GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kam gabuar në jetë! Zbardhet dëshmia e 18-vjeçares: Qëllova veten në dhomën e hotelit , ndërsa i dashuri ndodhej

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vritet brenda banesës, identifikohet viktima në Shkodër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është zbardhur dëshmia e 18-vjeçarjes e cila u vetëplagos gjatë natës në një hotel në zonën e Saukut.

Vajza ka deklaruar se ka qenë vetëm në dhomë në momentin që është vetëplagosur. Ndërsa i dashuri i saj ndodhej jashtë me personat e tjerë.

18 vjeçarja ka pohuar se ka tentuar dhe herë tjetër të dëmtojë veten duke pirë medikamente. “Kam gabuar në jetë”, ka deklaruar ajo.

E reja është e dashura e 22-vjeçarit Erisjaldo Gjuta, i cili është shpallur në kërkim së bashku me Sajmir Gjutën, babai i tij, dhe Elvir Gjuta, kushëriri i tij, i cili ka shoqëruar në spital 18-vjeçaren së bashku me të ëmën e 22-vjeçarit.

Ndërsa Mirvete Gjuta, nëna e të dashurit të saj, e cila e çoj Natali Muratin në spital, ka pohuar se nuk e njihte vajzën më herët.

Të marrë në pyetje, anëtarët e familjes Gjuta, të cilët kanë fshehur ngjarjen, paraprakisht kanë deklaruar se vajza mund të vdiste dhe për shkak se tentativa për vetëvrasje ndodhi në biznesin e tyre, kishin frikë se do t’u faturohej atyre autorësia.

Të arrestuar janë Mirvete Gjuta dhe xhaxhai i 22-vjeçarit Vladimir Gjuta. Të gjithë personat e shpallur në kërkim dhe ato të arrestuar akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. 22-vjeçari Erisjaldo Gjuta akuzohet gjithashtu dhe për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Si ndodhi ngjarja

Vajza ka qenë vetëm në dhomë të gjumit kur ka marrë armën dhe ka qëlluar veten. Sajmir dhe Erisjaldo Gjuta kanë qenë jashtë dhe kanë dëgjuar të shtënat. Kur kanë hyrë te dhoma, kanë parë vajzën të vetëplagosur dhe kanë thirrur edhe anëtarët e tjerë, Mirvete dhe Vladimir Gjuta dhe kanë vendosur që të pastrojnë vendin e ngjarjes.

Ata mësohet se kanë marrë e fshehur armën, kanë larë gjakun, ndërsa Mirvetja me Elvirin janë nisur me makinë për ta dërguar në spital dhe janë porositur të deklarojnë që “vajzën e kanë gjetur të shtrirë te rrethi i Ekonomikut”. Pas hetimit, rezultoi se vajza në fakt ishte vetëplagosur në hotelin e tyre.

Etiketa: 18 vjecareDëshmiKryesore1qellova

Lajme të lidhura

Shpërthim i fuqishëm në një karburant te zona e Brrylit, mbeten të plagosur punonjësit
Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm në një karburant te zona e Brrylit, mbeten të plagosur punonjësit

07:42 - 09/09/26
Ngjarja sonte në Laprakë, emrat e dy të rinjve të plagosur, nuk dihen autorët
Aktualitet

Ngjarja sonte në Laprakë, emrat e dy të rinjve të plagosur, nuk dihen autorët

22:42 - 08/09/26
Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona
Aktualitet

Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona

22:09 - 08/09/26
Para
Vllaznia siguron matematikisht “Final–Four”, “luftë” e ashpër për vendin e 4-të dhe mbijetesën

Në lojë 3 pikët e kreut dhe të mbijetesës, ja dy sfidat e sotme të Superiores

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 9 Shtator, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:05 - 09/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Shpërthim i fuqishëm në një karburant te zona e Brrylit, mbeten të plagosur punonjësit

Shpërthim i fuqishëm në një karburant te zona e Brrylit, mbeten të plagosur punonjësit

07:42 - 09/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Shtator 2026

07:27 - 09/09/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 9 Shtator 2026

07:24 - 09/09/26
Champions League/ Real Madridi e nis me fitore, mposht Interin në superduelin e ‘Bernabeut’

Champions League/ Real Madridi e nis me fitore, mposht Interin në superduelin e ‘Bernabeut’

23:01 - 08/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com