GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Juliana e Dimalit i jep 233 MLN lekë me “Flamur të kuq” Gjergji Mullës për mirëmbajtje rrjeti

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Juliana e Dimalit i jep 233 MLN lekë me “Flamur të kuq” Gjergji Mullës për mirëmbajtje rrjeti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe i rrjepin qytetarët me taksa, edhe u marrin buxhetin për platformën online, që nuk ngopet me tendera çdo vit. Kështu, Juliana Memaj, kryebashkiake e Dimalit,  ka vulosur një qokë 233 milionë lekë për të mirëmbajtur këtë sistem online. Kjo bashki që ka një numër modest biznesesh do të shpenzojë një super fond për një person që të mirëmbajë sistemin. Më datë 24 tetor të vitit që lamë pas, Memaj ka shpallur tenderin me objekt “Mirëmbajtje e sistemit të integruar informatikë për shërbimet e bashkisë”, me fond limit 233 milionë lekë.

Në dokument specifikohet se kontratat do të zgjasë 4 vjet, çka do të thotë që në çdo vit do të paguhen 58.25 milionë lekë.

Kështu personi që do të mirëmbajë sistemin (që bëhet fjalë për ndërhyrje në rast problemi) do të paguhet të paktën 4.8 milionë lekë në muaj. Kryebashkiakja me këtë rast i ka marrë paratë e buxhetit edhe kryetarit që vjen me zgjedhjet e radhës sepse afati i kontratës e kalon mandatin e saj. Të paktë ta kishte bërë kontratën 2 vjet, sepse teknologjia informatike vjetërohet me ditë, nuk pret 4 vjet.

Shkeljet në procedurë

Tenderi është hartuar me idenë për abuzim me buxhetin. Këtë e tregon mënyra se si Memaj ka zhvilluar procedurat për këtë prokurim. Më datë 8 nëntor 2024 i ka mbyllur afatin për dorëzimin e ofertave dhe në atë ditë është vulosur fati i miliona lekëve.

Nuk i është dashur shumë  kohë për t’u marrë me tenderin pasi është paraqitur vetëm firma  HELIUS SYSTEMS. Duke u bazuar në rregullat e prokurimit, ju do të mendoni që është pezulluar procedura.

 

Në fakt, me një ofertë të vetme, Memaj vazhdoi planin dhe më datë 5 dhjetor 2024 ka publikuar kontratën ku tregohet se fituese është shpallur firma HELIUS SYSTEMS, me pronar Alkid Ademin dhe Gjergji Mullën.

Për shkelje të ligjit, Open Data Albania ngriti “Flamurin e kuq”, që tregon riskun e korrupsionit në tender.

Njëri prej pronarëve, Gjergj Mulla është pedagog për informatikën e zbatuar pranë FEUT. Kjo kompani është mjaft e njohur, duke përmendur që në vitin e shkuar përfitoi tendera edhe nga Posta Shqiptare, ku disa prej atyre kontratave përfunduan me ankesa në KPP.

Ndërsa kryebashkiakja është firmë e njohur në SPAK. Në vitin 2022, Gjykata e Beratit përcolli në SPAK vendimin për të hetuar zyrtaren Memaj për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimJuliana Memajmilionared flagsjpenzimetender

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Rama e largoi Majkon nga Kukësi, Berisha: Është kriminel i madh elektoral, u përgjua…

Rama e largoi Majkon nga Kukësi, Berisha: Është kriminel i madh elektoral, u përgjua...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje
Breaking Views

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26

Dy motrat aktiviste Elsa dhe Fatma Paja, që ndodhen prej ditës së parë në shesh folën për mikrofonin e News24....

Lexo më shumë
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com