GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Ju kujtohet “Anabel”? Del në shitje shtëpia e “The Conjuring”, në çmim përfshihen dhe shpirtrat

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Ju kujtohet “Anabel”? Del në shitje shtëpia e “The Conjuring”, në çmim përfshihen dhe shpirtrat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtëpia në fermë e pushtuar nga shpirtrat në Rhode Island, që frymëzoi filmin horror të vitit 2013 “The Conjuring”, ka dalë në shitje për 1.2 milion dollarë.

Kompania tha në një njoftim për shtyp se:

“Legjenda thotë se shtëpia është e pushtuar nga prania e Bathsheba Sherman, e cila jetonte në shtëpi në vitet 1800. Deri më sot, janë raportuar ngjarje të panumërta.”

Këto ngjarje të supozuara mbinatyrore janë dokumentuar dhe në ekranin e madh: Patrick Wilson dhe Vera Farmiga në “The Conjuring” (2013).

Ndërsa “The Conjuring” nuk u xhirua realisht në këtë pronë, ai u bazua në përvojat tronditëse të familjes Perron, që jetonte në shtëpinë e famshme në vitet 1970. Filmi, i drejtuar nga James Wan dhe me aktoren Vera Farmiga, ka në qendër një familje të terrorizuar nga shpirtrat që pushtojnë shtëpinë e tyre.

Shtëpia e frikshme u shit për herë të fundit në vitin 2019 për 439,000 dollarë. Blerësit ishin Jennifer dhe Cory Heinzen, të cilët organizuan evente në këtë shtëpi dhe u dhanë me qira dhoma hetuesve paranormalë që kaluan natën atje.

Falë reputacionit të saj rrëqethës, pronarët kanë ditur si të nxjerrin përfitime prej pronës. “Wall Street Jorunal” shkruan se:

“Kujdestarët aktualë kanë raportuar ngjarje të panumërta në shtëpi dhe i kanë kthyer rezervimet për të kaluar një natë aty dhe organizimin e eventeve në prone, në një biznes të suksesshëm.”

Filmi flet për një familje me pesë vajza, e cila u shpërngul në një shtëpi të vjetër në Rhode Island. Në shtëpi fillojnë të ndodhin gjëra të çuditshme, takime me fatazma, madje dhe një pushtim. Familja vuajti nga këto fuqi të mbinatyrshme për nëntë vite, që ngjallën interes te dy hetuesit e ndodhive paranormale, Ed dhe Lorraine Warren, me të cilët nis filmi. Në fakt, vetë Lorraine Warren shërbeu si konsulente në film, kështu që jo vetëm që është i frikshëm, por edhe i vërtetë.

Etiketa: AnabelShtepiaThe Conjuring

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para
Von der Leyen në Tiranë: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

Von der Leyen në Tiranë: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

TË FUNDIT

Zbardhet dinamika e atentatit në Sarandë, si u ekzekutua Artan Myrtaj
Aktualitet

Zbardhet dinamika e atentatit në Sarandë, si u ekzekutua Artan Myrtaj

21:20 - 13/11/26

Ekzekutimi mafioz 100 metra larg komisariatit, si u ndoq dhe u qëllua për vdekje Artan Murtaj në Sarandë. Emisioni investigativ...

Lexo më shumë
Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve

Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve

20:45 - 13/11/26
Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

20:20 - 13/11/26
Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

19:45 - 13/11/26
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com