GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kalimi te Southampton, Broja: Ju tregoj çfarë cilësish kam, CR7 dhe Fenomeni idhujt e mi

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kalimi te Southampton, Broja: Ju tregoj çfarë cilësish kam, CR7 dhe Fenomeni idhujt e mi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Armando Broja është zyrtarizuar te Southampton ditën e sotme. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është huazuar, pasi te Chelsea nuk do të kishte hapësira. I riu, pasi ka nënshkruar ka folur për faqen zyrtare të klubit të Premier League.

“Ndihem shumë i lumtur. Isha shumë i emocionuar për t’u bashkuar me Southampton. PAdyshim është një klub shumë i mirë në Premier League. 

Ata kanë histori dhe luajnë në ligën më të mirë në botë, kështu që është e mahnitshme që një lojtar ta përjetojë atë, të jetë brenda një ekipi të Premier League, të mësojë dhe të zhvillohet nga lojtarë më të vjetër, nga stafi dhe të gjithë këtu. Është një mundësi shumë e mirë për mua”, thotë fillimisht Broja.

Më pas ai flet për veten: “Jam një sulmues i gjatë, por gjithashtu edhe i shpejtë. Më pëlqen të dribloj, të mbaj topin dhe të luaj me të tjerët me kombinime. Normalisht më pëlqen të shënoj sa më shumë gola. Këto janë cilësitë e mia kryesore”. 

Si çdo i ri, Broja ka lojtarëve prej të cilëve mëson dhe frymëzohet: “Sa u takon modeleve si lojtarë, janë dy: Ronaldo Fenomeni dhe Cristiano Ronaldo. janë dy të preferuarit e mi. Ronaldo ishte një sulmues tipi, ishte i mahnitshëm. Shikoj dhe kam parë shumë video të tij në Youtube. 

Kur ai luante unë kam qenë shumë i vogël. Përpiqem të përdor disa numra të tij për të më ndihmuar. Sa i takon CR7, e dua mentalitetin e tij ë punës dhe mënyrën se si paraqitet në shumë. Kështu që ata të dy janë të preferuarit e mi”.

Dynel Simeu dhe Tino LIvramento kanë kaluar nga Chelsea te Southampton dhe Broja ka folur me njërin prej tyre. “E dija që kanë ardhur këtu, gjë që është pozitive për ta. Kam folur pak me Dynel, pasi ai është nga këtu dhe di më shumë për zonën dhe klubin. Më tha se Southampton është një klub me njerëz të mirë dhe me mjedis të këndshëm. Ishte një bisedë pozitive.

Kam ardhur këtu të përpiqem të bëj më mirën për të ndihmuar ekipin, me gola asiste, në mënyrë që të marrim sa më shumë pikë. Sigurisht edhe do duhet të mësoj, të bëhem më i mirë, të zhvillohen, të rritem më shumë fizikisht dhe të marr eksperiencë”, përfundon Broja. 

Lajme të lidhura

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki
Breaking Views

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki

20:32 - 01/10/26
Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt
Sport

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit
Sport

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26
Para
Alarmante/ Tym dhe flakë mbi tunelin e Kalimashit në Kukës, Kosova dërgon zjarrfikëse drejt Shqipërisë

DW për situatën e zjarreve: Shmanget katastrofa në autostradën Shqipëri-Kosovë, dëmet janë të pallogaritshme

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com