GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kafja e fundit e 39-vjeçares, zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Shkodër

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kafja e fundit e 39-vjeçares, zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Shkodër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja tronditëse që këtë të diel u raportua në Shkodër ku një nënë së bashku me 3 fëmijët e saj rezultonte e zhdukur.

Gjetja e pajetë e vajzës 9-vjeçare ka hedhur dyshime se nëna së bashku me fëmijët e saj është vetëmbytur në lumin Buna.

Ishte bashkëshorti i saj, Ergys Arrazi që në datën 3 maj ka bërë kallëzim në polici për zhdukjen e bashkëshortes dhe fëmijëve.

Mësohet se ditën e zhdukjes Alma Arrazi, së bashku me fëmijët e saj kishte dalë për kafe me kunatën (nusen e vëllait të Ergysit) dhe më pas thuhet se janë ndarë në mënyrë të qetë pa nxitur dyshime për aktin fatal që ajo do të ndërmerrte.

Dyshohet se ajo me fëmijët janë hedhur nga Ura e Bunës. Gjithashtu është raportuar se e reja kishte mësuar së fundmi edhe për një tradhti bashkëshortore nga i shoqi. Ergysi është arrestuar nga policia me akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes.

Të njëjtat burime thanë se konfliktet në çift kishin muaj që kishin nisur që kur Ergys Arrazi kishte nisur një marrëdhënie tjetër.

Sipas familjarëve të gruas, ai grindej çdo ditë me të dhe i thoshte që të dilte nga shtëpia ku ajo jetonte në një dhomë dhe flinte me fëmijët. I pyetur në polici, ditën kur denoncoi zhdukjen, por edhe më vonë pas gjetjes së trupit të së bijës ai e ka cilësuar bashkëshorten “të sëmurë mendore” dhe sipas tij kishte muaj që trajtohej me ilaçe depresioni.

Kjo dëshmi nuk është verifikuar nga blutë, pasi ende nuk është gjetur ndonjë kartelë e 39-vjeçares apo mjek që t’i ketë lëshuar recetë për këto medikamente.

Gruaja ka qenë e vetme në këtë situatë pasi dhe pas zhdukjes së saj e vetmja që ka treguar interes ka qenë e motra ndërsa vëllai dhe të afërmit e tjerë nuk janë interesuar në polici dhe nuk i janë përgjigjur kërkesës për t’u pyetur si persona që kanë dijeni për ngjarjen.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan, Komandanti i Emergjencave Civile: Kamerat termike tregojnë se….
Aktualitet

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan, Komandanti i Emergjencave Civile: Kamerat termike tregojnë se….

23:14 - 04/11/26
Një viktimë, një i zhdukur dhe tre kate të shkrumbuara, çfarë la pas shpërthimi në pallatin në Elbasan (VIDEO)
Aktualitet

Një viktimë, një i zhdukur dhe tre kate të shkrumbuara, çfarë la pas shpërthimi në pallatin në Elbasan (VIDEO)

20:45 - 04/11/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Aktualitet

Inflacioni rëndon xhepat e qytetarëve, por mbush arkën e shtetit me 5.4 miliardë lekë

15:31 - 04/11/26
Para
Donald Trump e krahason administratën e Biden me ‘Gestapon’

Donald Trump e krahason administratën e Biden me ‘Gestapon’

Discussion about this post

TË FUNDIT

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan, Komandanti i Emergjencave Civile: Kamerat termike tregojnë se….
Aktualitet

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan, Komandanti i Emergjencave Civile: Kamerat termike tregojnë se….

23:14 - 04/11/26

Teksa operacionet e kërkimit për gjetjen e 69-vjeçarit që ndodhet ende nën rrënojat e pallatit që u shkatërrua nga shpërthimi...

Lexo më shumë
Studentët në protestë të shtunën: Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë të shtunën: Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

22:45 - 04/11/26
“Mos na arrestoni, kemi leje!”/ Zbardhet shkresa që Goxhaj dhe Lika u treguan policëve në protestë

“Mos na arrestoni, kemi leje!”/ Zbardhet shkresa që Goxhaj dhe Lika u treguan policëve në protestë

22:22 - 04/11/26
Kush i tradhtoi krerët e UÇK në Hagë, roli i Kurtit dhe Ramës që mbajnë në gji ata që e quajtën vrasës Thaçin! Gjenerali jep detajet tronditëse

Kush i tradhtoi krerët e UÇK në Hagë, roli i Kurtit dhe Ramës që mbajnë në gji ata që e quajtën vrasës Thaçin! Gjenerali jep detajet tronditëse

21:28 - 04/11/26
Liverpool në ditë të keqe, anglezët pësojnë humbjen e parë në Stamboll

Liverpool në ditë të keqe, anglezët pësojnë humbjen e parë në Stamboll

21:02 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com