GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kadastra e Vlorës, misioni i pamundur i drejtuesve

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pronat e bregdetit, SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kadastra e Vlorës, misioni i pamundur i drejtimit të saj. Në 11 muajt e fundit, kjo kadastër ka ndërruar 9 drejtorë për shkak se këto të fundit nuk mund të drejtojnë këtë institucion.

Gjithҫka nisi në 9 shtator 2019 kur në Kadastrën e Vlorës Drejtori i komanduar i Kadastrës Florian Almadhi dhe dha dorëheqjen pas 5 muajve në detyrë, ndërsa me ikjen e tij, u shkarkuan edhe nëndrejtori dhe tre specialistë të institucionit.
2 ditë më vonë, me datën 11 shtator Krimi Ekonomik zbarkoi në Kadastrën e Vlorës, duke vënë nën hetim 23 punonjës të zyrës së kadastrës.
Me datën 9 shtator pas ikjes së drejtorit Alimadhi, në këtë post u komandua Alteo Nazëraj.
Nazëraj qëndroi në këtë post vetëm 10 ditë, pasi ai me datën 19 shtator të 2019, dha dorëheqje nga ky post.
Me datën 18 nëntor, një ditë para se të dorëhiqej drejtori i asaj kohe, u dorëhoq nëndrejtori, Ardian Musta.
Në krye të këtij institucioni, me datën 19 shtator u emërua Elona Hodaj.
Por, edhe eksperienca e Hodajt në krye të këtij institucioni nuk ishte e gjatë, pasi ajo dha dorëheqjen me datën 8 tetor.
Bashkë me Hodajn ka dhënë dorëheqjen edhe zëvendësi i saj Krenar Xhemali.
Po me atë datë më 8 tetor 2019, u emërua në krye të Kadastrës Taulant Canameti.
Me datën 4 shkurt 2020, Canameti do të largohej nga posti i tij, dhe tanimë më në fund ky institucion dukej sikur gjeti paqe pasi nuk kishte më një drejtor të komanduar, por drejtor fuqiplotë u zgjodh Bilbil Aliaj.
Me datën 22 maj 2020, Aliaj jep dorëheqje nga ky post, dueke u kthyer përsëri në pikën zero.
Pas Aliajt në këtë post u emëra me datën 29 maj Viola Hima .
Por, 4 ditë më vonë, Hima do të jepte dorëheqjen, për t’u zëvendësuar nga Jurgen Pilkati me 2 qershor. Më datën 17 qershor, drejtori Pilkati ka dhënë dorëheqjen nga ky post.
Më pas, erdhi në detyrë Andi Binaj, ku edhe dha dorëheqjen duke lënë Kadastrën në drejtimin e Klodian Troçit.
Ditën e djeshme, Klodian Troçi dha dorëheqjen nga ky post, duke u emëruar Reinard Meta.

Meta, i cili është emëruar tashmë në krye të Kadastrës së Vlorës, më herët ka qenë në role drejtuese në Kadastrën e Tiranës.
Kadastra e Vlorës është një prej institucioneve më të paqëndrueshme sa i takon drejtuesve, ku brenda një viti janë ndryshuar 10 drejtorë, ndërkohë që pronat në jug duket se janë problemi dhe misteri i largimit të të gjithë drejtuesve të këtij institucioni. Dojet “e nxehta” po bëhen shkak që Kadastra e Vlorës të ketë mos qëndrushmëri në rolet drejtuese.

Etiketa: KadastramisionipamundurVlore

Lajme të lidhura

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri
Aktualitet

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

14:08 - 10/09/26
Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën
Aktualitet

Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën

14:01 - 10/09/26
SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin
Aktualitet

Kërkuan takim me Veliajn në paraburgim, SPAK refuzon kërkesën e avokatëve të huaj

13:41 - 10/09/26
Para
Ndërrimet e drejtuesve të kadastrës, qytetarët e irrituar: Ky është institucioni më i korruptuar!

Ndërrimet e drejtuesve të kadastrës, qytetarët e irrituar: Ky është institucioni më i korruptuar!

TË FUNDIT

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit
Botë

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

15:29 - 10/09/26

Evropa ka përjetuar një nga verat më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, ndërsa temperaturat rekord kanë shkaktuar edhe një rritje...

Lexo më shumë
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

15:05 - 10/09/26
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Champions League rikthehet me duele të forta, Bayern nis rrugëtimin ndaj Bodo Glimt

14:44 - 10/09/26
Ditë e keqe për kuqezinjtë U19, Moldavia mposht 0-1 Shqipërinë në Tiranë

Dy ndeshje brenda tre ditësh, FSHF zyrtarizon miqësoret e Shqipërisë

14:25 - 10/09/26
Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

14:08 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com