GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ka vajzën të sëmurë, apeli i gazetarit Defrim Methasani: Ju lutem…

15:36 - 13/08/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Ka vajzën të sëmurë, apeli i gazetarit Defrim Methasani: Ju lutem…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Luna, vajza e gazetarit të njohur sportiv, Defrim Methasani, po përballet prej pak muajsh me një sëmundje të rëndë, ndërsa po kurohet në Gjermani.

Sot në rrjetet sociale, figura të njohura të artit, miq të gazetarit Methasani, përmes rrjeteve sociale, kanë apeluar për ndihmë, madje kanë kërkuar që shteti të vihet në lëvizje për Lunën.

Por gazetari i njohur Defrim Methasani në një reagim ka kërkuar që këto thirrje të marrin fund, sipas porosisë së vajzës së tij.

Gazetari thotë se vajza e tij ka nevojë vetëm për lutjet e qytetarëve.

Reagimi i gazetarit Defrim Methasani:

Një postim, shumë mirënjohje dhe një sqarim!

Të nderuar miq, kolegë, të njohur dhe të panjohur!

Sot portalet dhe shumë miq në fb kanë postuar statuse dhe lajme të situatës shëndetësore të vajzës sime Luna, natyrisht me dëshirën e mirë duke bërë lutje dhe ndihmë për shërimin e saj. Ka 5 muaj në fakt që vajza ka probleme shëndetësore dhe ndodhet për kurim në Berlin në Gjermani.

Porosia e vajzës që kur ndodhi kjo situatë e papritur ishte që unë të mos postoja asgjë, sepse nuk duam që vështirësia dhe halli ynë, të bëhet objekt diskutimi edhe për ndonjë spekulim të pamerituar që na lëndon qoftë edhe padashje më shumë se sëmundja e saj. Unë vërtet kam patur nevojë për financa, sepse dihen çmimet atje, por falë miqve që kam ia kam dalë dhe ju jam shumë mirënjohës nga zemra.

Unë e kuptoj dëshirën tuaj, por ju lutem nuk dua postime dhe lajme, sepse qetësia e vajzës më duhet më shumë se asgjë tjetër në këto momente. Në dyert e shtetit realisht nuk kam trokitur, madje një telefonatë e ministres Ogerta Manastarliu sot, më kërkoi ta takoja për të qënë pranë meje. Unë i shpreha mirënjohjen, madje e falenderoj për interesimin atë, ashtu si edhe drejtorin e përgjithshëm të RTSH zotin Alfred Peza që më është gjendur pranë në këto momente të vështira.

Ndaj ju lutem rrjeteve sociale, miqve në fb apo kolegëve të televizioneve, të më mirëkuptojnë. Mjaft me postime dhe thirrje për kontribute!

Luna ka nevojë vetëm për lutjet tuaja!  Ju faleminderit dhe miliona herë mirënjohje!

Etiketa: ApelimethasaniShqiptareVajza

Lajme të lidhura

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Para
Djegia e makinës së Noizyt, reagon Clevio

Djegia e makinës së Noizyt, reagon Clevio

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com