GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Joti institucionin e ndërron, por zakonin s’e harron”/ Dy denoncime në KPP drejtorit të RTSH-së: Manipulon tenderët!

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
“Joti institucionin e ndërron, por zakonin s’e harron”/ Dy denoncime në KPP drejtorit të RTSH-së: Manipulon tenderët!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i RTSH-së, Enkelejd Joti, duket se po ecën në të njëjtat hapa si paraardhësi i tij Thoma Gëllçi, duke bërë kërdinë me tenderët. Autoriteti është denoncuar nga KPP për manipulimin e dokumenteve të një tenderi me vlerë 11 milionë lekë, me qëllim që fitues të shfaqet një kompani e paracaktuar. Në fakt ky është një zakon i vjetër i Enkelejd Jotit, qysh kur ishte drejtor i Qendrës Spitalore Tiranë.

Ankesa është bërë me datë 8 shtator 2022 nga kompania “START CO” shpk, e cila pretendon se Joti po shkel ligjin për prokurimet dhe kërkon t’i falë tenderin mikut të tij. Konkretisht, në ankesë  thuhet se, RTSH si Autoritetet Kontraktor në këtë rast kërkon që kompania të dërgojë mallrat e kërkuara brenda një muaji nga dita që është nënshkruar kontrata. Por në fakt me shpjegime teknike dhe sqaruese, ankimuesi shprehet se mallrat e kërkuara janë materiale të cilat kërkojnë përpunim të veçantë dhe të kujdesshëm, prandaj është e pamundur të prodhohen dhe shpërndahen brenda një muaji. Sidomos, në afatin 30 ditë është e vështirë të sigurohet i gjithë materiali i parë i nevojshëm. Prandaj, ankimuesi akuzon drejtorin e RTSH se e ka hapur këtë tender në mënyrë që t’i blejë mallrat ndonjë kompanie mike, e cila i ka këto pajisje stok në magazinë.

“Objekti i kësaj kontrate ka të bëjë me mallra elektronike dhe ekrane vizualimi dhe për këto mallra AK ka caktuar  afat lëvrimi 30 ditë nga data e lidhjes së kontratës. Nisur nga eksperienca jonë në këtë fushë, si dhe nga kontaktet me kompanitë vendase ashtu edhe me ato të huaja që merren me tregtimin dhe prodhimin e këtyre lloj pajisjeve, asnjë kompani nuk mund të sigurojë lëndën e parë për prodhim, e jo më t’i prodhojë dhe transportojë këto mallra brenda kësaj periudhë kohore 30 ditë.

Kjo për arsyen se specifikimet teknike janë të veçanta dhe përmbushja e tyre kërkon prodhim nga e para të pajisjeve. Kjo ngre dyshime të forta se specifikimet teknike janë hartuar të tilla që të jenë favorizuese për një operator ekonomik që këto mallra dhe pajisje i ka të gjitha në gjendje në magazinë dhe janë gati për dorëzim”, shprehet ankimuesi.

Më tutje ankimuesi pretendon se RTSH i ka publikuar dokumentet e tenderit me informacion të çalë, pasi nuk ka përcaktuar parametrat e mallrave, llojet e aksesorëve dhe dimensionet e tyre, duke e bërë të paqartë se çfarë mallrash janë dhe të çfarë lloji kërkohen. Kjo është një metodë për të përjashtuar nga gara operatorët e tjerë të interesuar. “START CO” shpk pretendon se qëllimisht RTSH nuk ka dhënë informacion të saktë, që në vlerësimin e ofertave të ketë pika me të cilat mund të kapet dhe skualifikohen kompanitë e tjera.

“AK nuk ka përcaktuar njësinë  matëse të përmasave. Pra ato mund të jenë me cm, mm  apo edhe me metra më të gjata. Gjithashtu, duke thënë dimensionet e aksesoreve për varjen e ekraneve, AK ka përcaktuar direkt dimensionet e ekraneve, duke rënë ndesh me specifikimet teknike për parametrat e kasës. Po ashtu, AK nuk ka përcaktuar as tipin e aksesorëve për varje, nuk ka paraqitur as vizatim apo skicë sqaruese për këto zëra, duke krijuar paqartësi për operatorët të cilët nuk janë të favorizuar nga AK dhe nuk kanë se si t’i llogarisin, se çfarë lloj aksesorësh janë apo çfarë dimensionesh kanë. Këtë e di vetëm AK, i cili ka zgjedhur që të mos e japë këtë informacion, në mënyrë që në fazën e vlerësimit të ketë me çfarë të kapet, dhe gjithashtu këtë informacion e di dhe e ka shumë të qartë operatori i favorizuar”, theksohet në ankesë.

Një pikë tjetër e caktuar në ankesë është se për çudinë e të gjithëve drejtori Joti kërkon në tender që kompanitë t’i paraqesin afatin e skadencës, kur në fakt mallrat që do të blihen nuk janë produkte që mund të konsumohen apo të skadojnë, pasi janë materiali hekuri, xhami e të tjerë. Fill pas kësaj, RTSh ka kërkuar në tender që të paraqiten certifikatat për secilin produkt, por pa përcaktuar llojin e certifikatave. Sipas ankimuesit, edhe këto kritere tregojnë që dokumentet e tenderit janë të çala dhe të hartuara për një operator të veçantë.

Manipulohet tenderi 2 mln euro

Vetëm pak orë pas ankesës së sipërmendur, një tjetër ankesë ka shkuar në Komisionin e Prokurimit Publik ndaj Radio Televizionit Shqiptar. Bëhet fjalë  për tenderin me vlerë 13. 585.740.40 lekë me objekt “blerje pajisje ndriçim për RTSH”.

Kjo shumë është marramendëse për të shpenzuar në ndriçimin e RTSh-së, që i merr fondet direkt nga taksapaguesit. Edhe më paradoksale bëhet situata, kur një institucion shpenzon miliona lekë për ndriçim nëpër zyra dhe korridore, në kohën kur qeveria iu kërkon qytetarëve të kursejnë dhe të mbajnë fikur dritat dhe pajisjet elektronike. Por, kaq është vetëm fillimi i skandalit, pasi ky tender është hartuar i gjithi në shkelje të ligjit dhe për këto arsye është denoncuar.

Etiketa: abuzimkryesore2RTSHtelevizoretender

Lajme të lidhura

Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/  Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë
Breaking Views

Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/ Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë

19:28 - 15/05/26
Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion
Breaking Views

Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion

19:46 - 13/05/26
Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!
Breaking Views

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

22:00 - 12/05/26
Para
“Harrova këngën në skenë”, Dafi kujton incidentin kur i “vodhën” makinën

“Harrova këngën në skenë”, Dafi kujton incidentin kur i “vodhën” makinën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA
Botë

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA

15:32 - 16/05/26

Autoritetet amerikane po hetojnë një seri sulmesh kibernetike ndaj sistemeve që monitorojnë rezervat e karburantit në pika të ndryshme furnizimi...

Lexo më shumë
Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro

15:04 - 16/05/26
David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij

14:37 - 16/05/26
Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar

14:25 - 16/05/26
Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla

Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla

14:11 - 16/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com