GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Ju po talleni”/ Berisha sfidon PS: Shkoni të takoni qytetarët, hajdeni me mua të dalim ballë përballë!

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ju po talleni”/ Berisha sfidon PS: Shkoni të takoni qytetarët, hajdeni me mua të dalim ballë përballë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur nga foltorja e Kuvendit mbi krizën e vendit, pensionistët, bizneset e vogla duke akuzuar qeverinë se është mbuluar nga hipokrizia e Hajnia.

“Indro Montanelli shkruante dikur se socialistët i duan shumë të varfrit, i duan aq shumë saqë kur vijnë në pushtet, i shtojnë në progresion gjeometrik. Por çfarë ndodh, cila është kjo veti që socialistët i shumëzojnë e i shumojnë në mënyrë të rrufeshme të varfrit. Dy janë arsyet: hipokrizia dhe hajnia. Asnjë prej jush nuk mund të takojë sot një pensionist e një qytetar të thjeshtë. Ju jeni të ngujuar këtu dhe flisni si në filma sepse nuk ka shqiptar që ju nuk e neveritni. Flitet për krizë dhe ka një krizë nuk mund të mohohet, por në Shqipëri ka një dopio krizë sepse në Shqipëri si në asnjë vend tjetër, spekulon qeveria që vjen në mënyrë të papërmbajtur qytetarët. Nuk ka qytetarë të vjedhur si shqiptarët. Si në asnjë vend tjetër, nafta ulet në bursë dhe rritet nga bordet. Shkoni tek rruga Kukës-Qafë Plloçë”, tha Berisha në Kuvend.

Ndër të tjera kreu i opozitës ka kërkuar një përballje me socialistët para qytetarëve, me të cilët sipas tij qeveria ka abuzuar dhe është tallur.

Berisha është shprehur se qeveria ka goditur biznesin e vogël e shtresën e mesme.

“Gjigantët e ndotjes, gjeneratorët vijnë nga Bangladeshi pa tender, i mashtrojnë shqiptarët se punojnë me gaz, asnjë prej tyre s’punon me gaz, punojnë me mazut dhe prodhojnë sfuqur e helmojnë Vlorën. Dikush këtu mbush xhepat me këtë vjedhje skandaloze. Energjia e tyre kushton 392 euro megavati. 760 milionë euro për dy vjet, tre hidrocentrale mund të bëheshin me këto para. E di si ia bëni ju? Po nuk ka cinizëm se shqiptarët do t’ju përgjigjen ju. Ju godisni me qëllim shtresën e mesme, biznesmenët e vegjël. E dini se ç’po bëni, Bullgaria që ky e sulmoi në mënyrën më imorale ka 1 biznesmen për 9 banorë. Shqipëria kishte 1 biznesmen për 14 banorë, sot jo. I vret masivisht sepse për ju s’ekziston konkurrenca. Ju jeni hajdutë të planetit të hajdutërisë ndoshta jashtëtokësore. Çfarë është ai instalacion, na thuaj pak ti zonja e kulturës. 4 milion euro për sytë dhe xhepat e Ramës. Talleni me fermerët, njëherë thoni 30 mijë dhe në fund të fundit Shqipëria jep 1/10 e asaj që jep Kosova. Shkoni të takoni qytetarët, hajdeni me mua të dalim ballë përballë, të dalim para socialistëve e t’ua themi këtë gjë”, tha Berisha.

 

Etiketa: kuvendSali Berisha

Lajme të lidhura

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës
Aktualitet

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Para
Kriza energjetike, Dule kërkon komision e hetimor: Pazaret janë me kosto dramatike për vendin

Kriza energjetike, Dule kërkon komision e hetimor: Pazaret janë me kosto dramatike për vendin

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës
Aktualitet

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26

Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë paqësore...

Lexo më shumë
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:33 - 21/10/26
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com