GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kërkova pagën”/ Kamarieri 18-vjeçar rrëfen dhunën barbare nga pronarët e hotelit: Më kërcënuan se do më zhduknin trupin

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kërkova pagën”/ Kamarieri 18-vjeçar rrëfen dhunën barbare nga pronarët e hotelit: Më kërcënuan se do më zhduknin trupin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dëshmia e kamarierit 18-vjeçar Genti Nela, i cili u dhunua nga pronarët e hotelit ku punonte në Golem është zbardhur.

Para autoriteteve, Nela ka treguar se kishte filluar punë në banak në datën 10 korrik, por në datën 27 gusht dëshironte të largohej nga puna, pasi do fillonte diku tjetër.

Sipas dëshmisë, ky vendim i tij nuk u prit mirë nga vëllezërit, të cilët e qëlluan me tavëll qelqi, e më pas me grushte si dhe e kanë kërcënuar.

Për të shmangur 4 agresorët, Nela thekson se ka qëlluar njërin prej tyre me gotë në kokë e më pas me grusht, për të ikur më pas me vrap.

Ai thekson se edhe pas largimit, është ndjekur me vrap nga 4 personat e përfshirë në konflikt dhe është dhunuar nga ata.

Dëshmia e plotë e 18-vjeçarit

Më datë 10.07.2026 kam filluar punë si banakier në hotelin “FLAR”, në zonën e Malit të Robit. Për fillimin e punës kam biseduar me Florian dhe Arbër Habilaj. Më datë 27.08.2026 u kam kërkuar pagën, pasi kisha vendosur të largohesha nga puna dhe të punoja diku tjetër.

Në momentin që i kam thënë këtë, të pranishëm kanë qenë Florian dhe Arbër Habilaj, Enold Dragoti dhe Mariglen Mosha. Ata nuk e kanë pranuar largimin tim nga puna dhe fillimisht më kanë sharë.

Floriani më ka goditur i pari me grusht, ndërsa Arbëri më ka goditur me një tavëll qelqi në kokë dhe në ftyrë. Jam goditur edhe nga Enold Dragoti, ndërsa Mariglen Mosha më ka mbajtur dhe më ka penguar të largohesha. Ata më kishin bllokuar rrugën dhe vazhdonin të më godisnin.

Gjatë kohës që më godisnin, më kanë kërcënuar vazhdimisht se do të më vrisnin. Duke u ndjerë në rrezik dhe për t’u mbrojtur, kam marrë një gotë qelqi dhe kam goditur Florianin në kokë. Kam goditur edhe me grushte, me qëllim që të largohesha prej tyre.

Pas kësaj kam arritur të largohem me vrap, por jam ndjekur nga të katër personat, të cilët më kanë bllokuar përsëri rrugën dhe më kanë goditur sërish.

Si ndodhi ngjarja?

Një konflikt për pagesën e punës përfundoi me dhunimin e një kamarieri 18-vjeçar në zonën e Golemit. 18-vjeçari Genti Nela punonte si kamarier në një hotel në Malin e Robit, por u dhunua djemtë e pronarit të hotelit dhe shokët e tij për shkak se kërkoi pagesën për punën e bërë. Për ngjarjen janë arrestuar Florian Habilaj, 28 vjeç, dhe Enold Dragoti, 20 vjeç, ndërsa Arbër Habilaj, 36 vjeç, është shpallur në kërkim.

Pas dhunimit, 18-vjeçari u dërgua në Spitalin e Kavajës për të marrë ndihmë mjekësore.

Pas ngjarjes xhaxhai i të riut, Melison Nela u nis drejt hotelit i armatosur, me qëllim hakmarrjen. Por Policia e ndaloi pranë hotelit dhe gjatë kontrollit në automjet i gjeti në një çantë një kallashnikov, 3 karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë.

 

Etiketa: dhunaKamarieri 18 vjecarPronaret e Hotelitrrefim

Lajme të lidhura

“Kam ardhur nga emigrimi për protestën”/ Qytetari: Qëndresa për 134 ditë, gjëja më e bukur!
Breaking Views

“Kam ardhur nga emigrimi për protestën”/ Qytetari: Qëndresa për 134 ditë, gjëja më e bukur!

21:32 - 11/10/26
“Rama ka frikë”/ Aktivisti thirrje SPAK: Mos vononi kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut!
Breaking Views

“Rama ka frikë”/ Aktivisti thirrje SPAK: Mos vononi kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut!

21:26 - 11/10/26
“Rama, diga që mban në këmbë krimin”/ 134 ditë në shesh, aktivisti: Nuk heqim dorë!
Breaking Views

“Rama, diga që mban në këmbë krimin”/ 134 ditë në shesh, aktivisti: Nuk heqim dorë!

21:18 - 11/10/26
Para
Lubonja: Protesta tregoi se Shqipëria është në një regjim dhe Edi Rama në krye të tij! Në një vend demokratik, do të ishte djegur Kryeministria

Lubonja: Protesta tregoi se Shqipëria është në një regjim dhe Edi Rama në krye të tij! Në një vend demokratik, do të ishte djegur Kryeministria

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kam ardhur nga emigrimi për protestën”/ Qytetari: Qëndresa për 134 ditë, gjëja më e bukur!
Breaking Views

“Kam ardhur nga emigrimi për protestën”/ Qytetari: Qëndresa për 134 ditë, gjëja më e bukur!

21:32 - 11/10/26

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës vijon për të 134-ën ditë, ndërsa pjesëmarrësve në tubimin në Tiranë u janë bashkuar...

Lexo më shumë
“Rama ka frikë”/ Aktivisti thirrje SPAK: Mos vononi kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut!

“Rama ka frikë”/ Aktivisti thirrje SPAK: Mos vononi kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut!

21:26 - 11/10/26
“Rama, diga që mban në këmbë krimin”/ 134 ditë në shesh, aktivisti: Nuk heqim dorë!

“Rama, diga që mban në këmbë krimin”/ 134 ditë në shesh, aktivisti: Nuk heqim dorë!

21:18 - 11/10/26
“Mos flisni, ju japim para”/  Salianji denoncon fshehjen e ngjarjes: Elektriçisti ndërroi jetë në krye të detyrës

“Mos flisni, ju japim para”/ Salianji denoncon fshehjen e ngjarjes: Elektriçisti ndërroi jetë në krye të detyrës

21:08 - 11/10/26
Aktivisti: Socialistët votuan në rresht Territorialen për shpopullimin e vendit

Aktivisti: Socialistët votuan në rresht Territorialen për shpopullimin e vendit

20:57 - 11/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com