GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘30 mijë m2 tokë për vetëm 120 euro’, Kalaja depoziton në SPAK një kallëzim të ri për Ballukun

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
‘30 mijë m2 tokë për vetëm 120 euro’, Kalaja depoziton në SPAK një kallëzim të ri për Ballukun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokatja Adriana Kalaja ka depozituar në SPAK, një kallëzim të ri për ish zëvendëskryeministren dhe ish ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi dhe drejtorin e Avioacionit Civil, Maksim Ethemaj.

Në një deklaratë për mediat nga Prokuroria e Posaçme, Kalaja dha detaje nga kallëzimi i depozituar, ku tha se Balluku ka dhënë një sipërfaqe prej 30 mijë metrash katrorë tokë publike për një qira qesharake prej vetëm 120 eurosh në muaj.

Kjo skemë, sipas Kalasë, është përdorur për ngritjen e parqeve fotovoltaike përmes kompanive fiktive, ku shitja e aksioneve është bërë nga familjarë të zyrtarëve tek kompania “4AM” për vlera minimale, e cila më pas ka përfituar tenderë shtetërorë me vlerë deri në 500 mijë euro nga po i njëjti institucion.

Veprat e pretenduara penale, thekson Kalaja, variojnë nga korrupsioni pasiv dhe pastrimi i parave, e deri tek krijimi i një grupi të strukturuar kriminal.

“Belinda Balluku bashkë me statusin ligjor e pandehur dhe bashkë me të edhe kryetarin e bashkisë Fier, zotin Subashi dhe gjithashtu dhe disa shtetas të tjerë, duke përfshirë ish-drejtorin e Aviacionit Civil ose Albcontrolit, Maksim Ethemaj, dhe motrës së tij Eva Kajer, të cilët në bashkëpunim kanë kryer vepra korruptive me pasoja të rënda për buxhetin e shtetit dhe vetë për buxhetin e bashkisë në Fier. Të gjithë provat që ne sot depozitojmë në SPAK kërkojnë një hetim të thelluar nga ana e prokurorit Dritan Prençi. Është dhe një element shtesë për të filluar hetimet, nëse nuk kanë filluar deri më tani, për hetimin pasuror të të pandehurës Belinda Balluku dhe gjithë bashkëpunëtorëve të saj. Kjo edhe lidhur me këto lejet e dhëna për parqet fotovoltaike, për të cilat në fakt ka elementë shumë të rënda, që lidhen me korrupsionin pasiv, që lidhen me pastrimin e produktit të veprave penale, që lidhen me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, që lidhen me përfitimin e interesave të paligjshme, që lidhen me grup të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, për të cilën në fakt provat flasin përtej dyshimit të arsyeshëm.

Dhe nga ana tjetër janë të njëjtat elementë që ne kemi sjellë sot, po dhe në vijimësi gjatë gjithë kësaj periudhe që i korrespondojnë edhe kërkesave që prej 19 ditësh rinia i paraqet në protestën përpara kryeministrisë. Bashkëpunëtorët e të pandehurës Belinda Balluku, nën urdhrat dhe diktatin e saj, përveç se kanë krijuar fiktivisht një kompani, por nga ana tjetër kanë marrë me qira një sipërfaqe toke prej 30 mijë metër katror dhe publiku duhet të kuptojë se deri në çfarë përmasash shkon abuzimi me asetet publike, ku qiraja mujore që paguhej për këtë sipërfaqe ishte 120 euro, ndërkohë që kemi të bëjmë me një sipërfaqe prej 30 mijë metër katror. Nuk e di se në çfarë parametrash llogaritje i ka bërë Armando Subashi dhe nuk e di se si mundet një sipërfaqe prej 30 mijë metër katror të jepet me një qira mujore prej 120 euro.

Këto dhe elementë të ndryshëm korruptivë, lidhje edhe me mënyrën sesi sapo doli leja zhvillimore e këtij projekti, vetë motra e ish-drejtorit të Aviacionit Civil ose Albcontrolit, Maksim Etëmaj, ka shitur aksionet tek shoqëria 4AM dhe në bilancet e kësaj shoqërie që nuk kishte asnjë eksperiencë qoftë lidhur me këtë aktivitet, po qoftë edhe aktivitetin e tij për vitet 2020, 2021 dhe 2022, çuditërisht në 2023-shin përfiton një shumë marramendëse në lidhje me këtë projekt. Dhe nga ana tjetër po të shikojmë se ndërkohë që motra e Maksim Etëmajt i shet aksionet për 40 mijë lekë të reja shoqërisë 4AM, është shoqëria 4AM që në këto vite respektivisht ka përfituar tenderat pranë Autoritetit ose ish-Aviacionit Civil që drejtohej nga Maksim Etëmaj në shumën prej 500 mijë euro. Këto dhe të gjithë elementët e tjerë për të cilët ne sot referojmë shtesë kallëzimi penal, duhet të detyrojnë prokurorin Dritan Prençi por edhe vetë SPAK-un dhe BKH-në, për të nisur një hetim të thelluar, për të kryqëzuar të gjithë elementët që ne kemi paraqitur dhe i kemi bashkëngjitur provat përkatëse dhe për të vërtetuar atë çfarë kemi thënë se veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar fillojnë me Edi Ramën, zëvendësen e saj Belinda Balluku dhe vazhdojnë deri në qelizën më të fundit të institucioneve shtetërore”, u shpreh ajo.

Etiketa: BallukukalajaSpak

Lajme të lidhura

Ditën punëtor i mirëmbajtjes, natën trafikant droge! Shqiptari kapet me kokainë në Itali
Aktualitet

Ditën punëtor i mirëmbajtjes, natën trafikant droge! Shqiptari kapet me kokainë në Itali

14:04 - 19/06/26
Prokurori kilian lëshon alarmin: Mafia shqiptare kontrollon shumicën e porteve në vendin tonë
Aktualitet

Prokurori kilian lëshon alarmin: Mafia shqiptare kontrollon shumicën e porteve në vendin tonë

13:44 - 19/06/26
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën
Aktualitet

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën

13:08 - 19/06/26
Para
Prokurori kilian lëshon alarmin: Mafia shqiptare kontrollon shumicën e porteve në vendin tonë

Prokurori kilian lëshon alarmin: Mafia shqiptare kontrollon shumicën e porteve në vendin tonë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ditën punëtor i mirëmbajtjes, natën trafikant droge! Shqiptari kapet me kokainë në Itali
Aktualitet

Ditën punëtor i mirëmbajtjes, natën trafikant droge! Shqiptari kapet me kokainë në Itali

14:04 - 19/06/26

Sjelljet e dyshimta dhe nervozizmi kanë tradhtuar një 34-vjeçar shqiptar që u pikas dhe arrestua nga Policia e Shtetit në...

Lexo më shumë
Prokurori kilian lëshon alarmin: Mafia shqiptare kontrollon shumicën e porteve në vendin tonë

Prokurori kilian lëshon alarmin: Mafia shqiptare kontrollon shumicën e porteve në vendin tonë

13:44 - 19/06/26
‘30 mijë m2 tokë për vetëm 120 euro’, Kalaja depoziton në SPAK një kallëzim të ri për Ballukun

‘30 mijë m2 tokë për vetëm 120 euro’, Kalaja depoziton në SPAK një kallëzim të ri për Ballukun

13:30 - 19/06/26
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën

13:08 - 19/06/26
Berisha: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë në Jalë për 54 mijë euro

Berisha: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë në Jalë për 54 mijë euro

12:51 - 19/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetmeritbet girişGrandpashabetgrandpashabetpadişahbetjojobetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet giriş