GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Josif Gorrea i dhuron 150 milionë lekë Arben Avdulit, për të blerë gozhda, letër smeril dhe furça

13:53 - 24/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
. Këtë herë Josif Gorrea do të blejë 150 milionë lekë materiale si inerte, letër smeril, furça për lyerje, mbajtëse plastike,

. Këtë herë Josif Gorrea do të blejë 150 milionë lekë materiale si inerte, letër smeril, furça për lyerje, mbajtëse plastike,

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Divjakë ka çelur sezonin e tenderëve pa garë me fondet e institucioneve arsimore. Këtë herë Josif Gorrea do të blejë 150 milionë lekë materiale si inerte, letër smeril, furça për lyerje, mbajtëse plastike, kaçavida, tubacione e të tjera.

Gorrea blerjen e ka justifikuar me tenderin me objekt “Blerje materiale të ndryshme ndërtimi për nevojat e Bashkisë Divjakë dhe për riparimin e shkollave”.

Por nuk jep sqarime sa copë duhen për secilin objekt që do të blihet, për cilat shkolla do të vihen në përdorim.

Tenderi duket sikur është qepur me porosi për biznesmenin Arben Avduli. Ky i fundit është një emër mjaft i njohur në aferat e tenderëve. Arben Avduli është pronar i kompanisë së ndërtimit ‘Avduli’, i cili doli në përgjimet e SPAK, ankohej tek zyrtarët e Bashkisë së Lushnjës se e kishin skualifikuar pa të drejtë.

Nga ky skandal u arrestua ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, ndërsa Avduli doli si viktima që i kanë bërë padrejtësi.

Por, në fakt shohim që edhe ai vetë përfitoka tendera të tillë.

Tenderin për të cilin po raportojmë ka marrë “Flamuri i Kuq” Open Data Albania, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Vetëm firma ”AVDULI” SHPK kishte dorëzuar një ofertë me vlerë rreth 150 milionë lekë, pra sa 100 e fondit limit.

Duke marrë në konsideratë dy detajet, që nuk kishte konkurrentë të tjerë përballë dhe oferta e  “AVDULI” SHPK ishte e shtrenjtë, Gorrea duhej të kishte anuluar procedurat e tenderit. Kryetari ka vazhduar me firmosjen e kontratës pa kaluar nëpër hapat që kërkon rregullorja. Kështu ky tender shkoi si një dhuratë për Avdulin.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimavdulifivjakeJosif Gorreamateriale per shkollatred flagtender

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
“Keni pasur konflikt interesi”, mjeku Byrazeri: Ilir Beqajn se njihte njeri para 2013, mua po

“Keni pasur konflikt interesi”, mjeku Byrazeri: Ilir Beqajn se njihte njeri para 2013, mua po

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com