GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Jozefina Topalli feston ditëlindjen, ka një mesazh tepër të veçantë

11:01 - 26/11/23
në Lifestyle, Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Jozefina Topalli feston ditëlindjen, ka një mesazh tepër të veçantë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli feston sot ditëlindjen.

Në këtë 60-vjetor, Topalli  ka folur për sfidat e saj, për pengjet, sakrificat dhe për eksperiencat e pafundme që jeta i ka ofruar.

Ajo thekson se pavarësisht vështirësive jeta e ka dashur shumë sepse i ka dhënë gjithçka, një karrierë shumë të mirë dhe një familje dhe bashkëshort të mrekullueshëm.

Krahas statusit ish-kryetarja e Kuvendit ka publikuar dhe foto të saj nga fëmijëria.

Statusi i plotë:

Ne kete dite shume speciale per mua, ndihem me e lire nga çfare isha 30 vjece, me konfidente dhe ne te njejten kohe me e perulur, …por edhe e veshur me nje eksperience te pafundme.

Jeta ime ka patur ulje dhe ngritje shume te forta,.

Edhe pse ajo shpesh nuk eshte varur nga une, ne ate pjese qe ndikohej nga une,ne udhen time, zgjedhjet e zgjidhjet , çdo gje e çdo here i kam bere ne menyren time..

Jo pak here as nuk me kane kuptuar, shume here me kane keqkuptuar, por kjo nuk me ka frenu me besu ne ate qe konsideroja te drejte.

Une kam patur fat , qe jo te gjithe e kane. Kam dy femije, qe nuk me kane lenduar kurre zemren;

Kam bashkeshortin , qe me ka mbeshtetur gjithmone edhe kur mendonte ndryshe nga une, duke u bere ne fakt shtylla e ekuilibrit dhe e gezimit ne shtepine tone, me mencurine, tolerancen dhe humorin e tij.

Por une nuk jam vetem nje mame e lumtur e dy femijeve te dashur, as vetem bashkeshorte e priviegjuar, sot familja jone eshte zgjeruar me dy nipa, qe me japin dashuri te pa fundme.

Ne kete dite kujtoj nanen e baben, qe na rriten permes sakrificave e varferise me dashuri te madhe. Ata kurre nuk na percollen ne vuajtjet, ankthet e frikerat e tyre per te ardhmen tone . Pavaresisht stuhive te jetes se tyre, ata na e bene femijerine time, te vellait e te motres , te bukur e te pa shoqe; na mesuan edukaten, punen, dinjitetin e dashurine per familjen e njerezit.

Per anet e tjera te jetes une kam qene gjithmone vehtja ime.

Une nuk mund te isha ajo, qe nuk jam.

Kam filluar te punoj per te ndihmuar familjen qekur isha 12 vjece.

Kam patur kurajon per te rrezuar ne fillim te gjithe muret e mia.

Kam qeshur e kam qare, kam gabuar ,kam humbur , kam punuar dhe kam fituar.

Por, çdo gje e çdo here e kam bere ne menyren time..duke bere kujdes te ruaja perhere dinjitetin!

Rruga ime ka qene krejt unike!

Nga nje gjimnaziste fituese olimpiadash te matematikes ne punetore bujqesie ( gjysem e internuar) , deri dhe Kryetarja e pare e Parlamentit grua.

Qe e vogel kam vendosur , qe te mos ecja ne hijen e askujt.

Me thonin se jam e ashper , kur punoja per ate qe mendoja se ishte e drejte!; kur luftoja per te rrezuar guret e murit te krimit e te pa drejtesive ne Kuvend!

Nuk i kam kthyer kurre shpinen njeriut, por edhe nuk kam dashur kurre te ik nga vehtja ime.

Me thonin se jam e forte , kur ne fakt isha me shume e ndrojtur.

Kam jetuar vetem cfare kam besuar, por me nje kosto jo te vogel per familjen time e ne vecanti per femijet e mi qe nuk kishin mamen e tyre ne shpi si cdo femije 1 vjec sic ka qene Genari kur une hyra ne Parlament, ne nje kohe shume te veshtire per PD.

Ky eshte nje peng qe do me ndjek deri kur te kem fryme.

Thuhet se çdo ditelindje eshte nje fillim i ri. Une ashtu e ndjen.

Dua jeten dhe dua perseri sfiden.

Falenderoj te gjithe ata, qe me mbeshteten e me deshen pa interes!

Etiketa: DitelindjeTopalli

Lajme të lidhura

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën
Show Biz

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

23:42 - 07/02/26
Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit
Show Biz

Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit

19:20 - 07/02/26
I përfundon kontrata, Luiz Ejlli ka një mesazh për televizionin
Show Biz

Luiz Ejlli futet në shtëpinë e Big Brother VIP 5, çfarë do të ndodhë në Prime-n e së shtunës

17:59 - 07/02/26
Para
Ministri Hasani: Shqipëria hodhi edhe një hap drejt integrimit në BE

Ministri Hasani: Shqipëria hodhi edhe një hap drejt integrimit në BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plumba në kryeqytet/ I plagosuri transportohet me urgjencë në spital privat
Aktualitet

Plumba në kryeqytet/ I plagosuri transportohet me urgjencë në spital privat

16:04 - 20/02/26

Plagosje me armë zjarri në zonën e ish-parkut në Tiranë. Një nga të plagosurit me plagë në bark, është dërguar...

Lexo më shumë
Tiranë/ I riu vritet me thikë gjatë sherrit në një lokal në rrugën ‘Kongresi i Lushnjes’ (EMRI)

Tiranë/ I riu vritet me thikë gjatë sherrit në një lokal në rrugën ‘Kongresi i Lushnjes’ (EMRI)

15:55 - 20/02/26
Sekretari Rubio: Do ia heqim vizën personave që përbejnë kërcënim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

Sekretari Rubio: Do ia heqim vizën personave që përbejnë kërcënim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

15:08 - 20/02/26
U hodh gaz i skaduar drejt protestuesve të opozitës, ministrja Koçiu ngre supet: Nuk di nëse është i dëmshëm

U hodh gaz i skaduar drejt protestuesve të opozitës, ministrja Koçiu ngre supet: Nuk di nëse është i dëmshëm

14:55 - 20/02/26
Kapen 620 kg kokainë, e maskuar si kripë për kafshët në Spanjë

EL PAIS: Mafia shqiptare po pushton Spanjën me drogë, 10 ton kokainë u kapën në një vit

14:37 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com