GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kamioni 73 mln lekë pa garë i Erion Veliajt, shkon dhuratë për kompaninë e Sait Dollapit

18:37 - 29/12/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Kamioni 73 mln lekë pa garë i Erion Veliajt, shkon dhuratë për kompaninë e Sait Dollapit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E kthyer tashmë në një traditë, Bashkia e Tiranës vazhdon të japë tendera pa garë dhe duke skualifikuar konkurrentët për arsye imediate dhe duke i zhvilluar procedurat vetëm me një konkurrent. Kësaj radhe bëhet fjalë për tenderin e bërë në datën 9 dhjetor nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik Tiranë, e cila është në varësi të Bashkisë së Tiranës, për blerjen e një “Kamioni vetëshkarkues 814”.

Tenderi mban numrin e referencës REF-14471-12-08-2021, ka fondin limit prej 7.235.000 lekë të reja, ose rreth 73 milionë lekë të vjetra. Në këtë procedura kanë marrë pjesë në garë vetëm dy kompani “ONYX” sh.p.k dhe “LIGUS” sh.p.k. Nga gara është skualifikuar kompania “LIGUS” sh.p.k, me arsyen se nuk ka paraqitur me foto llojin e mjeteve dhe se nuk ka deklaruar kilometrat e kamionit, kur kamioni pretendohet të blihet i ri. Kështu me skualifikimin nga gara të “LIGUS” sh.p.k, kompania “ONYX” sh.p.k e cila nuk ka pasur asnjë konkurrent, është shpallur automatikisht fituese në këtë tender. Pra, kompania “ONYX” garoi me veten e saj dhe u shpall fituese.

Kjo është një procedurë tjetër ku shpiken arsye nga më absurdet në mënyrë që tenderët të shkojnë për kompanitë që mund të jenë të paracaktuara. Nuk ka munguar edhe flamuri i kuq nga “Open Data”, ku e shoqëron me mbishkrimin e skualifikimi i të gjithë operatoreve konkurrues përveç fituesit, një procedurë kjo që lejohet nga ligji, por që mbart risk të madh për abuzim, klientelizëm, paracaktim dhe shpeshherë korrupsion.

Por “ONYX” sh.p.k është e njohur pasi është në pronësi të Sahit Dollapit, ish-sekretarit organizativ të në Partinë Demokratike, i cili u largua vetëm dy javë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Edhe pse vepronte si sekretar organizativ në PD, Dollapi ka “bashkëpunuar” disa herë më Bashkinë e Tiranës edhe pse drejtohet nga Erion veliaj, ku në shumë tendera kompania e tij është shpallur fituese në disa tendera të Bashkisë Tiranë, pa garë dhe pa konkurrent.

Kujtojmë këtu se një muaj pas dorëheqjes kompania “ONYX” sh.p.k doli fituese në tenderin edhe ky pa garë me vlerë rreth 190 mijë USD, për zhbllokimin e pusetave në Tiranë.  Siç duket rezultati i 25 prillit po i shkon më përshtat Sahit Dollapit, pasi duke pasur nga një këmbë në të dyja kampet, doli i fituar ku po vazhdon të merr miliona lekë nga “kundërshtarët” e tij.

Gijotina.com

Etiketa: dhurateErion Veliajkamionikompaniakryesore2Sahit Dollapitenderi

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Rëndohet situata e COVID-19 në Itali, mbi 98 mijë persona të infektuar në 24 orë

Rëndohet situata e COVID-19 në Itali, mbi 98 mijë persona të infektuar në 24 orë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26

Dashi Raporti në çift do jetë mjaft i favorshëm, në sajë të ndikimit të Hënës. Mërkuri dhe Venusi janë mjaft...

Lexo më shumë
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com