GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Jorida Tabaku: Arsyet pse Basha duhet të vijojë të drejtojë PD-në

13:02 - 10/06/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Jorida Tabaku: Arsyet pse Basha duhet të vijojë të drejtojë PD-në
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e zgjedhur nga radhët e PD në zgjedhjet e 25 prillit, Jorida Tabaku, foli në News24, për zhvillimet e fundit të aktualitetit në vend. Tabaku u ndal te konferenca mes kryeministrit Edi Rama dhe Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ku u fol për integrimin e Shqipërisë, duke thënë se vendi ynë në të vërtetë nuk i ka plotësuar kushtet e vendosura nga BE.

Më tej, deputetja e zgjedhur foli për zgjedhjet në PD, ku renditi sipas saj, arsyet pse Lulzim Basha duhet të vijojë të drejtojë Partinë Demokratike, si dhe për shkarkimin e Ilir Metës nga Kuvendi, ku tha se u shkel çdo parim i demokracisë dhe balancës normale të pushteteve.

“Të gjithë demokratët që kanë qenë në linjë të parë, që kanë vuajtur, që kanë luftuar për të marrë votën, që kanë qenë nën presionin e shtetit, sigurisht që e mendojnë kështu si unë. Pastaj, ato që duan të gjejnë fajtorin aty ku nuk është, sigurisht që e shohin këtë edhe te kryetari i PD. Sigurisht që secili prej nesh ka pjesën e tij të fajit. Ata që flasin sot, një pjesë nuk janë përfshirë në fushatën elektorale të PD, nuk janë përfshirë për të kërkuar votën për PD. Është shumë e rëndësishme të njohim mangësitë tona, por akoma më e rëndësishme është të mos përdorësh argumentet që përdor kundërshtari.

Kushdo që ka qenë i përfshirë në fushatë, e di çfarë ka ndodhur në terren. Edhe për dekriminalizimin nuk ka qenë betejë e lehtë, ka qenë e vështirë, por i nxorëm 15 deputetë kriminelë nga parlamenti, dhe kjo ishte betejë e Lulzim Bashës. Edhe beteja kundër kanabisit nuk është e lehtë, por ne vazhdojmë ta bëjmë. Ka shumë arsye që unë mendoj pse Basha duhet të vazhdojë të jetë në drejtimin e PD. Nuk është e lehtë të luftosh me autokraci të tillë, që natën prish teatrin dhe ditën sillet sikur s’ka ndodhur asgjë, që largon çdo zë opozitar, që ndryshe bën, ndryshe thotë e ndryshe reklamohet. Është një situatë e paprecedentë, që po vë në pikëpyetje demokracinë. Unë mendoj se me një strategji të re, me rrugën e nisur së fundi, për të bërë bashkë gjithë opozitën, mendoj se Basha mund të vijojë të drejtojë PD për të çuar përpara vendin”, tha Tabaku.

Etiketa: Jorida TabakuPD

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Vijon vaksinimi masiv në Gjermani, injektohen mbi 1 milion banorë brenda një ditë

OBSH bën thirrje: Europianët të tregohen të kujdesshëm gjatë sezonit veror, pandemia mes nesh

TË FUNDIT

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar
Breaking Views

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26

Kompania ANK shpk e cila po punon për ndërtimin e segmentit rrugor, pjesë e Korridorit Tetë, ka nisur punimet për...

Lexo më shumë
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com