GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kallëzim penal ndaj Peleshit!”, Bardhi: Po mbron Ballukun, SPAK mund të veprojë edhe pa autorizimin e Kuvendit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kallëzim penal ndaj Peleshit!”, Bardhi: Po mbron Ballukun, SPAK mund të veprojë edhe pa autorizimin e Kuvendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka paralajmëruar se PD do të bëjë një kallëzim penal nga kryetarit të Kuvendit Niko Pelehsi, të cilin e quajti ushtar i zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Bardhi u shpreh se për shkak të mungesës së thirrjes së Këshillit të Mandateve ku do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e Belinda Ballukut, Paleshi është në kushtet e shpërdorimit të detyrës.

“Pengimi i drejtësisë dhe mbrojtja e korrupsionit ka një kosto për xhepat e qytetarëve. Çdo ditë që kalon, ju vidhen nga xhepi para nga qeveria, Rama, Balluku, dhe Ballukët e tjerë në qeverinë e Ramës. Me përgjegjshmëri të plotë ne do të vijojmë të këmbëngulim për shqyrtimin pa vonesa të kërkesës së SPAK.

Zonja po të dojë të vijë do të këtë mundësinë dhe të drejtën që i njeh ligji dhe Kushtetuta për të mbrojtur veten. Megjithëse me këto prova që ka sjellë prokuroria nuk ka avokat që e merr përsipër, jo dy por 20 le të marrë nuk ka avokat që e merr përsipër. Kështu që hapi jonë i radhës do të jetë mbledhja e Këshillit të enjten dhe nëse nuk ndodh do të depozitojmë kallëzim penale në SPAK për shpërdorim detyre ndaj kryetarit të Kuvendit.
Pa asnjë diskutim ne do të përgatisim edhe një kallëzim penal ndaj Paleshit.

Kushtetuta lejon që në rastet e flagrancës SPAK të veprojë edhe pa autorizim të Kuvendit dhe Kuvendi duhet të shprehet brenda 24 orëve nëse do të vijojë masa e arrestit apo jo. Prokuroria ka thënë që në vijim te hetimeve ka konstatuar që Balluku është duke intimiduar dëshmitarët dhe të prishë provat, por nuk e di nëse këto prova janë të mjaftueshme për të urdhëruar arrestimin e saj. Këtë e thotë Prokuroria”, tha ai.

Bardhi i bëri gjithashtu një apel partnerëve ndërkombëtarë që kanë mbështetur reformën në drejtësi, duke u kërkuar që të mos heshtin, por të ushtrojnë presion mbi Kuvendin për të vepruar pa vonesa. Ai e lidhi zvarritjen e procesit me një strategji të Kryeministrit Edi Rama.

“Kur Edi Rama flet për ligj, dijeni që është në hall të madh,” tha Bardhi , duke iu referuar konferencës së fundvitit të kreut të qeverisë.

 

Etiketa: BallukuBardhiKryesore1pELESHI

Lajme të lidhura

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë
Aktualitet

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26
“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan
Breaking Views

“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

16:50 - 13/09/26
Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro
Aktualitet

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26
Para
“Rama si Maduro i ka familjarët të zhytur në drogë”, Berisha: Jep dorëheqjen dhe mos harro 20 shkurtin

"Rama si Maduro i ka familjarët të zhytur në drogë", Berisha: Jep dorëheqjen dhe mos harro 20 shkurtin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë
Aktualitet

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26

azeta britanike Daily Mail i ka kushtuar një reportazh të gjatë të ashtuquajturve “Çunat e Londrës”, duke u fokusuar te...

Lexo më shumë
“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

16:50 - 13/09/26
Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26
Programi e qeverisë Kurti për mandatin e ri: Nga paga mesatare 1 mijë euro te 1 miliard euro për ushtrinë

Programi e qeverisë Kurti për mandatin e ri: Nga paga mesatare 1 mijë euro te 1 miliard euro për ushtrinë

16:33 - 13/09/26
Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë

Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë

16:13 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com