GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Jugu “bosh”, Rama i lumtur me turistët që i rrëmbeu Greqisë: Tirana e dyta pas Antalias

21:04 - 10/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Jugu “bosh”, Rama i lumtur me turistët që i rrëmbeu Greqisë: Tirana e dyta pas Antalias
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pavarësisht se sezoni turistik në Shqipëri, dështoi si në imazh me ngjarjet e rënda që u shënuan siç ishte rasti i vdekjes së 7-vjeçares Jonada Avdia në plazhin e Potamit, e cila u pasqyrua dhe në shtypin e huaj, qeveria ende këmbëngul me shifra imagjinare të një sezoni veror të shkëlqyer.

Pas pretendimeve që shumë turistë nga Greqia, vizituan këtë vit Shqipërinë, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te turizmi, duke thënë se Shqipëria ka shënuar rritje këtë vit, teksa publikoi edhe shifrat.

Sipas kreut të Qeverisë, Tirana vjen e dyta pas Antalias përsa u përket turistëve.

“Sot paradite ishim në Ankara me presidentin Erdogan. Patëm një takim shumë vëllazëror si gjithmonë dhe ai dëshironte që të më mbante pak më shumë, por unë i thashë kam një arsye shumë të fortë që të kthehem në Shqipqëri sepse finalizojmë një punë intensive negociatash, investimesh, ndonjëherë edhe krisjesh në proces. Më në fund jemi gati të nënshkruajmë protokollin e bashkëpunimit që i hap rrugë ligjit të veçantë për fillimin e investimin për portin më të madh të Mesdheut. Po diskutonim se e sata kontratë ishte kjo e një investimi në përmsa të konsiderueshme që miku i ynë i shtrenjtë nënshkruan. Pyetjen e bëra unë sepëse ishte ende i zjarrtë nga diskutimi me ekipin negociator.

Është një investim që i kalon 2 miliardë dollarët. Është një investim që vjen si rrjedhojë e një serie hapash. Do ishte e paimagjinueshme jo 50 vjet përpara, por edhe 5 vjet përpara që të kishim një investim të tillë në turizëm, në një vend që filloi të zhvillohej si një vend me vizion për të qenë një vend turistik konkurrues, kur ne filluam të ushtrojmë detyrën.

Jo më larg se sot, i kam këtu, unë kam marrë shifrat e këtij viti, që flasin më qartë se çdo fjalim, për vizitorët e huaj, duke përjashtuar vizitorët nga Kosova, që hyjnë të paregjistruar. Në qershor kemi pasur 604 mijë turistë, përfshirë dhe turistët nga Kosova. Sot kemi 876 mijë turistë të huaj, pasaporta të huaja, as të Shqipërisë, as të Kosovës. Në korrik kemi pasur 1.1 mln, sot kemi 1.4 mln pasaporta të huaja. Në këtë periudhë, 1 deri në 7 gusht, 411 mijë vjet, 482 mijë sivjet. Në një nga klasifikimet e bëra për rritjen më të lartë të turizmit, në gjithë zonën e Mesdheut, Tirana zë vendin e dytë pas Antalias”, tha Rama.

 

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Para
Itali/ Djali vret prindërit, del xhiro me makinë para se të dorëzohet

I riu xheloz kontrollonte çdo lëvizje të partneres, masakron me thikë të dashurin e saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26

Pentagoni po dërgon njësi të tjera të Marinës dhe disa anije luftarake drejt Lindjes së Mesme, ndërsa Irani intensifikon sulmet...

Lexo më shumë
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com