GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Leli Kaja i fut 222 MLN lekë kaldajës së inceneratorit, denoncohet tenderi

14:04 - 27/12/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Leli Kaja i fut 222 MLN lekë kaldajës së inceneratorit, denoncohet tenderi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Inceneratori i Elbasanit paska qenë i prishur pa nisur nga puna dhe në vend të plehrave po djeg miliona lekë. Këtë e tregojnë tenderat e fundit të Leli Kajës që është drejtor i shoqërisë Eco-ELB, e cila administron inceneratorin. Lefter Koka, Alqi Bllako e të tjerë janë arrestuar, Arben Ahmetaj është në kërkim për inceneratorin, por Leli Kaja nuk paska frikë. Nën hundën e SPAK-ut që e ka nën sekuestro inceneratorin, Kaja njofton se do të harxhojë qindra milionë lekë për pjesë këmbimi për kaldajën që vazhdon jashtë funksionit.

Dhe kjo ndodh kur vetëm pak ditë më parë, Gijotina.com publikoi denoncimin ndaj ECO-ELB që ishte bërë për tenderin me objekt “Monitorimi i parametrave mjedisore dhe hartimi i raporteve mjedisore”. Fondi limit për këto analiza është 3.000.000 lekë të reja (pa TVSh).

Dhe denoncimet ndaj tij nuk ndalen. Tashmë pranë KPP ka mbërritur një ankesë nga firma Arteo 2018” SHPK në lidhje me tenderin me objekt “Pjesë këmbimi rezervë mekanike dhe elektrike për pajisjet e kaldajës, turbinës dhe pjesëve të tjera të inceneratorit” me fond limit 22,121,200.00 të reja (pa TVSH).

Këtë tender e ka fituar më datë 18 dhjetor 2023 kompania “VELLEZERIT AGALLIU 20”, në pronësi të Sokol Agalliut. Që te mungesa e konkurrencës ka nisur abuzimi. Sipas dokumentit të mëposhtëm, Open Data Albania e ka vlerësuar me “Flamur të kuq” këtë tender për riskun e lartë të korrupsionit.

Denoncimi

Nga shqyrtimi paraprak i ankesës në KPP, u konstatua se objekti i lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi skualifikimin e ofertës të paraqitur nga operatori ekonomik ankimues “Arteo 2018” SHPK. Konkretisht, ankimuesi pretendon se Eco-ELB e kishte përcaktuar më herët fituesin që sot ë furnizojë pajisjet që i nevojiten.

Gjithsesi, për këtë pjesë duhet të presim vendimin e KPP. Por, dy denoncime të njëpasnjëshme nuk janë sinjal i mirë sepse “ku ka tym, nuk është pa gjë”, thotë populli.

Ndërkohë, tek ky tender veçojmë se 222 milionë lekë nga paratë e taksapaguesve do të shkojnë për të rregulluar kaldajat e inceneratorit, që në fakt nuk punoi kurrë. Leli Kaja vazhdimisht mashtronte se e kishte vënë në punë, por e nxjerrin zbuluar plehrat që janë bërë mal tek landfilli dhe në anë të Shkumbinit.

Inceneratori nuk punoi kurrë

Impianti i djegies së plehrave ka kushtuar mbi 24 milionë euro, duke shënuar një prej investimeve më të dështuara të qeverisë. Gjatë viteve 2020, 2021, 2022 është bërë debat i madh publik, pasi mediat edhe opozita tregonin se paratë e Inceneratorit të Elbasanit u vodhën për shkak se ai nuk ishte funksional.

Këtë gjë e ka pranuar në fakt edhe vetë Bashkia Elbasan. “Momentalisht, kemi filluar remontin, jemi në fazën e remontit. Ka një moment remonti periodik vjetor. Që kur u mor u ndez, filloi punën tani po përgatitemi, jemi në fazë remonti. Remonti nënkupton, është sikur të çosh makinën në servis. Momentalisht është i fikur”, u deklarua për mediat në gusht të vitit 2022.

Më pas Inceneratori u ndez vetëm pak ditë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të vitit 2023, për të justifikuar edhe shpenzimet marramendëse që janë bërë. Por, pas përfundimit të fushatës, Inceneratori u fik sërish dhe tashmë qenka bërë përsëri për “remont”. Gjë që e tregon tenderi i fundit i Leli Kajës.

Kujtojmë se kompania koncesionare “Albtek Energy” e dorëzoi impiantin e mbetjeve në dhjetor 2021 dhe, si rregull, ai duhet të ishte në gjendje pune në momentin që i është kaluar në menaxhim shoqërisë publike “Eco-Elb”. P or, çdo gjë duket se ka qenë mirë vetëm në letra. Pasi Inceneratori ka qenë tërësisht jashtë funksionit. Madje, jo vetëm që nuk ka punuar, por po vijon të tërheqë qindra milionë lekë të tjera publike për ta mbajtur në këmbë.

Ndërtimi i landfillit dhe inceneratorit të Elbasanit u mor përsipër nga shoqëria “Albtek Energy”, e cila nënshkroi kontratë koncesionare me qeverinë shqiptare në fund të vitit 2014. Kontrata parashikonte se afati i koncesionit ishte 7 vjet dhe përfundoi në vitin 2021. Ndërsa tani abuzimet vijojnë nga firma Eco-ELB, e cila e ka zhytur më thellë këtë aferë në llumin e korrupsionit.

Duhet të theksojmë se hetimet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, provuan se hartimi i kontratës dhe zbatimi i saj janë shoqëruar me paligjshmëri të rënda, përfshirë korrupsion, shpërdorim detyre e pastrim parash.

Me sa duket ka ardhur momenti që të hetohet rreshti i dytë i drejtorëve si Leli Kaja, që vazhdojnë abuzimet me këtë incenerator.

Kush është Leli Kaja:

Kaja është drejtor i Shoqërisë ECO-ELB që u krijua në fund të vitit 2021 për zbatimin e detyrimit koncesionar të transferimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane (Inceneartorit) pas vendosjes nën sekuestro konservative nga prokuroria të të gjithë aseteve të kompanisë “Albtek Energji”, që ishte mbajtëse e koncesionit.

Kujtojmë se Kaja është kapur dy herë në shkelje nga KLSH dhe është propozuar të dyja rastet për shkarkim nga detyra, por ia ka hedhur pa u lagur me ndihmën e kryetarit Sejdini. Administratori Kaja më parë ka qenë kryeinspektor i INUV, drejtor i ujësjellësit dhe në detyra të tjera me para, pushtet dhe tendera. Në funksionet që ka pasur Kaja njihet leva e korrupsionit e ish-kryetarit të Bashkisë, Qazim Sejdini.

Sipas auditimit të KLSH, kur Kaja drejtonte INUV, “Në 52 raste të vendimeve për prishje të objektit pa leje ndërtimi, nuk është marrë vendimi për të detyruar subjektin kundërvajtës për kthimin e truallit në gjendjen e mëparshme.  Në 26 raste, është aplikuar masa e gjobës ndaj subjektit kundërvajtës, në vlerë më të vogël se sa është parashikuar në kërkesat ligjore”.

Po ashtu, në atë kohë, Leli Kaja është gjetur me përgjegjësi për humbjen e buxhetit të bashkisë në vlerën 48 milionë lekë në favor të një kompanie private që bënte shërbimin e pastrimit të qytetit të Elbasanit.

Nën hundën e SPAK-ut, Leli Kaja abuzon me paratë e Inceneratorit, denoncohet tenderi

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimeco elbinceneratorleli kajatender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Aksident në aksin Dimal-Kuçovë, plagosen dy shoferët dhe pasagjeri

Aksident në aksin Dimal-Kuçovë, plagosen dy shoferët dhe pasagjeri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!
Breaking Views

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

Presidentja Vjosa Osmani me ftesë të presidentit të ShBA-së Donald Trump mori pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes,...

Lexo më shumë
Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares

19:09 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Trajneri i Burnley-t: Armando Broja me probleme fizike, s’luan as këtë fundjavë

Trajneri i Burnley-t: Armando Broja me probleme fizike, s’luan as këtë fundjavë

18:47 - 19/02/26
Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera

Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera

18:32 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com