GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ka qenë në qeli me Alket Rizain”, Lala: Sadikaj pjesë e një bande të fuqishme në Holandë

22:37 - 13/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Përpëlitej për ndihmë”/ Atentati me eksploziv, gazetarja zbulon momentet e fundit të Aleksandër Sadikajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që tronditi Tiranën mesditën e të shtunës, ku u vra në një atentat me eksploziv 27-vjeçari nga Berati, Aleksandër Sadikaj. Ngjarja është diskutuar dhe mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News 24, bëhet e ditur se tritoli në makinën e 27-vjeçarit mund të jetë vendosur 3-4 ditë përpara shpërthimit fatal, ndërsa autorët kanë përdorur dy mina, pasi kanë dashur ta ekzekutojnë me çdo kusht.

Gjithashtu, sipas gazetarëve të ftuar në studio, ngjarja lidhet me të shkuarën kriminale të të riut, pasi ai akuzohej për një vrasje në Greqi, si dhe dyshohet se ishte përfshirë në një grup të fuqishëm kriminal droge në Holandë.

Në emision ka qenë e ftuar gazetarja e njohur Klodiana Lala e cila ka dhënë më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje.

“Ai tritol mund të jetë vendosur të paktën 3-4 ditë përpara. Këtu do jemi dhe faktet do të flasin. Hetuesit besojnë se ka pasur dy mina të vendosura në mjet, pasi ata kanë dashur ta ekzekutojnë me çdo kusht. Ai ishte i përfshirë në një grup shumë të fuqishëm kriminal të drogës, që vepron në Holandë.”

Nga ana tjetër, Ferdinand Dervishi ka ndërhyrë në diskutim dhe është shprehur se Sadikaj ishte një person me biznese dhe që nuk do ngurronte t’i ngulte thikën dikujt tjetër sipas tij.

“Sadikaj nuk është i brezit të vjetër, nuk e kam hasur fare emrin e tij. Por shoh që ishte një person me biznese, që nuk ngurronte të bënte vjedhje, t’i ngulte thikën dikujt tjetër. Pra, është nga ata njerëz që i ka hyrë asaj pune dhe është i ndërgjegjshëm për këtë.”

Gjithashtu në diskutim ka marrë pjesë edhe gazetarja Glidona Daci ku ka dhënë më tepër informacione mbi jetën e tij private.

“Ai është me origjinë nga Berati, por prindërit i ka të divorcuar dhe është rritur nga dajat. E njihte mirë Greqinë dhe është përfshirë në një ngjarje kriminale atje. Kishte qëndruar në të njëjtin burg me Alket Rizanë. Duhet theksuar se për vrasjen atje ka qenë në moshë shumë të re, 18 vjeç. Ai i trembej diçkaje. Në banesën e tij janë gjetur edhe një palë dylbi. Pra, janë disa mjete që ngrenë dyshime. Shqipëria duhet të kërkojë ndihmë në Greqi, por edhe në Holandë, për të mësuar mbi aktivitetin e tij në këto dy vende. Do duhen të mblidhen një sërë informacionesh për të zbuluar se kush ishte Aleksandër Sadikaj.”

Dhe së fundmi, diskutimin e ka mbyllur Lala ku është shprehur se sipas saj ligji është shumë i qartë që nëse gjithkush që merr armë me leje mund ta ekspozojë në rrjete sociale, i bie që shteti nuk ekziston.

“Kemi parë personazhe të botës së krimit në Shkodër, ku kreu i një bande pozonte me një armë të kalibrit të fundit. Ka disa rregulla dhe kritere për përdorimin. Nuk mund ta ekspozojë, ligji është shumë i qartë. Nëse gjithkush që merr armë me leje mund ta ekspozojë në rrjete sociale, i bie që shteti nuk ekziston. Nuk mund të ekspozosh një armë të këtij kalibri në Instagram. Drejtësia duhet të zbardhë ngjarjen, sepse në të kundërt do të ketë të tjera ngjarje edhe më të rënda. Kam zbuluar detaje rrëqethëse nga vendngjarja, kemi disponuar një pjesë të madhe të dosjes, por nuk i kemi zbuluar, për të mos dëmtuar. Nuk nxorëm emrin e të dashurës, edhe pse e dimë, dimë edhe vendin e punës.”

Etiketa: Klodiana Lala

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Situata në PD, Kadilli: Zgjidhet duke dhënë dorëheqjen Basha dhe duke moskandiduar Berisha

Kadilli: Berisha nuk e ka rithemeluar PD-në, e ka bërë ripaketuar!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com