GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Kahl paralajmëron botën për armët bërthamore të Iranit

12:57 - 01/03/23
në Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
Kahl paralajmëron botën për armët bërthamore të Iranit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Republika Islamike e Iranit do të mund të bënte material të mjaftueshëm të zbërthyeshëm për një bombë bërthamore për rreth 12 ditë, tha të martën një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-së, kohë shumë më e shkurtër se koha e vlerësuar prej një viti, kur në fuqi ishte marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Iranin.

Nënsekretari i Mbrojtjes për Politikë, Colin Kahl, e bëri këtë koment në një seancë dëgjimore të Dhomës së Përfaqësuesve, kur u pyet nga një ligjvënës i Partisë Republikane se pse administrata e presidentit Joe Biden është munduar që ta ringjallë marrëveshjen bërthamore me Iranin, raporton agjencia “Reuters”.

 

“Sepse përparimi bërthamor i Iranit nga koha kur ne u larguam nga JCPOA (marrëveshja bërthamore), ka qenë i konsiderueshëm. Më 2018, kur administrata e kaluar vendosi që të largohej nga JCPOA, do të nevojiteshin rreth 12 muaj për të prodhuar material të zbërthyeshëm për një bombë. Tash do të nevojiteshin rreth 12 ditë”- tha zyrtari i tretë më i lartë i Departamentit të Mbrojtjes para ligjvënësve.

“Dhe kështu, unë mendoj se ende është pamja që nëse do të mund ta zgjidhnit këtë çështje në mënyrë diplomatike dhe t’i kthenit kufizimet në programin e tyre bërthamor, është më mirë se opsionet e tjera, por tash për tash, JCPOA është në akull”- shtoi Kahl-i.

 

Zyrtarët amerikanë vazhdimisht kanë vlerësuar se Iranit i nevojiten disa javë për të siguruar material të zbërthyeshëm të mjaftueshëm për një bombë bërthamore, nëse e synon këtë, por nuk kanë qenë kaq specifikë sa nënsekretari Kahl.

Përderisa zyrtarët amerikanë thonë se Irani i është afruar prodhimit të materialit të zbërthyeshëm, ata nuk besojnë se ky shtet e ka zotëruar teknologjinë për të prodhuar vërtet një bombë.

 

Sipas marrëveshjes së vitit 2015, të cilën më pas e braktisi ish-presidenti amerikan, Donald Trump, më 2018, Irani u nënshtrohej disa kufizimeve ndaj programit të tij bërthamor në këmbim të lirimit nga disa sanksione ekonomike. Trump-i ia ktheu në fuqi sanksionet amerikane Iranit, duke e nxitur Teheranin që ta rifillonte punën bërthamore që i ndalohej më parë, duke e ringjallur frikën e ShBA-së, Evropës e Izraelit se Irani mund ta synojë prodhimin e një bombe bërthamore. Irani ka mohuar se ka ambicie të tillë.

Gjatë dy viteve të fundit, administrata e presidentit Biden është munduar që ta ringjallë marrëveshjen bërthamore, por deri më tani ka dështuar.

Etiketa: armet berthamorebotaColin KahlIranSHBA

Lajme të lidhura

Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Bota

Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit

08:13 - 19/03/26
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët
Bota

Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët

08:33 - 27/02/26
Para
Aksidenti tragjik në Greqi, shkon në 36 numri i viktimave

MJ: 5 shqiptarë të plagosur nga përplasja e trenave në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com