GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Kambanat folën

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Kambanat folën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Nga Luçiano Boçi
Folën, pasi ka kohë që bien.
Ato që i dëgjuan kanë nisur zbrapsjen, për të mos përdorur fjalë tjetër. Ndryshimet politike që pasuan pas zgjedhjes së Presidentit të ri, e po vazhdojnë nën formën e një efekti domino të pashmangshëm, janë të dukshme e të prekshme.
Rikthimi i Trump duket se është epokal. Bota përgatitet të ndryshojë rrjedhë kah normaliteti.
Zoti dhe amerikanët e thjeshtë e bënë të tyren.
Pas shumë vitesh nën presionin e së majtës ekstreme Amerika dhe bota tani po ndjejnë aromën e lirisë, e përzier këto kohra me aroma të pista axhendash që e mbytën atë dhe e morën peng me mijëra forma e marifete.
Fitorja e Trump është e ngjashme për nga rëndësia, por dhe efekti që po paralajmëron, me rënien e komunizmit.
Rendi i ri botëror që imponoi e majta sorosiane ishte një rend ku dominoi degradimi politik, social dhe moral i shoqërisë.
Një lloj neokomunizmi pervers i cili imponoi formatin e “luftës së ftohtë”me forcat e djathta, duke pasur si ndryshim vetëm kufijtë.
Nuk kishte më Lindje dhe Perëndim me kufij të përcaktuar sipas shteteve, por sorosianë dhe republikanë në pothuaj të gjitha shtetet.
E majta me synime të qarta “pushtuese” e dominuese, shenjëstroi dhe zhbalancoi sa mundi e kudo mundi, ekuilibrat demokratikë politikë e njerëzorë, duke synuar nxjerrjen e së djathtës jashtë shahut politik dhe duke synuar deformomin e thelbit natyror të shoqërisë.
E majta i shpalli kudo luftë identiteteve dhe besimeve.
Sulmoi pa reshtur identitetin gjinor të njeriut dhe ndërmori një fushatë të egër rrafshimi të konservatorizmit ideologjik dhe moral, si identitet i spikatur politik.
Deformuan pa hezitim çdo koncept klasik mbi të drejtën dhe lirinë dhe devijuan balancat ekonomike në dëm të vetë SHBA-ve.
Shqipëria është dhe ende mbetet një nga eksperimentet politike më të suksesshme të sorosianëve.
E majta ekstreme u mbështet dhe u investua për të ngulur në vend një sundim shumëvjeçar që progresoi paralelisht me një luftë të egër për të eleminuar të djathtën të përfaqësuar nga Partia Demokratike.
Sipas axhendës falë Ramës, kjo e majtë kishte filluar pandalshëm të hidhte hapa konkretë dhe në aplikimin e çorientimit gjinor e social.
Pasojat që prodhuan këto operacione janë të prekshme.
Vendi ka humbur çdo standart demokratik dhe ka rrëshqitur drejt një sundimi absurd përmes krimit dhe korrupsionit të stimuluar dhe nxitur nga pushteti.
Për këtë shkak pritja e këmbanave këtu ka qenë po kaq dëshirore sa vetë në Amerikë.
E folura e tyre nën betimin e Trump është e qartë:
Në një rend të ri botëror vlerash e parimesh nuk ka më vend për matrapazë të vlerave të patjetërsueshme themelore politike dhe njerëzore.
Koha e regjimeve dhe krerëve të tyre të majtë ekstremë, sivëllezër të Soros ka mbaruar.
Këmbanat e betimit folën qartë…
Mjerë kush bën sikur s’i dëgjon.
Davos-i nuk e amniston dot Ramën.
Zoti e bekoftë Amerikën!!!!
Etiketa: kembanat

Lajme të lidhura

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!
OP-ED

T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!

10:05 - 27/07/26
EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West
Editorial

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West

23:00 - 26/07/26
Para
VIDEO/ Xumi s’përmbahet, shan nga motra Gjestin

VIDEO/ Xumi s’përmbahet, shan nga motra Gjestin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare
Aktualitet

Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare

10:22 - 01/08/26

Një person është vënë në pranga në zonën e Lungomares në Vlorë, pasi dyshohet se qarkullonte i armatosur pa leje....

Lexo më shumë
Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

10:02 - 01/08/26
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26
Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com