GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kam videon që je duke bërë s*ks”, si e kërcënuan dhe gjobitën shoqen e klasës dy vajzat…

16:45 - 24/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kam videon që je duke bërë s*ks”, si e kërcënuan dhe  gjobitën shoqen e klasës dy vajzat…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nxënëse në një shkollë në Kamzë është gjobitur nga shoqet e saj deri aty sa është shtyrë që të kthehet një hajdute. Ka arritur deri aty problematika, saqë ajo në një rast vodhi çantën e mësueses mbasi nuk po siguronte para për të mbuluar kërkesat e shoqeve të klasës të cilat kishin mësuar sekretin e saj, atë të një historie që vajza pati me një të ri.

Gazeta si mëson  nga burime të policisë se ngjarja e rëndë, është raportuar në policinë e Kamzës nga prindërit e një vajze nën moshë, të cilës kushërira e saj i prezantoi një djalë.

Në takimin e parë siç tregon nxënësja e shkollës nëntëvjeçare ajo doli për kafe me kushërirën dhe një shoqe. I riu u prezantua asaj si një 16-vjeçar që ndiqte shkollën. Fëmija u takua me 16-vjeçarin me inicialet O.O disa ditë me radhë, pasi ai shfaqej me një automjet tip Audi. Në një nga këto ditë ajo doli vetëm për vetëm me O.

‘Ai kreu marrëdhënie me mua dhe në fillim kundërshtova, pasi ishte pak më i madh se unë në moshë. Ndërsa herët e tjera kryem marrëdhënie edhe me dëshirën time”, deklaron e mitura në polici.

Burimet policore bëjnë me dije se fëmija i ndërpreu kontaktet me 16-vjeçarin befasisht. Kanë qenë shoqet e saj që e kanë vënë në dijeni se O. ishte larguar jashtë Shqipërisë. Por pas kësaj ndarjeje, vajza i thotë policisë së Kamzës se nisën problemet reale.

“Më dolën para dy shoqet dhe më thanë se dispononin një video timen intime, ku thoshin se shfaqesha duke kryer marrëdhënie me O. Megjithëse isha e bindur se nuk e kishte filmuar aktin u tremba se shtuan që do ta bënin virale në internet këtë çështje. Dy shoqet e mia të cilat gjithashtu kanë të dashur dhe familja e tyre nuk e di, më kërkuan para që mos ta shpërndanin çështjen. Nisën me 50 deri në 60 mijë lekë secila”, dëshmon e mitura në polici.

Sipas këtij kallëzimi rezulton se dy të miturat gjobëvënësve, kanë përfituar shuma të herëpashershme nga nxënësja që si fillim grabiti prindërit.

“Ne nuk kemi kushte të mira, prindërit mezi na ushqejnë. Jam munduar që më pas të vjedh tek dyqani i ushqimeve në lagje, në një rast më pa shitësja dhe nuk munda dot t’i bëj paratë. Ato më frikësonin dhe kërkonin paratë dhe në rastin tjetër kur erdhi D. më tha se i duheshin shpejt 50 mijë lekë të vjetra, ndryshe do nxirrte sekretin. Duke u ndjerë e terrorizuar shkova në njërën nga klasat, pashë çantën e mësueses dhe mora kuletën”, tregon e mitura.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo sekreti i fëmijës ka dalë. Një tjetër nxënëse e një tjetër shkolle i është afruar fëmijës në orën e fizkulturës.

Siç thotë policia ajo i tha: “Videon e kam unë, t’i shfaqesh duke bërë seks dhe do ua tregoj të gjithëve. Dua 70 mijë lekë e urdhëroi edhe E.SH”.

Serish fëmija ka hedhur sytë nga çantat e mësuesve, njëra prej të cilave e kapi në flagrancë.

“Sapo më pa, fillova të qaj dhe mësuesja më pyeti a kisha ndonjë hall dhe se do më ndihmonte dhe do mi jepte paratë. I tregova të vërtetën dhe ajo telefonoj prindërit. Më tha se do më ndihmonte”, denoncon vajza.

Kur policia nisi marrjen në pyetje të nxënësve, këqyri gjithashtu edhe rrjetet sociale si “Snapchat”, përmes të cilit ajo caktonte takimet me 16-vjeçarin. Sipas saj sekreti i doli nga shoqja e ngushtë.

“Ajo ishte në kafen e parë midis meje dhe kushërirës dhe aty e mori vesh. I tregoja çdo gjë dhe ajo ishte e para që më kërkoi para”, akuzon fëmija.

Shoqet e të miturës kanë mohuar kategorikisht të kenë vendosur gjobë.

“Nuk kam asnjë dijeni që shoqja ime ka lidhje me ndonjë djalë. Nuk kam të dashur. Bisedat për djemtë që ajo bën e ka fjalën për shokët e mi të klasës. Në asnjë rast nuk e kam shantazhuar dhe nuk disponoj video të tillë në telefonin tim”, justifikohet shoqja e ngushtë që është nën moshë dhe që për këtë arsye ajo dhe të tjerat shpëtuan nga arrestimi.

Policia thotë sakaq se ka nisur hetim në mungesë për 16-vjeçarin për marrëdhënie seksuale me të mitura. Ai përshkruhet se është nga zona e Laçit dhe se është zhvendosur jashtë Shqipërisë, së bashku me familjen./ GazetaSi/

Etiketa: MakineNgacmimPoliciavideo

Lajme të lidhura

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
Para
“E merrnin me privat”/ Zhdukja e 31-vjeçares nga Librazhdi, shoku rrëfen bisedat e fundit me të

“E merrnin me privat”/ Zhdukja e 31-vjeçares nga Librazhdi, shoku rrëfen bisedat e fundit me të

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

Sandro Mugnai, një zejtar 56-vjeçar nga San Polo (Arezzo), i cili në vitin 2023 qëlloi dhe vrau fqinjin e tij,...

Lexo më shumë
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com