GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Juventus shpëton në fund ndaj Borussia-s, debuton Zhegrova

në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Juventus shpëton në fund ndaj Borussia-s, debuton Zhegrova
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Juventusi dhe Borussia Dortmundi zhvilluan një përballje dramatike në “Allianz Stadium”, ku me rezultat 4-4 ndanë pikët, në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ku për klubin italian debutoi Edon Zhegrova.

Pjesa e parë kaloi pa raste serioze nga të dyja skuadrat, duke lënë shifrat e bardha 0-0. Megjithatë, pjesa e dytë ishte e mbushur me gola dhe emocione.

Në minutën e 52-të, Karim Adeyemi zhbllokoi ndeshjen me një goditje të saktë në cepin e poshtëm të portës, pas një asistimi nga Serhou Guirassy.
Reagimi i Juventusit erdhi pas 11 minutash, kur Kenan Yildiz shënoi një supergol nga jashtë zonës duke barazuar rezultati në 1-1.
Por Dortmundi nuk u ndal. Në minutën e 65-të, Felix Nmecha gjeti rrjetën me një goditje të fuqishme nga distanca, duke e rikthyer avantazhin për verdhezinjtë në 2-1.
Vetëm dy minuta më vonë, Dusan Vlahovic u shërbye nga Yildiz dhe realizoi me një goditje precize, duke barazuar përsëri shifrat në 2-2.
Megjithatë, Borussia Dortmundi tregoi forcën në repartin ofensiv, duke përfituar edhe nga gabimet e lojtarëve të Juventusit. Yan Couto shënoi një gol të bukur nga jashtë zonës në minutën e 74-të, duke e çuar rezultatin në 3-2.

Në minutën e 83-të, pas një prekje me dorë të Lloyd Kelly në zonë, gjermanët fituan penallti, të cilën e shndërroi në gol Ramy Bensebaini për 4:-2, duke u menduar se vulosi fitoren e skuadrës së Edin Terzic.

Një moment i rëndësishëm për “Zonjën e Vjetër” ishte debutimi i Edon Zhegrovës, i cili u fut në lojë në minutën e 86-të, duke shënuar paraqitjen e tij të parë me fanellën bardhezi në Ligën e Kampionëve, duke i dhënë fat skuadrës.

Fillimisht Vlahovic shënoi një super-gol me vole për 4-2 në minutën e 90+4, ndërsa vetëm dy minuta më pas Lloyd Kelly barazoi me kokë, duke e çuar rezultatin në 4:4 dhe duke vulosur një mbrëmje magjike në “Allianz Stadium”. Juventusi dhe Borussia Dortmund ndajnë pikët në ndeshjen hapëse të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

gijotina.com/

Etiketa: Juventus-Borussia Dortmund

Lajme të lidhura

Dinamo-Aluminij, Daja: Besoj te kualifikimi, Elbasani më sjell fat
Sport

“Ishte të kapim çfarë të kapim”, Ilir Daja reagon pas humbjes: Luajtëm me formacion të dytë dhe bëmë një çorbë

08:50 - 24/08/26
Lojërat Mesdhetare/ Mundja i dhuron medalje Shqipërisë me Zenelin, Dudaev dhe Abakarov
Sport

Lojërat Mesdhetare/ Mundja i dhuron medalje Shqipërisë me Zenelin, Dudaev dhe Abakarov

22:36 - 23/08/26
Rikthim i “flaktë” i Ernest Muçit pas dëmtimit, sulmuesi “gatuan” golin e dytë për Salah
Sport

Rikthim i “flaktë” i Ernest Muçit pas dëmtimit, sulmuesi “gatuan” golin e dytë për Salah

21:52 - 23/08/26
Para
Spektakël në Champions, Reali fiton me penallti, duel me 8 gola në Torino, surprizë nga Karabak (VIDEO)

Spektakël në Champions, Reali fiton me penallti, duel me 8 gola në Torino, surprizë nga Karabak (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre automjete përplasen në autostradën Levan-Tepelenë, një person mbetet i lënduar
Aktualitet

Tre automjete përplasen në autostradën Levan-Tepelenë, një person mbetet i lënduar

09:10 - 24/08/26

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Tepelenë, ku tre automjete janë përfshirë në një përplasje në...

Lexo më shumë
Dinamo-Aluminij, Daja: Besoj te kualifikimi, Elbasani më sjell fat

“Ishte të kapim çfarë të kapim”, Ilir Daja reagon pas humbjes: Luajtëm me formacion të dytë dhe bëmë një çorbë

08:50 - 24/08/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

Dita e 86 e revoltës, protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Nuk ka besë me besëpremin!

08:30 - 24/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 24 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:55 - 24/08/26
42% e popullsisë në rrezik të varfërisë, qeveria tkurr shpenzimet për ndihmën ekonomike

32 për qind e shqiptarëve në pasiguri ushqimore! Jo vetëm të fundit në Europë, por edhe Ballkan

07:53 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com