GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kadilli tregon nëse e uroi Bashën për fitoren: Fituesi doli nga një garë e pabarabartë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kadilli tregon nëse e uroi Bashën për fitoren: Fituesi doli nga një garë e pabarabartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fatbardh Kadilli, kandidati që nga rezultatet paraprake mori 763 vota në garën për kreun e PD, ka deklaruar sot nga Selia Blu se 13 qershori nuk ishte një disfatë për të por thjesht fillimi i një projekti të ri.

Kadilli u shpreh optimist për mbështetjen që mori Manifesti i tij politik “në kaq pak kohë” ndërsa shtoi se së shpejti mund të thërrasë një referendum për ta votuar si ligj të PD-së.

“Unë do të vazhdoj komunikimet intensive me demokratët në të gjitha rrugët, kush do të njihet me platformën, është i ftuar t’i bashkohet ekipit të manifestit.”

I pyetur nga gazetarët nëse e uroi kreun e PD për fitoren, Kadilli tha se nuk mund ta urojë fituesin pasi gara ishte e pabarabartë, por shtoi edhe një herë se rezultatin e pranon. Po ashtu, ai e bëri të qartë se në PD ka qenë që nga dita  e parë dhe do të vazhdojë të mbetet pavarësisht se kush është në krye të partisë.

“Nuk ka asnjë shans që askush këtu të marrë vendime kundër statutit të partisë. Në sulmet politike nuk ka asgjë personale. Nuk ka njeri që mund të më largojë mua nga PD.”

Por cili do të jetë fati i zgjedhjeve katër vitet e ardhshme me Lulzim Bashën sërish në krye të PD? Kadilli theksoi se Basha ka tani për detyrim që ta çojë partinë drejt fitores, por e bëri të qartë që kjo të ndodhë duhej një projekt i ri, një propozim i ri.

Kurse, duke komentuar deklaratat e liderit historik të PD për mundësinë e rikthimit në krye të partisë, Kadilli tha se nuk sheh që të ketë një iniciativë konkrete nga ana e ish-kryeministrit.

Fatbardh Kadilli ishte i pari që kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve më 25 prill dhe shpalli kandidaturën për kryetar të PD, dhe për këtë ai tha se “sot të gjithë demokratët mburren se bëmë garë në krahasim me të tjerët. 

Etiketa: fitore e pabarabarteKadilliLulzim Basha

Lajme të lidhura

Pankartat ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut në ditën e 104-t të protestës
Aktualitet

Pankartat ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut në ditën e 104-t të protestës

19:48 - 11/09/26
Kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama ofendon protestuesit: Turmë dështakësh zemërakë
Breaking Views

Kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama ofendon protestuesit: Turmë dështakësh zemërakë

19:37 - 11/09/26
Denoncimi i shqiptarit nga diaspora: Jemi bllokuar në Mal të Zi me urdhër të Ramës! Edhe nga mali do vijmë që t’i bashkohemi protestës
Aktualitet

Denoncimi i shqiptarit nga diaspora: Jemi bllokuar në Mal të Zi me urdhër të Ramës! Edhe nga mali do vijmë që t’i bashkohemi protestës

19:36 - 11/09/26
Para
Vdes aktori i njohur

Vdes aktori i njohur

TË FUNDIT

Pankartat ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut në ditën e 104-t të protestës
Aktualitet

Pankartat ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut në ditën e 104-t të protestës

19:48 - 11/09/26

Sot shënohet dita e 104-t e protestës qytetare kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Protestuesit janë mbledhur sërish...

Lexo më shumë
Kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama ofendon protestuesit: Turmë dështakësh zemërakë

Kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama ofendon protestuesit: Turmë dështakësh zemërakë

19:37 - 11/09/26
Denoncimi i shqiptarit nga diaspora: Jemi bllokuar në Mal të Zi me urdhër të Ramës! Edhe nga mali do vijmë që t’i bashkohemi protestës

Denoncimi i shqiptarit nga diaspora: Jemi bllokuar në Mal të Zi me urdhër të Ramës! Edhe nga mali do vijmë që t’i bashkohemi protestës

19:36 - 11/09/26
Ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës, humb jetën 46-vjeçari në Patos

Ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës, humb jetën 46-vjeçari në Patos

19:18 - 11/09/26
“Rebelohen” Braçe, Spiropali dhe Xhafaj? Asnjë njoftim prej tyre për angazhim në ‘Praninë Besnike’

“Rebelohen” Braçe, Spiropali dhe Xhafaj? Asnjë njoftim prej tyre për angazhim në ‘Praninë Besnike’

19:06 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com