GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Kam 7 fëmijë, nëse s’më jepni motorin më ktheni në qeli’

16:51 - 09/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Kam 7 fëmijë, nëse s’më jepni motorin më ktheni në qeli’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një burrë i moshës 40 vjeç nuk u shfaq aspak i gëzuar kur gjyqtari i komunikoi se po e nxirrte nga burgu nën një masë tjetër sigurimi, që ai të shkonte në shtëpi dhe të kujdesej për fëmijët. E.R sipas burimeve shpërtheu në lot dhe i trishtuar tha : “Nëse nuk më ktheni dhe motorin mos më lironi kot, më mirë më dërgoni në burg.” Sipas materialit të referuar nga policia, 40-vjeçari nuk e mbante motomjetin për argëtim dhe as që është i apasionuar mbas tyre. Por E.R u arrestua nga qakullimi rrugor për drejtim mjetesh në gjendje të parregullt.

Materiali policor që iu tregua Gazetasi.al thotë që babai i shtatë fëmijëve u konstatua nga një patrullë policie duke ngarë një tricikël, të përshtatur si mjet pune. Por për të vërtetuar aftësinë 40 vjeçari rezultoi që nuk dispononte asnjë dokument. Pa një pa dy oficerët i hodhën prangat, siç veprojnë me shumë drejtues të tjerë që vërehen duke udhëtuar në gjendje të dehur apo pa dokumentacionin përkatës. Ndonëse E. R i tha policisë se e kreu këtë veprim dhe nuk ishte pajisur me dokumente pasi është në pamundësi financiare dhe nga mungesa e punës ai shpiku një mundësi të re.

“E krijova motoçikletën si një magazinë të vogël me të cilën mbledh mbetjet plastike apo hekur dhe çdo gjë që shitet sado pak para. Këto para më duhen për të ushqyer fëmijët, kam shtatë fëmijë dhe banoj në një shtëpi sociale në Tiranë. Jam pa asnjë mundësi për t’ia dalë. Mos më arrestoni”, mësohet t’i jetë lutur policisë 40-vjeçari.

Por Gazetasi.al mëson se burri u prangos nën akuzën e drejtimit të motomjetit në mënyrë të parregullt. Gazetasi.al e ndoqi këtë rast edhe në gjykatë pasi u njoftua nga një dëshmitar që dëgjoi lutjet dhe të qarat e burrit drejtuar policisë, që siç kuptohet veproi me “dorë të hekurt”.

Përpara gjykatës penale E.R bëhet me dije se kujtoi se ishte i vetmi që punonte në familje “Eci nëpër Tiranë dhe nëse gjej plastikë e gjëra të tilla i mbledh, ato kthehen në ushqimin tim dhe të fëmijëve”, shtoi më tej 40-vjeçari.

Burimet i thanë Gazetasi.al se burri u mbrojt nga një avokat i shtetit për shkak të mungesës të të ardhurave, dhe kur gjyqtari shpalli masën e detyrimit me paraqitje, ai pyeti: “Po mjeti që më duhet për punë?”

Gjykata iu përgjigj se mjeti do vijonte të qëndronte i bllokuar derisa hetimet të mbyllen.

Kjo nuk u prit mirë prej tij, dhe me lot ai kërkoi që nëse nuk i kthenin edhe mjetin që kishte përshtatur për të fituar të ardhura, atëherë ta dërgonin edhe atë në qeli. Burimet i thanë Gazetasi.al se kërkesa e babait të 7 fëmijëve nuk u dëgjua.

E njëjta gjë ndodhi dhe me R. A 25 vjeç me banim pranë Shkollës së Qenve.

“Dola për bukën e gojës me papaq dhe këta të lënë pa bukë. Kam dy fëmijë dhe kujdesem dhe për tre vëllezërit jetimë. Me kapën sipas tyre duke e drejtuar pa leje” .

Policia këmbëngul se e konstatoi në bulevardin Bajram Curri pasi kishte modifikuar një karroceri dhe se motori nuk dispononte leje.

“Më ndaluan, iu thashë s’kam dokument, më lini të ha bukë e të rris fëmijët ju thashë policëve. Më arrestuan” .

Faleminderit,- tha i dyshuari dhe më pas i tha edhe gjyqtarit edhe prokurorit: Ju ruajtë Zoti inshallah.

Të dy burrat janë të komunitetit rom, tha prokuroria për Gazetasi.al dhe siç bëhet me dije, prokurori do t’i kërkojë policisë t’ua kthejë mjetet dy të dyshuarve. /Gazeta Si/

 

Etiketa: FemijemotoriQeli

Lajme të lidhura

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’
Aktualitet

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit
Aktualitet

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

18:15 - 26/12/25
Para
Lidhi qenin pas makinës dhe e tërhoqi zvarrë, arrestohet keqtrajtuesi (Emri)

Lidhi qenin pas makinës dhe e tërhoqi zvarrë, arrestohet keqtrajtuesi (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com