Mjeku i njohur Tritan Kalo është treguar i ashpër me kritikat e tij ndaj kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj, lidhur me gjendjen e transportit urban në Tiranë.
Duke i ironizuar për “interesin” e madh që po tregojnë ndaj afganëve, mjeku Kalo paralelizon Tiranën me Kabulin, kur flet për autobusat dhe mungesën e ujit nëpër çezma.
“Ju mirëkuptoj për brengosjen ndaj Afganëve të sotëm, POR mos na nënvlerësoni edhe ne “ish Afganët e para 30 viteve”.
Kalo shkruan në Facebook për gjendjen skandaloze të shërbimit urban në kryeqyet, ku autobusat përveçse vonojnë mbi 30 minuta në stacion, janë të mbingarkuar duke u bërë një burim i përhapjes së infeksionit.
“Nëse doni t’a nisni ditën me nerva të cingërisura, ju ftoj të merni me mua çdo mëngjes linjën e Unazës për të shkuar në punë….E keni të garantuar pritjen më së paku 30 minuta në stacion, autobuza pa kondicioner që edhe breshka do t’ua kishte zili për “ecjen e tyre”, mbingarkesën në pasagjerë duke rritur rrezikun e transmetimit të virusit Sars-Cov2/Covid-19, etj”.
Ndër tjera, ai nuk harron të përmendë as problemet me mungesën e ujit në Tiranë, një nga shumëpremtimet elektorale të parealizuara të kryeministrit Rama.
“Mirë uji që na mungon nëpër çezma, pluhuri e papatërtia që gëlojnë kudo dhe kurdoherë, POR së paku të ndiheshim të mirëtrajtuar dhe mirëkuptuar si qytetarë taksapagues të rregullt në Kabulin/ Tiranën tonë….Ju falemimderit për mirëkuptimin tuaj edhe në këtë rast!!!!”, shkruan Kalo.