GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kalimi ilegal në Britani/ Shqiptarët heqin dorë nga gomonet, fshihen në kamionë

18:09 - 23/06/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Kalimi ilegal në Britani/ Shqiptarët heqin dorë nga gomonet, fshihen në kamionë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emigrantët me origjinë shqiptarë detyrohen të fshihen në hapësirat e ngushta të kamionëve, për të kaluar ilegalisht në Britaninë e Madhe. Një grup që merrej me këtë punë është kapur nga ana e policisë. Kjo bandë trafikonte ilegalisht shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, duke shfrytëzuar individë që kërkonin mundësi më të mira ekonomike.

Fotot tregojnë zonën e vogël të kabinës së kamionëve, ku trafikantët fshehën njerëzit teksa tentonin të kalonin kufirin.

Dimitraki Nika, 35-vjeç, Arlin Leka, 29-vjeç dhe Doru-Emil Moldovan, 32-vjeç, pranuan të gjithë pjesën e tyre në komplot. Kristian Agolli, 35-vjeç, Aldis Cseplye, 33 vjeç, Sorin Holerca, 40-vjeç dhe Jozef Szekely, 33-vjeç, u shpallën fajtorë pas një çështje gjyqësore muajin e kaluar, dhe morën një dënim me më shumë se 24 vite burg.

Grupi u zbulua pasi detektivët mbyllën dy fabrika kanabisi në Brent, Londër. Ata zbuluan se grupi i krimit të organizuar kishte përdorur automjete mallrash të regjistruara rumune, për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar duke marrë rrugën e pazakontë nga Dunkirk në Dover, me shqiptarët të fshehur në zonën e kabinës.

Më pas kamionët ndaluan në stacionet e shërbimit në autostradë, përpara se të takonin një anëtar të bandës që do të takonte shqiptarët. Ndonjëherë shoferit të mallrave i jepej një paketë e vogël përpara se të kthehej në automjet dhe të vazhdonte udhëtimin. Më pas, emigrantët e paligjshëm do të largoheshin zakonisht në zonën e Southgate, përpara se të kalonin shqiptarët e tjerë, raporton “Daily Mail”.

Chris Foster, Zëvendës Drejtor nga Njësia e Hetimit Kriminal dhe Financiar të Ministrisë së Brendshme, tha: “Ky grup i krimit të organizuar është tani pas hekurave, falë punës së Policisë Metropolitane”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë të policisë, për të penguar bandat, dhe për të siguruar që ata që abuzojnë me ligjet tona të përballen me pasojat e krimeve të tyre”.

Etiketa: BritaniaShqiptaret ne britani

Lajme të lidhura

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren
Breaking Views

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Para
Ktheu fabrikën e këpucëve në ‘fermë kanabisi’, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Spanjë

Ktheu fabrikën e këpucëve në ‘fermë kanabisi’, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Spanjë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com