GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kalaja ‘plas bombën’: Në apartamentin Xoxa-Veliaj u gjetën video erotike, piktura 500 mijë euro…

19:03 - 15/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kalaja ‘plas bombën’: Në apartamentin Xoxa-Veliaj u gjetën video erotike, piktura 500 mijë euro…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Komisionit Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka dhënë më shumë detaje, lidhur me kontrollin e agjentëve të BKH-së, në apartamentin e padeklaruar të çiftit Xoxa-Veliaj.

Kalaja teksa e ka cilësuar këtë apartament, si apartamenti i ‘Cash-it’, për shkak të parave të shumta që qarkullonin aty, tha se veç tyre janë gjetur edhe komunikime të bashkëshortes së kryebashkiakut, për të cilat Veliaj nuk ka dijeni, ashtu sikurse dhe video erotike.

Sipas Kalasë, agjentët e BKH-së kanë gjetur gjithashtu piktura tejet të shtrenjta, çmimi i të cilave shkon deri në 500 mijë euro, si dhe një kasafortë, që ka rezultuar pasi është hapur të mos ketë asgjë brenda.

Kjo për Kalanë, ngre dyshime të forta dhe të arsyeshme se kontrolli në apartamentin e Ajola Xoxës të jetë dekonspiruar, pasi ajo është lajmëruar pesë minuta përpara se të mbërrinin agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Është rasti i parë kur SPAK nuk thotë kemi dyshime të arsyeshme, por thotë që janë të vërtetuara nga vetëdeklarimi. Çfarë janë këto veprime me kaq avancë nga njëra me tjetrën. Pse i lihet kohë të bëhen veprime të njëpasnjëshme, që të mos fshihen e manipulohen provat, intimidohen dëshmitarët?!

Kemi informacion se Veliaj po intimidon dëshmitarët, madje edhe drejtorët e 5D. Nesti Angoni, është një nga drejtorët.

Janë sekuestruar shumë pajisje elektronike, që kanë nxjerrë fakte në kufijtë e skandalit. Fakte se si po transferohen prova nga incineratori i Tiranës të një kompani në Bullgari, ku është përfshirë vetë vëllai i Veliajt. Janë të 4 personat familjarë, të hetuar për shkak të lidhjes që kanë me Erion Veliajn. S’mund të marrë gjykata këto masa, për një person që ka dijeni për veprën penale. Ne Erion Veliajn kur i kanë shkuar në banesë, statusi juridik është si person nën hetim.

Nga informacioni që kemi, ky apartamenti, këto të dhëna janë gjetur në pajisjet e sekuestruara herën e  parë. SPAK ka dijeni për të gjitha, veprojnë me regji. Në një moment të caktuar, Veliajt i është prerë fletë arresti që në korrik 2024, problemi është që do ta ekzekutojë kur Rama të jetë në një pozicion të vështirë. Pse sot. Rama është në pikën më të keqe politike dhe penale, si brenda vendit ashtu dhe jashtë. Prokuroria ka thënë s’ka lidhje mes Olsi Ramës e grupit kriminal. Prokuroria kur ta çojë për pushim, duhet t’i thotë që nëse s’është Olsi, kush është Nesti Angoni? Kush është Zaho Koka. Kjo hapësirë e madhe veçse lë konfuzion, vërteton akuzat tona, që është drejtësi me regji. Dhe zgjohet kur e sul Rama.

Agjentët e BKH-së, kanë ndenjur në apartament 7 orë, ka pasur asistencë nga forcat e komiisariatit 2, ndërsa Xoxa ka qenë në ambientet e SPAK ku është pyetur. Komunikimet në telelefon janë komunikime patakse. Quhet apartamenti i cash-it. Ka video emocionale e erotike, në celularin e Ajola Xoxës.

Kam folur për ato gra, që i quaj ‘mafia feministe’, që janë më të rrezikshme se bashkëshortët e tyre.

Janë gjetur video, prova që publiku do shashtiset. Komunikimet e shumta i ka me personat e lidhura me Veliajn, që ky i fundit s’ka dijeni. Janë gjetur piktura shumë të shtrenjta. Janë lëvruar para pafund. Piktura, njëra shkon 500 mijë euro, 2 prej tyre, të lara me flori. Kur u bënë kaq kuratore arti, këta iu sulën Teatrit Kombëtar.

5 min para se të shkonte BKH, ka pasur dekonsipirim. Dumani dhe Dr.Policisë, të deklarojnë e marrin masa se si u lajmërua Xoxa 5 min para se të shkonte BKH. Në shtëpinë e cash-it, është gjetur një kasafortë, është tentuar të hapur dhe është konstatuar bosh. Ka dyshime se Xoxa jo vetëm që është larguar me para, informacionin e ka pasur ose nga BKH, SPAK, ose Komisariati 2.   Do shihni se si janë fshehur apartamente të tjera”, u shpreh Kalaja.

Etiketa: Kryesore1pikturaVeliajvideo

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Ish-kryebashkiakja e Patosit dënohet për tendera, por nuk do qëndrojë asnjë ditë në qeli

Ish-kryebashkiakja e Patosit dënohet për tendera, por nuk do qëndrojë asnjë ditë në qeli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com