GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kadastra bllokon gabimisht pronën e qytetares: Ta zgjidhë vetë!

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Kadastra bllokon gabimisht pronën e qytetares: Ta zgjidhë vetë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 30 Dhjetor të vitit të shkuar, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi ankesën e zonjës Majlinda Kola, e cila në vitin 2018 bleu një apartament 2+ 1, me sipërfaqje 107 m2 nga Albana Mylyshi.

Kontrata e shitblerjes u bë nga noterja Vitore Biba. Po në atë vit, Majlinda u pajis me certifikatë pronësie dhe prona ka qenë e pabllokuar. Por kur Majlinda donte ta shiste apartamentin ai rezultoi i bllokuar pasi ishtë ngatërruar nga Kadastra me hyrjen e komshiut.

“Kam blerë një apartament 107 m2 në vitin 2018, kam bërë noterinë, kam marrë certifikatën e pronësisë. Unë dua të shes shtëpinë. Shkova te noterja, ajo tha duhet të shkosh te Hipoteka për të marrë atë që shtëpia është e bllokuar. Nuk kam marrë asnjë lloj kredie. Asnjë gjë. Kanë ngatërruar numrat e pasurisë te Kadastra dhe shtëpia ime del e Agustin Bardhokut, komshiut. Fillimisht unë shkova tek noterja për të bërë rifreskim pasurie. Aty zbulova që shtëpia është e bllokuar dhe nuk mund ta shes. Kur vajta te Kadastra drejtori Klajdi Dodaj më tha që është bërë një gabim nga ish-drejtori i parë Jul Përgega”, u shpreh denoncuesja.

Kryeregjistruesi i Kadastrës në Lezhë, Gentian Malotaj, premtoi ngritjen e një grupi pune për zgjidhjen e këtij problemi.

“Do ngremë një grup pune për verifikimin e problematikës së dosjes, me dy juristët më të mirë që kemi ne dhe një inxhinier, pastaj qytetarit normalisht t’i japim shërbimin e kërkuar. Qytetarit, deri sa e ka me certifikatë pronësie, duhet patjetër që t’i japim një zgjidhje”, shprehet drejtori i Kadastrës së Lezhës, Gentian Malotaj.   

Ndonëse u premtua zgjidhje, kjo nuk ndodhi dhe qytetarja Majlida Kola tregon një përgjigjie, ku thuhet se qytetari duhet ta zgjidhë vetë rastin, jo Kadastra që ka bërë gabimin.”

Denoncuesja: Pas interesimit të emisionit “Stop”, Lezha ngriti grupin e inspektimit dhe mua më erdhi kjo përgjigje nga Kadastra e Mirditës:

“Agjencia nuk mban përgjegjësi për gabimet e akteve noteriale të lidhura ndërmjet subjekteve private. Njëkohësisht, zyra vendore ASHK Mirditë nuk është përpara korrigjimit të gabimit të zgjidhur si rezultat i gabimeve materiale gjatë regjistrimit të akteve. Për rastin konkret, jemi para akteve administrative dhe noteriale të hartuara nga palë të treta. Korrigjimi duhet të kryhet nga palët ose nëpërmjet vullnetit të shprehur të palëve, me të cilët ka sjellë pasojë juridike regjistrimi.“

Prandaj ju drejuam emisionit “Stop” sepse ata janë të paaftë që të zgjidhin këtë gabim që kanë bërë.

Për këtë rast, “Stop” iu drejtua Kadastrës së Rrëshenit ku Klajdi Doda tha se është bërë një gabim në hedhjen e të dhënave dhe zonjës i del prona e bllokuar.

Gazetarja: Si ta kuptoj unë këtë përgjigje që “Agjencia nuk mban përgjegjësi për gabimin që është bërë”?

Kreu i Kadastrës Rrëshen, Klajdi Doda: Gabimet e bëra nga noterët apo të tjerë, mbajnë përgjegjësi ata, për atë që ka përgjegjësi zyra për gabimet, e rregullon zyra.

Gazetarja: Ku thuhet që gabimi është bërë nga noterja?

Kreu i Kadastrës Rrëshen, Klajdi Doda: Të lutem ma bëj një kërkesë më shkrim, t’jua sjell unë me shkrim. Unë jam në spital për momentin, të kërkoj ndjesë. Të përshëndes!/ Tv Klan

Etiketa: Kadastra

Lajme të lidhura

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin
Aktualitet

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin

15:00 - 21/06/26
Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana
Aktualitet

Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana

13:20 - 21/06/26
Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”
Aktualitet

Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”

12:10 - 21/06/26
Para
21 JANARI, Artan Hoxha: Duhet të kishte kaluar me kohë në SPAK

21 JANARI, Artan Hoxha: Duhet të kishte kaluar me kohë në SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!
Breaking Views

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26

Tensionet dhe vendosmëria e qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë po vijnë në rritje. Një protestues që u prezantua si pjesë...

Lexo më shumë
Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26
Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

20:41 - 21/06/26
“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

20:31 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetovis girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis