GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kam patur kërcënime”/ U dhunua pranë banesës, flet gazetari Doçi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kam patur kërcënime”/ U dhunua pranë banesës, flet gazetari Doçi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Adriatik Doçi është shprehur se është sulmuar në befasi dhe më parë ka patur kërcënime. Kujtojmë se ai u dhunua sot nga një person ende i paidentifikuar. Doçi shprehet se është goditur me grusht nga një person, por që beson se autori ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë, dhe se ishin të maskuar.

“Rreth mesditës duke u kthyer në banesë persona të pa identifikuar më kanë goditur nga pas në mënyrë të befasishme. Nuk i identifikova dot. Nuk kisha asnjë lloj komunikimi, vetëm më dhunuan në mënyrë të befasishme dhe tinzare nga pas. Nuk e kisha mendjen pasi nuk mendova se do më qëllonin. Kam pasur kërcënime por jo dhune konkrete fizike. Ky ishte episodi i parë i një dhunë fizike. Te rruga “Pashko Vasa” duke hyrë tek banesa pasi konsumova dhe kafen, isha vetëm dhe po kthehesha në banesë. Sulmi është ekzekutuar nga një person por besoj se kanë qenë edhe persona të tjerë për mbështetje.

Janë bashkangjitur këtij personi pasi kanë menduar se do t’i sulmoj edhe unë. Personi që unë mendoj se është i paguar nga segmente të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Një mercenar i paguar ishte rreth moshës 25 vjeç.

Ishin të maskuar me kapuç. E kisha të vështirë që të shquaja fytyrën. Ishte sulm nga pas i befasishëm.

Dyshimet e forta janë se goditja është për shkak të detyrës, pasi nuk kam asnjë konflikt me asnjë person.

Ka të bëjë vetëm me faktet e raportuara dhe një sulm i paguar nga segmente të caktuara.

Doja të jepja dhe një mesazh ky sulm më shton kurajon për të raportuar dhe nuk më ndal asgjë. Nuk do largohem nga Shqipëria dhe do raportoj deri në frymën e fundit. Aktualisht po bën një kallëzim në komisariatin nre5. Policia shumë bashkëpunuese, për të gjetur autorët e këtij sulmi”-tha gazetari.

Etiketa: adriatik docibanesegazetar

Lajme të lidhura

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës
Aktualitet

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Para
“Nuk do ndalemi”, Berisha mesazh pas protestës: Të shpëtojmë Shqipërinë!

“Nuk do ndalemi”, Berisha mesazh pas protestës: Të shpëtojmë Shqipërinë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com