GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Juliana Memaj i beson kontratën 222 MLN lekë biznesmenit të arrestuar për mashtrim

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjatë verës, kryebashkiakja Juliana Memaj nuk lëvizi asnjë gur, tani në fillim të dimrit, bën tenderin për një mur mbrojtës

Gjatë verës, kryebashkiakja Juliana Memaj nuk lëvizi asnjë gur, tani në fillim të dimrit, bën tenderin për një mur mbrojtës

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një pjesë e bregut të Lumit Osum që kalon nëpër qytetin e Dimalit është bërë e rrëshqitshme, sepse bashkia nuk kujtohet ta mirëmbajë. Prej vitesh nuk është vënë dorë dhe në disa vende toka është shembur. Gjatë verës, kryebashkiakja Juliana Memaj nuk lëvizi asnjë gur, tani në fillim të dimrit, bën tenderin për një mur mbrojtës.   Memaj ka zhvilluar një tender me objekt ‘Mbrojtje lumore në zonën e Dafinave, Bashkia Dimal’.

Sipas preventivit, punimet do të përfshijnë pastrimin e  shkurreve buzë lumit, sistemimin me dhe e gurë në zonat ku ka rrëshqitje, si dhe shtresë betoni përgjatë kësaj pjese të dëmtuar e cila në total është 400 metra linear.

 

“Në krahun e djathtë të rrjedhjes së Lumit të Osumit në zonën e qytetit të Dimalit, përgjatë bregut në gjatësinë rreth 400 ml kanë ndodhur gërryerje të shpatit të lumit duke rrezikuar rrugën që ndodhet në krahun e djathtë të tij si dhe tokat bujqësore që shtrihen pas tij”, thuhet në dokument.

Bashkia do të paguajë 222 milionë lekë për këtë projekt, ndërsa Memaj kujdeset që paratë të shkojnë për kompaninë që favorizohet prej saj.

Shkelet ligji mbi prokurimet

Dhe pavarësisht se kryebashkiakja është në listën e SPAK nuk druhet, që të manipulojë tenderin. Në total janë dorëzuar 4 oferta për të marrë pjesë në këtë procedurë. Bashkimi Operatorëve Ekonomik “BESTA” sh.p.k., & “Llazo” sh.p.k., me ofertë 17,281,600 lekë kishin propozimin më të ulët, por janë skualifikuar që në fazën e parë. Komisioni paraqet argumentin se kanë ofertë “anomalisht të ulët”. Nuk e kuptojmë pse nuk  mjaftojnë 172 milionë lekë për pastrim shkurresh e mbushje me dhe?

Ndërkohë menjëherë më pas u fshinë nga gara edhe 2 oferta të tjera, por pa asnjë arsyetim të bërë publik.

Kështu për në fazën finale doli vetëm bashkimi i operatorëve “ARDMIR” shpk – “ULZA”shpk, me pronarë respektivë Fatmir Çobo dhe Nikolin Shpani. Oferta e tyre ka vlerë 220 milionë lekë, pra shumë afër Fondit Limi. Por kryetares nuk i intereson të kursejë fondin e bashkisë. Prandaj është shpallur menjëherë fituese këtë ofertë pa garë fare.  Për këtë Open Data Albania ka ngritur “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Problemet e Memajt me drejtësinë

Në korrik të vitit 2022, kryebashkiakia e Dimalit, Juliana Memaj ka përfunduar në SPAK. Ajo akuzohej për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Gjykata e Beratit asaj kohe kishte përcjellë në SPAK vendimin për të hetuar kryebashkiaken e Dimalit Juliana Memaj pasi në vitin 2020 bashkia u prishi  pronën familjes Baho nga fshati Poshnje të cilët bënë kallëzim penal ndaj Memaj. Bashkia Demal në mënyrë të kundërligjshme ia dha pronën një shtetasi tjetër.

Gjithsesi me mënyrat e saj Memaj e zgjidhi këtë çështje dhe vazhdon të jetë kryetare e Bashkisë. Ndërkohë, biznesmeni Nikolin Shpani rezulton se në vitin 2019 ka qenë mes disa biznesmenëve që janë arrestuar e shpallur në kërkim nga Prokuroria e Tiranës, pas zbulimit të një skeme të madhe mashtrimi me rimbursimin e TVSH. Kompani që kishin tjetër fushë aktiviteti dhe prisnin fatura për produkte e shërbime që as i ofronin.

Duke rimbushura fatura false, Nikolin Shpani arriti të fitonte 90 milionë lekë nga rimbursimi i TVSH, duke i shkaktuar dëm direkt buxhetit të shtetit.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzim me detyrenakuzadimalJuliana MemajLumi Osummashtrimopen data albaniared flagtender

Lajme të lidhura

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Para
Grushte dhe shkelma te “Urdhri i Stomatologut”, përfundon në spital një doktoreshë

Grushte dhe shkelma te “Urdhri i Stomatologut”, përfundon në spital një doktoreshë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta

12:50 - 11/11/26

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës në Shqipëri. Vendimi i ri, i marrë sot, sjell...

Lexo më shumë
Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën

Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën

12:39 - 11/11/26
Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

12:10 - 11/11/26
Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

12:00 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com