GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Jurgen Uldedaj shkruan historinë, boksieri shqiptar shpallet kampion bote: Titulli është për të gjithë shqiptarët

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Jurgen Uldedaj shkruan historinë, boksieri shqiptar shpallet kampion bote: Titulli është për të gjithë shqiptarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jurgen Uldedaj ka triumfuar ndaj kampionit kamerunas Rolly Lambert Fogoum, duke u shpallur kampion bote në versionin IBO (International Boxing Organization).

Fitorja në “O₂ Arena” të Londrës shënon një moment historik për sportin shqiptar, pasi Uldedaj bëhet boksieri i parë nga Shqipëria që fiton një titull botëror në boksin profesionist.

Ndeshja ishte e ashpër dhe e balancuar deri në fund, por shqiptari spikati me qetësinë, teknikën dhe përgatitjen e tij fizike, duke dominuar me raunde dhe fituar me meritë.

Ky sukses e ngjit Uldedajn në majat e boksit botëror dhe kuroron një rrugëtim të gjatë në arenat ndërkombëtare. I lindur në Shqipëri dhe i formuar si sportist në Gjermani e Angli, ai ka ndërtuar me përkushtim një karrierë të qëndrueshme dhe të suksesshme, duke regjistruar deri tani 21 fitore, 12 prej të cilave me nokaut.

Më parë, Uldedaj ka mbajtur tituj prestigjiozë si “WBO Youth”, “WBC Youth”, “IBF International”, “WBA Inter-Continental” dhe “IBO Mediterranean”. Edhe pse stërvitet mes Gjermanisë dhe Anglisë, ai vazhdon të përfaqësojë me krenari flamurin shqiptar.

Me këtë triumf në Londër, Uldedaj jo vetëm konsolidon pozitën e tij në elitën e boksit botëror, por vendos edhe një standard të ri për sportin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

28-vjeçari, Uldedaj arriti të mbrojë avantazhin dhe të ngrejë lart flamurin kuqezi në mes të Londrës.

Reagimi i Uldedajt pas triumfit

Sot është dita që kam ëndërruar gjithë jetën time.

Pas shumë viteve sakrifice, mundi dhe besimi në Zot, u shpalla Kampion i Botës IBO në peshën cruiser.

Ky titull nuk është vetëm i imi – është për gjithë shqiptarët kudo që janë.

Për ata që besuan tek unë, për ata që më mbështetën, dhe për çdo djalë apo vajzë që ka një ëndërr — asgjë nuk është e pamundur nëse nuk dorëzohesh.

Faleminderit ekipit tim, familjes, trajnerëve dhe çdo personi që ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi.

Sot shkruam histori për Shqipërinë!

 

Etiketa: boksBotekampionKryesore1Uldedaj

Lajme të lidhura

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!
Sport

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!
Sport

Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!

14:42 - 09/11/26
Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiores
Sport

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiores

13:26 - 09/11/26
Para
S’ka kryetar Kuvendi ende për Kosovën, dështon edhe tentativa e 11

Kuvendi i Kosovës mblidhet për votimin e qeverisë së re, a i ka Kurti votat e nevojshme?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez
Breaking Views

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26

Me ftesë të Presidentit Macron Kryeministri Rama merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, një platformë ndërkombëtare që këtë...

Lexo më shumë
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

19:06 - 09/11/26
Qytetarët sërish para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët sërish para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

18:44 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com