona
Sport

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona

22:34 - 11/09/26

Amir Rrahmani ka marrë një vendim të bujshëm duke njoftuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Kosovës. Kapiteni i “Dardanëve”...

Lexo më shumë
Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

21:26 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com