Përfaqësues të opozitës kanë depozituar një kallëzim të ri në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në lidhje me përmbytjet në Durrës, duke lëshuar akuza ndaj qeverisë pushtetit lokal dhe personalisht kryeministrit Edi Rama.
Në një prononcim për mediat para selisë së SPAK, Anëtarja e këshillit Kombëtra të PD, Ilirjana Kuçana, deklaroi se përmbytjet që kanë prekur mijëra banorë në Durrës dhe zonat përreth nuk janë “çështje e Zotit”, por pasojë e drejtpërdrejtë e keqqeverisjes. Ajo akuzoi kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesor për situatën, dhe që duhet të mbajë përgjegjësi.
“Kemi të bëjmë me një narko-qeveri. Kemi rreth një vit që ju themi se këta janë një grup i strukturuar kriminal,” u shpreh Kuçana, duke paralajmëruar se së shpejti do të publikohen video kompromentuese. Sipas saj, materialet filmike do të ekspozojnë “koordinatorët e krimit” dhe përfaqësues të tyre në “pazare të drejtpërdrejta me Edi Ramën”.
Duke përshkruar gjendjen në terren si “shumë të rënduar”, Kuçana theksoi dëmin e madh ekonomik dhe psikologjik të shkaktuar ndaj familjeve të prekura, shumë prej të cilave kanë humbur investimin e gjithë jetës. Ajo kritikoi indiferencën totale të institucioneve, duke thënë se ato janë inekzistente për qytetarët në nevojë.
“Ata nuk e kanë më hallin e qytetarëve. Fillimisht kishin hallin për të vjedhur paratë e shqiptarëve, tashmë kanë hallin t’i fshehin ato para, por nuk do t’i fshehin më,” shtoi ajo, duke iu referuar edhe vëmendjes së shtuar ndërkombëtare. Ajo përmendi qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili ka deklaruar se deri në fund të marsit Shqipëria do të shikohet me prioritet, duke shtuar se “cilido që mendon se ka vjedhur paratë e shqiptarëve dhe do të shpëtojë, e ka shumë gabim”.
E pyetur se pse i drejtohet sërish SPAK-ut, pas një kallëzimi të mëparshëm që u shpall moskompetencë, Kuçana theksoi se këtë herë ka besim se institucioni do të veprojë me intensitetin e duhur. Ajo i bëri thirrje SPAK-ut të kryejë detyrën, pasi “shqiptarët ndihen të vjedhur, të braktisur dhe pa shpresë”.
Ilirjana Kuçana: SPAK të merret seriozisht me këtë kallëzim, pasi bëhet fjalë për 400.000 banorë të Durrësit dhe jo vetëm, pasi keni parë që janë përmbytur dhe zona të tjera. Dhe ju them dhe ju siguroj se nuk është përmbytje dhe nuk është çështje e zotit. Unë kam ardhur këtu për të bërë përgjegjës pikërisht atë që mendon se është zoti i shqiptarëve, Edi Rama, që në shërbim ka dhënë djajtë e tij vetë korrupsioni, krimi…ku të gjithë shqiptarët i keni parë se me çfarë qeverisje kemi të bëjmë, me një narko qeveri. Jau kemi thënë vazhdimisht dhe kemi rreth një vit që ju themi që këta janë një grup i strukturuar kriminal.
Na kanë paragjykuar një pjesë edhe shqiptarëve, po edhe të gazetarëve. Në ditët në vazhdim do të shikoni video ku koordinatorët e krimit dhe përfaqësues të koordinatorëve të krimit janë në pazare të drejtpërdrejta me Edi Ramën. Edi Ramën nuk e shpëton dot më askush, as bashkëpunëtorët e tij. Edi Rama do të duhet të shkojë të përgjigjet për çështjen McGonigal dhe për çështje të nxehta të cilat ndodhen në SPAK.
Pyetje: Zonja Kuçana, si paraqitet sot situata në Durrës? Ju keni qenë në terren prej disa ditësh dhe e keni parë nga afër përmbytjet dhe familjet të cilët po vuajnë nga kjo përmbytje.
Ilirjana Kuçana: Atëherë unë ju them që situata është një situatë shumë e rënduar. Keni qytetarë të cilët ndodhen nën ujë, ku investimi i gjithë jetës së tyre ndodhet nën rrënojat e ujit. Keni qytetarë të cilët jo vetëm dëmin ekonomik, por dëmi psikologjik që kanë këta qytetarë është i parikuperueshëm. E imagjinoni dot që sa familje janë larguar dhe kanë lënë gjithë investimin e jetës së tyre për të shpëtuar? Në 2026-ën, në trenin europian, ku Edi Rama thotë që ne jemi drejt Bashkimit Europian, nuk ka vend të Bashkimit Europian ku qytetarët lihen në mëshirë të fatit, ku duhet të themi që institucionet përveçse janë inekzistente, dhe unë ju ftoj si gazetarë, pasi ju e dini që koherencën politike unë e ruaj dhe jam e gatshme të vij bashkë me ju për të shkuar në zonat e përmbytura siç janë Shkozetit, Xhafzotaj, zona e Ish-Kënetës, zona e Sukthit, të gjitha zonat që ju keni parë të përmbytur, për të parë që përveçse ka një indiferencë totale të institucioneve, sepse realisht ata nuk e kanë më hallin e qytetarëve. Ata kanë hallin, fillimisht kishin hallin për të vjedhur paratë e shqiptarëve, tashmë kanë hallin t’i fshehin ato para, por nuk do t’i fshehin më, se siç e keni parë Departamenti i Shtetit Amerikan ka thënë ekzaktësisht që deri në fund të marsit do të shikohet me prioritet Shqipëria. Dhe cilido që mendon se ka vjedhur paratë e shqiptarëve dhe mendon se do të shpëtojë, e ka shumë gabim dhe i ka bërë llogaritë gabim.
Pyetje: Zonja Kuçana, ju theksuat pak më herët që kreu i grupit të strukturuar kriminal, duke ju referuar kryeministrit, del nëpër video dhe do të publikohen së shpejti. Çfarë përmbajtje kanë këto video dhe ku ndodhen këto video? Dhe së dyti, sapo thatë që njërin prej kallëzimeve të bërë vitin e kaluar ju është shpallur moskompetenca. Çfarë ju bën të besoni që i ridrejtoheni sërish SPAK-ut?
Ilirjana Kuçana: Atëherë, unë ju siguroj që përveç, pra po e nis me kallëzimin, i cili është shqetësimi kryesor në këto momente për qytetarët durrsakë dhe jo vetëm durrsakë, po të gjithë qytetarët e Shqipërisë që ndodhen nën përmbytje. Unë jam sot këtu për zotimin që ju kam bërë qytetarëve durrsakë, si politikane e re e cila sjell një model ndryshe, që të merresh me politikë është të mbash përgjegjësi dhe të zotohesh para fjalëve të qytetarëve, t’i mbash në koherencë. Dhe unë jam sot këtu pikërisht për t’ju përgjigjur atyre qytetarëve durrsakë që ju kam premtuar dhe ju premtoj që do të jem gjithmonë në krahun e tyre. Përsa ju përket videove dhe mesazheve, unë ju siguroj që ju do të duhet të jeni kohë të gjata këtu përpara SPAK-ut. Zhvillimet do jenë shumë intensive. Ju siguroj që do keni zhvillime drejtpërdrejt në oborrin e Edi Ramës. Në qoftë se Edi Ramën e keni parë nën panik dhe të frikësuar se anëtarët, po themi, e BKH-së apo të SPAK-ut të cilët duhet të bëjnë punën e tyre dhe ajo është detyra e tyre dhe unë i bëj thirrje në këtë moment SPAK-ut që duhet të ketë më intensive dhe duhet të shtojë intensitetin për këtë pjesë, pasi shqiptarët ndjehen të vjedhur, ndjehen të braktisur, shqiptarët ndjehen sot njerëz të cilët janë pa shpresë dhe nëse SPAK-u nuk do të kryejë detyrën që i takon, pra se ju duket sikur SPAK-u… SPAK-u po bën thjesht detyrën që i takon dhe që do të duhej ta kishte bërë me kohë…










Discussion about this post