GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kalaja: Dosja e PD-së po mbahet peng me porosi të Ramës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kalaja: Dosja e PD-së po mbahet peng me porosi të Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike denoncoi sot situatën kaotike që është krijuar prej hartës së re gjyqësore. Kryetarja e Komisionit të Apelimit, Adriana Kalaja tha se gjykatat janë në kolaps. Sipas saj, kjo situatë ka ndikuar edhe të dosja që mban peng PD-në. “Vendimi i gjyqtarit Zhukri, nuk regjistrohet në regjistrin e partive politike me porosi të Edi Ramës,” tha ajo.

Deklarata

Sipas hartës së re gjyqësore, miratuar nga KLGJ dhe Këshilli i Ministrave, duhet të fillonte puna ne Gjykaten e Apelit- Tiranë, me juridiksion të përgjithshëm, duke zëvendësuar gjykatat e apelit në rrethe.

Kjo ndodh vetëm në letër. Ende nuk janë transferuar dosjet dhe nuk janë emëruar 78 gjyqtaret, sipas parashikimit ligjor.

Me një trupë prej 25 gjyqtaresh aktualisht në Gjykatën e Apelit, priten te shqyrtohen 32 mije dosje duke e çuar në maksimum afatin e gjykimit. Aktualisht jemi në vitin 2023, por gjykata po shqyrton dosjet e vitit 2016.

Çështjet që sot janë stok në Apel, pa llogaritur prurjet nga apelet në rrethe qe u mbyllën, do rihidhen në short, duke bërë kështu që të rriten afatet e gjykimit të këtyre çështjeve.

Të njëjtin fat do ketë dhe dosja që mban peng Partinë Demokratike, vendimi i gjyqtarit Zhukri, i cili nuk regjistrohet në regjistrin e partive politike me porosi të Edi Ramës.

Kjo dosje po mbush vitin dhe zvarritet me urdhër politik që nga muaji prill 2022, ndërkohë që dispozita ligjore parashikon gjykim brenda 30 ditësh.

Mbyllja gjykatave të Apelit

Gjykatat e Apelit në të gjithë Shqipërinë janë mbyllur me një vendim arbitrar dhe të pamenduar, pavarësisht rezistencës së qytetarëve e profesionistëve të fushës.

Kjo do të thotë një mal të papërballueshëm me dosje në Tiranë dhe një kalvar më të zgjatur të qytetarëve në dyert e gjykatave.

Shërbimin që merrnin në qytetet e tyre, qytetarëve do tu duhet tani të nisen nga Kukësi, Saranda, Korça apo Shkodra, për të ardhur dhe kërkuar sporteleve dhe burokracive në Tiranë.

Kjo do të thotë kosto, stres, vajtje-ardhje të pambarimta, por ka gjasa edhe trajtim si qytetarë të dorës së dytë.

Partia Demokratike e ka denoncuar që më 20 qershor këtë nismë që i heq aksesin publikut në sistemin gjyqësor, dhe shtyn afatet e gjykimit jashtë normave te parashikuara ne dispozitat ligjore.

Po kështu, mbyllja e gjykatave te apelit ne rrethe, së pari shkel të drejtat e liritë e njeriut lidhur me aksesin në gjykate.

Së dyti, shtimi i dosjeve për gjyqtar ul cilësinë e gjykimit.

Së treti, krijohen probleme me transportin e te arrestuarve që vijnë për masë nga rrethet drejt Tiranes.

Ka filluar që tani kolapsi i kësaj metode pa metodë që Rama e quan reformë. E pësojnë qytetarët jo pushtetarët.

Qytetarët tani kanë shërbime më pak afër tyre, rrugë më shumë për të bërë dhe para më shumë për të shpenzuar.

Të shtunën më 11 shkurt ora 12.00 le të bashkohemi para kryeministrisë për t’i thënë Mjaft kësaj shtypjeje që vjen nga sfilitja e qytetarit.

 

Etiketa: dosjakalajapeng

Lajme të lidhura

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur
Aktualitet

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Para
Raketat në Poloni/ SHBA me deklaratën e fortë për Rusinë

Mediat: Biden i ofroi Putinit 20 % të Ukrainës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës

09:36 - 30/09/26

Një sasi me lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në derën e një lokali në zonën e Fllakës në...

Lexo më shumë
Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26
Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com