GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ka dhimbje në zemër”, babai i Luisit flet për gjendjen e djalit; familja e autorit? “S’kanë kërkuar falje”

17:58 - 10/12/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ka dhimbje në zemër”, babai i Luisit flet për gjendjen e djalit; familja e autorit? “S’kanë kërkuar falje”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Djali që mbeti i plagosur pas sherrit ku humbi jetën Martin Cani dhe babai i tij rrëfyen situatën për Top Channel nga Rinasi.

Babai i Luisit: Spitalin pothuajse e kemi gjet, qëkur kemi qenë tek Trauma e kemi biseduar këtë. Ka qenë pjesa e pasaportës së Luisit që nuk ka pasur mundësi, i ka pas mbaru pasaporta dhe duhej të rinovohej, pasi e kemi bërë çdo gjë ka qenë në rregull, prenotimin e kemi bërë po në shtet, në spital shtetëror në Mjulli, pjesë e Barti, shpresojmë që pjesa e kurimit të jetë e mirë dhe mos të ketë shqetësim të madh. Kartelat i kemi përkthyer edhe në gjuhën italiane, për më tej do na thonë kirurgët. Luisi ndihet pak më mirë, më shumë ka therje tek pjesa e zemrës, tek plaga kryesore dhe aty vazhdimisht ndjen dhimbje dhe ne jemi të shqetësuar për këtë pjesë sepse aty ka prekjen e mushkërisë, për këtë arsye po shkojmë në një spital më të specializuar që ka mjete më të mira se sa këtu tek ne, që të heqim atë merakun se Luisi ka edhe atë ambicien e futbollit që të kthehet sa më shpejt në fushë dhe e kemi pasur të detyrueshëm që të lëvizim jashtë shtetit.

Në lidhje me deklaratën e Traumës, ai tha se “nga ana spitalit nuk kemi problem, ata shërbimet e veta i kanë bërë në mënyrë të përkryer me aq mundësi sa kanë, por nga spitali ne nuk mund të marrim një letër të shkruar nga mjeku të vulosur dhe firmosur që Luisi nesër të dalë në fushë dhe të luajë futboll dhe kjo na vë në merak ne si prindër që të shkojmë në një spital më të mirë, që Luisi ta ketë atë letër të certifikuar nga një mjek”.

Babai i Luisit: Shpresojmë që drejtësia të vihet në vend dhe shteti të bëjë më të mirën për çdo fëmijë në këtë vend. Ky ishte një konflikt mes fëmijëve, sot mund të jetë djali im, nesër mund të jetë djali i dikujt tjetër.

Keni bërë kërkesë për të parë pamjet?

Babai i Luisit: Ka bërë avokati, por na kanë thënë me mbylljen e hetimeve mund t’i keni pamjet e plota, na kanë treguar një pjesë, hyrjen dhe daljen e fëmijëve tek pjesa e parkingun, kurse pjesën finale nuk na e kanë tregu. Në lidhje me hetimet mua si person s’më kanë dhënë detaje, ndoshta mund të kenë fol me avokatin. Ai po merret me këtë pjesë tani, unë po merrem me djalin që ta kuroj dhe të jetë mirë. Ekspertizën mjekoligjore private e kemi marrë, por nuk jep detaje sepse janë të mbyllura se është bërë pas 17 ditësh. Është e kotë sepse nuk tregon rezultatin e duhur.

Në kartelën e Luisit nuk jep ndonjë specifikë të veçantë, tregon që ka pas ajër dhe rrjedhje gjaku në momentin që është paraqitur tek Trauma, ka për madhësi të ndryshe plage, por nuk është se i jep me detaje. Nuk arrin t’i specifikojë plagët. Eksperti që kemi marrë ne nuk është ekspert kriminalistik, ai bazohet vetëm në pamje të plagëve të jashtme. Nuk më duket normale një zhurmë e tillë, t’ja lejmë drejtësisë të vijojë punën e saj, kur shoh nëpër media njerëz, arrijnë në përfundim pa dalë Prokuroria.

Ka pasur përpjekje nga ana e autorit për falje?

Babai i Luisit: As nuk e njohim, pas kemi pasur asnjë lloj kontakti me atë. Edhe unë edhe djali e kemi takuar babanë e Martinit. Na tha që Luisin e konsideroj si në vend të Martinit, ata kanë qenë shumë afër me njëri tjetrin.

Etiketa: Kryesore1Luis Mece

Lajme të lidhura

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave
Breaking Views

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26
Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt
Breaking Views

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

23:18 - 22/04/26
Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim
Breaking Views

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

23:05 - 22/04/26
Para
Pas sulmit terrorist, raportuesi i Parlamentit Evropian viziton kanalin e Ibër-Lepencit

Pas sulmit terrorist, raportuesi i Parlamentit Evropian viziton kanalin e Ibër-Lepencit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave
Breaking Views

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26

Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica janë përballur me një situatë aspak të këndshme në Ukrainë. Ndërsa po kryenin nxemjen para...

Lexo më shumë
Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

23:18 - 22/04/26
Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

23:05 - 22/04/26
Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

22:15 - 22/04/26
Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

21:21 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com