GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Jorida Tabaku: Ligji i Investimeve Strategjike favorizon një grup të vogël klientësh

12:46 - 12/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi i Kushtetueses për profesionistët e lirë, Tabaku: Betejë e fituar për qytetarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka vijuar kritikën e saj të hershme ndaj Ligjit të Investimeve Strategjike, duke e cilësuar atë si një shembull të qartë të korrupsionit dhe mungesës së meritokracisë në qeverisjen socialiste.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Tabaku kujton se ajo e ka kundërshtuar ligjin që në vitin 2015, kur u miratua si një masë e përkohshme, dhe thekson se koha i ka dhënë të drejtë.

“Ligji i Investimeve Strategjike është shembulli më i mirë se si një ligj i përkohshëm kthehet në të përhershëm. Është rasti i vetëm. Fakt është për rekord Guinness, ” shprehet Tabaku, duke denoncuar shtyrjen e përsëritur të ligjit, tashmë plot tetë herë, pa konsultime dhe pa debat parlamentar.

Tabaku veçoi se ligji ka favorizuar një grup të vogël klientësh të afërt me qeverinë, duke dhënë 80% të investimeve strategjike në sektorin e turizmit dhe duke lënë pas dore sektorë të tjerë si energjia elektrike.

Ajo theksoi se nga 4% e investimeve direkte të huaja që kishte energjia, sot mbetet vetëm 1%.

“Ky ligj ka shkatërruar tregun dhe sistemin ekonomik, duke dhënë asete publike pa garë dhe duke krijuar një pabarazi të jashtëzakonshme në ekonomi, ” nënvizoi deputetja, duke paralajmëruar për efektet shkatërruese në konkurrencë dhe drejtësi.

Tabaku theksoi se Ligji i Investimeve Strategjike është kthyer në një mjet për zapton pronat publike, duke dhënë 6.5 milionë metra katrorë me një euro për klientët e qeverisë. Ndërkohë, shtresa e mesme dhe grupet e tjera shoqërore përballen me taksa të larta dhe lëmosha të pamjaftueshme.

Në fund, ajo bëri thirrje për ndryshim të sistemit ekonomik dhe ndalimin e këtij ligji, duke propozuar një kuadër të ri për tërheqjen e investimeve sipas standardeve evropiane. ” Shqipëria ka nevojë për meritokraci, për garë dhe për një sistem që mbështet bizneset e ndershme, ” përfundoi Tabaku.

Etiketa: investime strategjikeJorida Tabaku

Lajme të lidhura

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit
Breaking Views

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Para
Denincimi i PL: Në shkollat e Tiranës po shpërndahen formularë elektoralë

Denincimi i PL: Në shkollat e Tiranës po shpërndahen formularë elektoralë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit
Breaking Views

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26

Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Durrësit u shoqërua me debate të forta për rritjen e pagave të drejtuesve...

Lexo më shumë
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com