Një person ka mbetur i plagosur gjatë mesditës së sotme në zonën e Lungomares në Vlorë.
Nga të dhënat paraprake mësohet se i plagosur ka mbetur një i moshuar, i cili është goditur nga një motor, teksa ka qenë duke kaluar rrugën.
I plagosuri u dërgua në spitalin e Vlorës, ndërkohë që lidhur me ngjarjen hetimet janë në vijim.
Discussion about this post