GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Kalojeni dimrin jashtë shtetit”, Ukraina i bën thirrjen më të fundit refugjatëve

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kalojeni dimrin jashtë shtetit”, Ukraina i bën thirrjen më të fundit refugjatëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Ukrainës u ka bërë thirrje refugjatëve të luftës, që të mos kthehen deri në pranverën e vitit të ardhshëm. Kjo për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe ngrohjes.

“Nëse keni mundësi, kalojeni dimrin jashtë shtetit!” ka thënë zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk të martën në televizionin kombëtar.

Sistemet e energjisë janë jostabile për shkak të sulmeve ruse, ka thënë ai.

“Ju e shihni çfarë është duke bërë Rusia, secili e sheh atë gjë. Ju, fëmijët tuaj, gjithë familjarët tuaj që janë të sëmurë, kanë pak mundësi për të lëvizur apo janë edhe në moshë”, ka thënë Vereshchuk.

“Ne duhet të tejkalojmë këtë dimër”.

Mirëpo ajo ka thënë se pranverën e ardhshme mezi pret të shohë njerëzit duke u kthyer për të rindërtuar atë që është shkatërruar dhe për të dërguar fëmijët në shkollat ukrainase.

Ushtria ruse ka përdorur raketat dhe sulmet me dronë prej 10 tetorit, për të shkatërruar shumë objekte që ofrojnë shërbime të energjisë dhe ngrohjes në Ukrainë.

Qeveria e Kievit ka thënë se Moska synon që të thyejë gatishmërinë e Ukrainës për të rezistuar, dhe që të nxisë një valë të re të refugjatëve në shtetet tjera evropiane.

Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, rreth 7.7 milionë refugjatë janë regjistruar në shtetet tjera evropiane prej kur ka nisur lufta e Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt.

Brenda Ukrainës janë zhvendosur miliona të tjerë. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Etiketa: LufteRefugjatUkraine

Lajme të lidhura

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve
Botë

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

09:38 - 26/10/26
“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Para
Pas vizitës në Izrael, Rama shkon në Emiratet e Bashkuara Arabe: Biseduam mbi projektet…

Pas vizitës në Izrael, Rama shkon në Emiratet e Bashkuara Arabe: Biseduam mbi projektet...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin
Aktualitet

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka ngritur shqetësimin për mungesën e hetimeve mbi dhunën ndaj studentëve dhe të rinjve gjatë protestave kundër...

Lexo më shumë
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26
Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum

Berisha uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Ky rezultat është një dëshmi e fuqisë së bashkimit

10:26 - 26/10/26
Përplasjet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Përplasjet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

10:22 - 26/10/26
Protesta në Tiranë/ Arrestohen 9 persona dhe 20 të tjerë shpallen në kërkim, në pranga edhe një gjerman

Protesta në Tiranë/ Arrestohen 9 persona dhe 20 të tjerë shpallen në kërkim, në pranga edhe një gjerman

10:08 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com