GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Kam luksin të zgjedh”, Ami zbulon nëse do të rikthehet në ekran

09:51 - 03/10/21
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kam luksin të zgjedh”, Ami zbulon nëse do të rikthehet në ekran
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Moderatorja e njohur Amarda Toska, e ftuar në emisionin “Fol me mua” në Fax News, ka zbuluar se për momentin nuk ka ndërmend që të rikthehet sërish në ekran në një emision të sajin. Ajo tha se tashmë biznesi është prioriteti i saj dhe i Ermalit, dhe padyshim edhe kujdesi për fëmijët e tyre.

“Për sa kohë unë nuk e shoh më aq atraktive që të jem në përditshmërinë time në TV. Më merr shumë kohë nga gjërat prioritare, ekrani nuk është më prioriteti im, është një botë që shkëlqen, që ka sfidat e veta, por sikur më ka ikur nga prioritetet. Nuk mendoj më si do të jem në TV, kam pasur edhe oferta dhe nuk kam thënë po që të kthehem në ekran.

Ndoshta e kam çuar unë rrjedhën për ta mbyllur atë derë, më anon më shumë peshorja nga investimet që ne kemi bërë. Them ne pasi dhe Ermali është pjesë e arritjeve tona, kur kthejmë kokën të shohim, vendosim prioritete të tjera, dhe e kam luksin që të zgjedh. Nëse vjen mirë, dhe mirë se të vij. Nëse do të vijë do të jetë ashtu siç unë e kërkoj. Nuk e besoj edhe unë që ka 15 vite që është hapur “Ami Event”, ne kemi qenë shumë të rinj, kemi bërë paralelisht 4 apo 5 punë, ndaj ka ardhur dhe ky momenti që unë të zgjedh”, tha Ami.

E pyetur se kush i merr vendimet në çift, Ami tha se ajo dhe Ermali ja njohin njëri tjetrit forcën dhe limitet, dhe secili ka hapësirën e tij të lirisë.

“Në çështjen e marketingut Ermali punon fort dhe ia del që të dëgjohet jehona kudo ku ai vendos fokusin. Ka vendime që prekin biznesin, dhe ka vendime personale, nëse do të bëjë diçka për veten, që i krijon vetë përmbushje, unë nuk mund ta ndaloj dhe normalisht që e mbështes. Asnjë nuk do që të jetë i mbytur dhe të jetë gjithë kohën duke dhënë llogari.

Për vendime që kanë të bëjnë me çiftin, padyshim që japim mendim të dy, e dimë shumë mirë deri ku shkon njëri, ja njohim limitet njëri tjetrit”, u shpreh Toska.

Kujtojmë se kjo temë u hap edhe më herët në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”. Një ndër pyetjet që Arbana i drejtoi Amit ishte nëse do ta shikojmë më në televizion. Ajo tha që nuk ka hequr dorë nga ekrani, por momentalisht është tejet e zënë me projektet e saj.

Etiketa: Amarda Toska

Lajme të lidhura

“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)
Aktualitet

“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)

17:30 - 30/01/26
VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës
Aktualitet

VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës

16:11 - 21/01/26
Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni
Aktualitet

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

17:15 - 16/01/26
Para
Aksidenti me vdekje në Devoll, vihet në pranga drejtuesi i automjetit

Rikthehen gomonet në Vlorë, kapet grupi i trafikanteve me 15 klandestinë

TË FUNDIT

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A
Breaking Views

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26

Inter nuk fal në transfertën e Cremoneses. Zikaltërit fitojnë 0-2, në sfidën e luajtur në Stadio Giovanni Zini (Cremona). Ekipi...

Lexo më shumë
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com