GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kallaku: Jemi për titull, nuk luhet në vapë

23:31 - 27/09/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kallaku: Jemi për titull, nuk luhet në vapë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kapiteni i skuadrës së Teutës, Sherif Kallaku ka theksuar se barazimi me Dinamon ishte i drejtë. Sipas Kallakut Teuta është favorit për titullin kampion ndërsa është ankuar për zhvillimin e ndeshjeve gjatë orareve të nxehta.

NDESHJA- “Me Dinamon u munduam të bëjmë një lojë sa më të mirë, pavarësisht se u arrit vetëm një barazim. Nuk ishim në ritmin e duhur, pasi ndikoi pak edhe orari që u luajt. Duhet të gjendet një orar tjetër më i përshtatshëm duke parë edhe kushtet, pasi vapa ndikon ndonjëherë te përqendrimi total. Nuk është për justifikim, por janë detaje që prishin pak ekuilibrat. U zhvillua një lojë shumë e fortë në të dyja pjesët. Krijuam shumë volum gjatë ndeshjes, por goli na mungoi”, u shpreh fillimisht kapiteni i Teutës.

PENGU DHE GOLAT

Kallaku pohon se i ka mbetur peng rasti i shpërdoruar ndaj Dinamos. “Unë bëra të pamundurën, aq sa më mbeti peng ai moment kur topi u përplas në shtyllë dhe nuk shkoi në rrjetë. Portën kundërshtare e vizituam shumë herë, por edhe fati na mungoi pak. Gjithsesi, duhet të shohim vetëm përpara për të bërë më të mirën. Nga mënyra se si shkoi 90 minutëshi barazimi mund të quhet rezultati më i drejtë. Golat? Rëndësi ka që Teuta të marrë tri pikët fillimisht, e më pas jam më i qetë kur shënoj. Golat vijnë në mënyrë të natyrshme, ndonjëherë duhet pritur edhe momenti”, vijoi Kallaku.

TEUTA PËR TITULL- I pyetur se a është sërish Teuta për titull, kapiteni Kallaku u shpreh: “E kam thënë edhe më herët se Teuta ka gjithmonë objektiva të lartë. Është kampione në fuqi dhe do të mbetet po e njëjtë. Ka gjithçka që i duhet, që nga stafi me përvojë, presidenca korrekte, si dhe përbërja cilësore. Tifozët durrsakë meritojnë të gëzojnë çdo moment, ndaj ne për ta luajmë kudo, në çdo fushë, për të qenë solidë. Besoj se do të rikthehemi te fitorja shumë shpejt”.

Etiketa: GIJOTINAKallakuTeuta

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Britania e Madhe në krizë për karburant

Britania e Madhe në krizë për karburant

TË FUNDIT

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”
Aktualitet

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

19:02 - 02/04/26

Një aksident ka ndodhur në zonë “Ura e Dajlanit” në Durrës, ku automjeti i 24-vjeçares ka humbur kontrollin dhe ka...

Lexo më shumë
Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

18:14 - 02/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com