GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Joti i RTSH, namin me platformën OTT/ Denoncohet tenderi 2 mld lekë

15:37 - 21/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Joti i RTSH, namin me platformën OTT/ Denoncohet tenderi 2 mld lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i RTSH, Enkelejd Joti, po bën shfrenime të shpenzuara për platformën “OTT”, e cila tashme thuajse është e papërdorshme. Për këto abuzime Joti është denoncuar në Komisionin e Prokurimeve Publike.  Platforma OTT është televizion nëpërmjet internetit “over the top”. Sipas parashikimeve me këtë platformë çdo program televiziv shihet jo në kohën reale, por disa orë dhe ditë pasi ai të jetë transmetuar.

Asaj kohe kreu i RTSH u shpreh se më së shumti kjo platformë po blihet për programin RTSH Shkolla, që iu duhej nxënësve gjatë kohës së pandemisë. Por, as atëherë kjo platformë nuk funksionoi si duhet, ndërsa tani askush nuk i ndjek programe të tilla.

Por, pavarësisht kësaj, Joti duke ndjekur planet e lëna përgjysmë nga Gëllçi, vazhdon të hedh milionat për platformën  OTT.  Tenderi i radhës ka si objekt  “Blerje shërbimi softwerike dhe internet për shërbimin e platformës OTT të RTSH-së”. Për të cilin do të shpenzohen  rreth 2 miliardë lekë.

 

Ankimuesi MC NETWORKING pretendon se tenderi është abzuiv, me fitues të paracaktuar dhe kritere burokratike. Gjithsesi, KPP e mban të fshehtë këtë ankesë, pasi nuk ka publikuar një dokument që të shpjegojë qartë denoncimin.

Megjithatë, fakti që Joti po shpenzon miliarda për një platformë që nuk vihet në punë është një abuzim i madh. Ndërsa institucionet nuk marrin parasysh denoncimet, por i kalojnë ato sa “për sy e faqe”.

Vazhdon plani i Thoma Gëllçit

Pak kohë më parë Gijtina.com përmes dokumenteve të siguruara ka treguar abuzimin që Joti po bën me platformën OTT. Bëhej fjalë për tenderin me objekt i “mirëmbajtje për shërbimin e platformës OTT për RTSH-në”, me qëllim mirëmbajtjen dhe blerjen e pajisjeve multimediale.

Drejtori i RTSH-së ka akorduar një shumë prej 169 milionë lekësh për shërbimin e OTT-së. I gjithë ky shpenzim bëhet në një pikë kur vendi është në krizë dhe kur nuk dihet nëse OTT do të jetë e aksesueshme nga qytetarët. Por, edhe nëse do të jetë funksionale, sipas rregullit kostoja e mirëmbajtjes duhet  të jetë sa 10 apo 20% e vlerës së blerjes së produktit, jo sa 200 % e vlerës së tij.

Me tenderin  e më sipërm vlera e shpenzuar për këtë platformë deri tani shkon në rreth 4 miliardë lekë. Kështu, ai po harxhon dyfishin e shumës që ka kushtuar komplet platforma në kohën e Gëllçit, kur u ble për 85 milionë lekë në 2020. Pra, Joti po vazhdon aferën e Gëllçit. Majde po e frynë atë, që të mund të kenë të dy mundësi përfitimi.

Kujtojmë se ky i fundit u arrestua në vitin që lamë pas për abuzime me tenderët. Duhet të përmendim se këto janë para të vjedhura direkt nga xhepi ynë. Pasi, ne paguajmë çdo muaj taksën për transmetimet e RTSH, të cilat kurrë nuk sjellin diçka speciale për shikuesit. Madje niveli i transmetimi qëndron shumë më dobët se televizionet private.

Lexo edhe: RTSH lekët lumë për “OTT”/ Enkelejd Joti ecën në gjurmët e Thoma Gëllçit

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimankeseDenoncimEnkelejd JodiKPPPARARplatforma OTTRTSHtenderThoma Gëllçitransmetim

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Pronarja e anijes me 4.5 ton kokainë, 2 shqiptarë u arrestuan

Pronarja e anijes me 4.5 ton kokainë, 2 shqiptarë u arrestuan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com