GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kalaja: Ajola Xoxa po prish provat, ja çfarë ka ndodhur në 17-18 Shkurt

20:06 - 20/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Lalin e zhveshi Ajola, SPAK-un e zhveshi Veliaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Adriana Kalaja i ka bërë thirrje SPAK të marrë masa, duke denoncuar se Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj, po prish provat.

Duke renditur të gjitha faktet se si bashkëshortja e kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa sipas saj po prish provat dhe po intimidon dëshmitarët, Kalaja ka bërë publike informacione se çfarë ka ndodhur në datat 17-18 shkurt, në apartamentin e saj.

Po ashtu, Kalaja renditi edhe arsyet se pse sipas saj, prokurorët e SPAK-ut Altin Dumani dhe Olsi Dado duhet të kërkojnë në GJKKO shtrëngimin e masës së sigurimit personal ndaj Ajola Xoxës.

‘Sipas informacioneve që kemi në datat 17 dhe 18 shkurt në hyrjen nr.3, Ap.31, në rrugën “Brigada e Tetë”, persona të paidentifikuar nga banorët e këtij pallati, janë futur në orët e vona të natës, ose në orët e para të mëngjesit, në orën 2 dhe 3 duke bërë zhurmë dhe duke zhvendosur pajisje, dokumente dhe çdo gjë tjetër.

Duke qenë se ky apartament survejohet nga kamera, i bëj thirrje prokurorit të çështjes Olsi Dados dhe drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani, që të marrin masa dhe të sekuestrojnë të gjitha kamerat në zonë për të parë të gjitha filmimet se më kë persona lidhen këto që themi?

Dhe të verifikojnë a është e vërtetë informacioni që na ka ardhur nga banorët se nga kjo banesë po lëvizen prova të cilët jo vetëm që mund të kenë një efekt të mirë dhe të qartë për hetimin e SPAK-ut?!

Nga ana tjetër, këto prova kanë rrezik shumë të madh që të prishen nga Ajola Xoxa, apo njerëzve të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës.

Ju e dini që masa e sigurimit personal një nga kriteret që merret nga organi i akuzës është edhe për rrezikun e prishjeve të provave , apo për rrezikun e intimidimit të dëshmitarëve.

Këtu jemi para faktit që AJola Xoxa ka filluar me kohë, dhe sidomos pas masave të dhëna nga gjykata, prishjen e provave dhe për këtë arsye ne i kërkojmë organit të Akuzës që përveç se të sekuestrojnë kamerat në këtë godinë, t’i kërkojnë GJKKO-së shtrëngimin e masës së sigurisë personal për Ajola Xoxën, pasi duke qenë e lirë në masën e detyrimit të paraqitjes, ajo paraqet një rrezikshmëri shumë të lartë në prishjen e provave, në manipulimin e tyre dhe në intimidimin e dëshmitarëve’, u shpreh Kalaja në një prononcim për mediat.

Etiketa: Adriana KalajaAjola Xoxa

Lajme të lidhura

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin
Aktualitet

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani
Aktualitet

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Para
Sfidat e Champions League, sot zbresin në fushë gjigantët e futbollit

Nesër shorti/ Përballjet titane që pritet të prodhojnë goglat e Champions League

Discussion about this post

TË FUNDIT

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com