GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

FOTO-VIDEO/ “Ju jeni vrasës”, protestë e madhe para MB për vrasjen e Lear Kurtit

20:06 - 21/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
FOTO-VIDEO/ “Ju jeni vrasës”, protestë e madhe para MB për vrasjen e Lear Kurtit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vdekja e Lear Kurtit ka sjell reagime të ashpra edhe sot. Në Lezhë, u protestua para komisariatit të qytetit nga të rinj të FRPD, por edhe të tjerë të rinj që janë bashkuar me kauzën.  Ndërsa, ka nisur edhe protesta e qytetarëve para Ministrisë së Brendshme për ngjarjen e rëndë. Të rinjtë kanë thirrur në korr se policia e shteti janë vrasës. “Ju jeni vrasës”, ishte thirrja e tyre.

Opozita dhe shoqëria civile kanë kritikuar policinë për mënyrën sesi kanë vepruar me të riun, që ka gjetur edhe vdekjen pasi u shoqërua në komisariat. Qytetarët shprehen se janë përparta MB për të kërkuar llogari, që duket se nuk jepet askund. Qytetarët kanë thënë se poshtërimi i viktimës është vrasje e dytë për Lear Kurtit.

Të rinjtë përpara MB kanë ndezur edhe flakadanë, duke kërkuar llogari për atë që ka ndodhur me të riun. Protestuesit shtruan edhe pyetjen se kë thërret policia kur vret vetë. Po ashtu, protestuesit thanë se është detyrim ligjor që të ketë transparencë për ngjarjen e rëndë.

Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Atij iu kërkua të ndalonte në orën 23:07 të mbrëmjes së 19 tetorit nga efektivët, në rrugën “Riza Çuka” në Laprakë, por vrapoi dhe u largua. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekjes, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike.

Kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

Etiketa: Kryesore1KurtiMBprotesta

Lajme të lidhura

Pushteti qendror apo bashkitë? Konflikti i kompetencave që fundos zonat e përmbytura
Aktualitet

Pushteti qendror apo bashkitë? Konflikti i kompetencave që fundos zonat e përmbytura

09:30 - 19/01/26
“Do fitosh 50 mijë €!”/ SPAK godet call center-at mashtrues në Tiranë
Aktualitet

Mashtrimi me Call Center-t në Tiranë, “‘Le Iene’ zbulon skemën: Kërkonin investime deri në 200 mijë euro

09:10 - 19/01/26
Kuvendi hap sot sesionin e ri, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet
Aktualitet

Kuvendi hap sot sesionin e ri, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet

08:58 - 19/01/26
Para
FOTO-VIDEO/ “Ju jeni vrasës”, protestë e madhe para MB për vrasjen e Lear Kurtit

"Shteti po vret rininë", qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Bledi Çuçit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pushteti qendror apo bashkitë? Konflikti i kompetencave që fundos zonat e përmbytura
Aktualitet

Pushteti qendror apo bashkitë? Konflikti i kompetencave që fundos zonat e përmbytura

09:30 - 19/01/26

Përmbytjet e përsëritura në Shqipëri nuk janë thjesht pasojë e reshjeve të dendura. Sipas ekspertëve, shkaku kryesor fshihet pas një...

Lexo më shumë
“Do fitosh 50 mijë €!”/ SPAK godet call center-at mashtrues në Tiranë

Mashtrimi me Call Center-t në Tiranë, “‘Le Iene’ zbulon skemën: Kërkonin investime deri në 200 mijë euro

09:10 - 19/01/26
Kuvendi hap sot sesionin e ri, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet

Kuvendi hap sot sesionin e ri, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet

08:58 - 19/01/26
Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut

Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:45 - 19/01/26
Diell dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot

Si do të jetë parashikimi i motit për ditën e sotme

08:40 - 19/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com