GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Ju kërkoj ndjesë”, Calja i zhgënjyer: Do të rikthehem më i fortë!

14:53 - 01/06/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Peshëngritje/ Garë e fortë në peshën 81 kg, Briken Çalja mposht Erkand Qerimajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbrëmjen e djeshme të gjithë sytë në sallën “Feti Borova” ishin tek ai, te Briken Calja, sportist që çdo vit ka qenë ambasadori më i mirë i Shqipërisë me medalje të arta dhe rezultate historike. Por peshëngritësi shtërmenas nuk mundi të dhurojë një tjetër garë magjike, kjo edhe për shkak të gjendjes së tij fizike. Pas garës Calja u shfaq i zhgënjyer dhe në lot, ndërsa dëmtimi nuk e linte as të lëvizte. Megjithatë, ai u ndal të prononcohej për mediat, me zërin e dridhur dhe mes lotësh, Calja u shpreh:

“Kam kaluar një fazë jo të mirë këto javë të fundit. Edhe dhimbjet i kam pasur shumë të mëdha, do të doja që të bëja maksimumin tim, por me sa duket ky ishte fundi dhe supi nuk më mbajti më. Ky është sporti, edhe pse ishte e pamundur për mua që të vazhdoja, egoja më bëri që t’i shkoja deri në fund. Më vjen vërtetë shumë keq, sepse isha në vendin tim. Dua që t’i falënderoj të gjithë të pranishmit, por më vjen vërtetë shumë keq. Ndihem shumë keq (shpërthen në lot), por kështu paska qenë e shkruar kjo garë, e cila ishte më dobëta e karrierës për mua. Siç e thashë, kam pasur jashtëzakonisht shumë probleme, shëndetësore mbi të gjitha dhe ishte e pamundur” – thotë kampioni i botës dhe sportisti me rezultatin më të lartë në historinë e Shqipërisë në olimpiadë.

Edhe pse i zhgënjyer, Calja nuk dorëzohet dhe premton se do të rikthehet akoma më i fortë, ndërsa përgëzon edhe Qerimajn.

“Tani shpresoj të rikuperohem. E kam faktuar dhe do ta faktoj që Brikeni do të kthehet akoma më i fortë. Medalja e Erkandit është pa diskutim një lajm i mirë, pasi mbi të gjitha ne jemi shokë dhe miq. Rivalitetin e kemi thjeshtë në pedanë. Ju kërkoj edhe një herë tjetër ndjesë” – shprehet Calja.

Etiketa: Briken CaljafortendjeseRikthehenZhgenjyer

Lajme të lidhura

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
Para
Gjykata e Strasburgut dënon sërish Shqipërinë, qeveria do të paguajë 4.500 euro për…

Qeveria humb një tjetër gjyq në Strasburg, këtë herë kundër të “fortit” të Vlorës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

Sekretariati i Etikës së Kuvendit ka marrë vendimin që të përjashtojë me 20 ditë deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka,...

Lexo më shumë
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com